LSI e paduruar për pushtet në tavolinë apo nga frika e reformës në drejtësi?! Vasili: Rama të ikë! Duhet zgjidhur sot, nesër do të jetë shumë vonë

10 Mars 2019, 14:36Politika TEMA

Ish deputeti i LSI-se, akuzon kryeministrin Rama si shakun e vetem te tensionit shoqeror shperthyes dhe pabarazise kriminale.

Duke i numeruar akuzat Rames, per gjendjen me te cilen perballen sot shqiptaret, ai ben thirrje te veprohet sot, duke pranuar se “neser do te jete shume vone”.

Një ngutje e tillë e LSI është vështirë për t’u dëshifruar, nëse është padurim për të marrë pushtet në tavolinë apo frikë nga reforma në drejtësi që është në prag, me ngritjen e SPAK.

Postimi i Vasilit:

Kryeministri shkaku i tensionit shoqeror shperthyes dhe pabarazise kriminale!!

Nje tension shoqeror shperthyes e ne rritje te pandalshme po perjetohet ne cdo çast te jetes se shqiptareve.

Pabarazia ligjore ekstreme si pasoje e nje drejtesie egersisht te verber dhe hakmarrese ndaj qytetarit te thjeshte dhe qe siguron pandeshkueshmeri te blinduar per kryeministrin dhe qeverine eshte nje realitet dramatik si kurre me pare.

Skandalet korruptive te tmerrshme si tek Unaza e Re,apo koncesionet grabitqare te rrugeve,apo tenderat ne OST,apo korrupsioni ne duart e nje grushti oligarkesh si dhe shkelje te tmerrshme te Kushtetutes siç qe rasti i Tatimit mbi Dividentin, ku askush nuk ndeshkohet, jane skandale,qe rrisin thekshem tensionin shoqeror.

Dalja ne shesh e bashkepunimit te qeverise me grupet kriminale per grabitjen e votes dhe mos hetimi e ndeshkimi i rrepte i pushtetareve te perfshire ne te, jane prova te nje pabarazie te eger antiqytetare.

Trajtimi policor dhe burgosja e qytetareve te thjeshte per vepra e shkelje qesharake eshte deshmi i nje pabarazie,qe zemeron dhe indinjon ne ekstrem qytetaret e thjeshte.

Qytetare,qe humbasin punen per nje postim ne facebookun e tyre personal, nderkohe qe kryeministri i ben thirrje policise te beje fushate elektorale pa u denuar, sepse gjoja kerkon falje ne facebook jane prova te te nje pabarazie pa kufi.

Kryeministri dhe qeveria, te privilegjuar nga nje reforme ne drejtesi te kapur prej tyre, jane te paprekshem, ndersa qytetaret e thjeshte jane me te pambrojtur se kurre nga ligji.

Prona,liria e fjales,liria e bisnesit,konkurenca e ndershme,e drejta e protestes,e drejta e arsimimit,e drejta per kujdes shendetesor kane marre nje goditje shume te rende per shkak te pabarazise se nje qeverie,qe po i rremben e pervehteson dita dites keto liri dhe te drejta.

Kjo pabarazi shperthyese me shume se kurre ka vetem nje fajtor: kryeministrin.

Revolta e qytetareve te thjeshte per largimin e ketij kryeministri eshte clirimi i Shqiperise nga kjo pabarazi kriminale,irrituese dhe te poshter, qe zhbën demokracine ne interes vetem te nje njeriu.

Pabarazia duhet zgjidhur sot neser do te jete shume vone.

7 komente në “LSI e paduruar për pushtet në tavolinë apo nga frika e reformës në drejtësi?! Vasili: Rama të ikë! Duhet zgjidhur sot, nesër do të jetë shumë vonë”

  1. AZIO says:

    Ky duhet te shkoje ne psiqiatri..
    Nuk ka rruge tjeter per keta tipa.
    Kesaj I thone,te marrte zoti mendjen.
    Keshtu ky palo burre ka vajtur per lesh.

  2. Faiku says:

    Mire populli qe si kupton keto pabarazi more Sili por ty nuk po ti kuptojne dhe ata te listes tende qe po pranojne te marin mandated, mbase nuk jane te zgjedhurit e tu megjithese ti ishe kryetar I partise ne ate kohe por mbase e more partine me barre nga komandanti I pergjithshem dhe i ju del njeri zot asaj listes suaj. Bind njehere anetaret e partise tende dhe pastaj beje thirrje popullit.

  3. Albani says:

    Ju lutem shumë vëmëndje po flet Tit Shkollëshumo

  4. Prokurori says:

    Na rrofsh trapin o Vasil Bytha.

  5. niki says:

    Kur do te ngrihen ne nje manifestim madheshtor ata qe jane kunder ketyre shkaterruesve te vendit tone(Basha ,Berisha Meta dhe kompani)Do te zgjohemi nga gjumi apo jo?

  6. Klea says:

    Po ik ti e zhduku o Vasil plehra pse duhet te iki Edi. Ku i gjete ti keto gjendje shoqerore shperthyse kriminale. Kush e can menderen per ty dhe mona silikonin. Jeni vetem mor tutkun nuk ju ndjek njeri. Se ju jeni kriminele. Eshte e vertete qe Edi e ka bere nje faj te madh po e di cili eshte? Bashkimi me ju Lsistat hajdute me ze e figure Ti je aty krah per krah me Monen per te vjedhur dhe per te share. Grini sallate e hani m….sa te ngopeni deri sa tju vije dita per burg.

  7. Taraboshi says:

    Foli edhe ky sholle shumi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje