Kristiana nuk e njeh mamanë e saj, sepse e humbi kur ndodhi shpërthimi në Gërdec dhe u rrit nga Fatbardha Dani, e afërme e Kristianës.
Kristiana, së bashku me Fatbardhën, ekskluzivisht për “Top Story” rrëfejnë peripecitë, pasojat që shpërthimi në Gërdec la në familjet e tyre, dhe sesi ngjarja e ndodhur i mori jetën mamasë së Kristianës.
“Rastësisht e kanë gjetur vajzën aty edhe e kanë çuar në spital, aty e kemi parë në 7 të darkës që ishte komplet e djegur, por në ato momente ishte e vetëdijshme, fliste, tregonte për ngjarjen, pastaj i ra si vdekje klinike dhe doktorët thanë se do ta çonin jashtë.
Në orën 12 u përmend edhe e çuan, shkoi kunata ime aty, shkoi në Itali për t’u kuruar, bëri dy herë operacion transplant, të tretën s’e përballoi dot dhe vdiq.
Ajo vdiq më 12 prill, se rrojti një muaj atëherë”, rrëfen ngjarjen Fatbardha Dani, nënë birësuese e Kristianës.
Kristina, e cila ishte vetëm 4 muajshe kur humbi të ëmën, tregon për “Top Story” se nuk e ndien mungesën e prindërve, sepse ato nuk i njohu kurrë.
Gjyshërit e saj i dhanë fund jetës duke pirë helm, sepse nuk e duruan dot dhimbjen e humbjes së jetës së të ëmës së Kristianës. Ajo është një nxënëse shumë e mirë dhe ëndërron të bëhet mësuese.
Ndërkohë që, Fatbardha i bën një kërkesë shtetit që të ketë vëmendje kundrejt Kristianës, sepse vëmendja e tyre ka munguar për kaq vite radhazi.
PD e din që me forc kurrë nuk do bëhej President Republike Meta nga PS-ja, ndaj është mirë të anulojn protestën e 16 marsit dhe të tjerrat në vazhdim. (e shohim që në çdo protest opozita zbehët. Është mirë që të huajve të mos ju bjeri në sy kjo e vërtet.
Kriminelet e asaj tragjedie Salih Berisha Fatmir Mehdiu Shkerdhen Berisha akoma te lire per turpin e drejtesise shqiptare.
I bëfsh njëqind vjet moj vajzë dhe tragjedia e jote mos i ndodhet askujt.
Të gjithë në Demonstratën e nesërme ta rrëzojmë pushtetin, STOP gabim sepse hajdutet e vjetër paskan djegur e vjedhur Shqipërinë.