Sondazhi: 75% e shqiptarëve kundër djegies së mandateve nga opozita

13 Mars 2019, 20:45Politika TEMA

Report TV, në bashkëpunim me institutin Italian “GPF Inspiring Research” sjellin sondazhin e parë për situatën politike në vend dhe pritshmëritë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

I ftuari special i mbrëmjes së sotme në emisionin “Repolitix”, ishte Roberto Baldassari, i cili rikthehet për publikun shqiptar pas parashikimeve të sakta që bëri për zgjedhjet e vitit 2015 dhe 2017 me institutin “Piepoli”, aktualisht president i “GPF Inspiring Research”.

Në këtë sondazh të parë qytetarët i janë përgjigjur pyetjes se cilat janë arsyet e klimës së tensionuar politike që ka përfshirë vendin. Sondazhi jep përgjigje edhe për votën e shqiptarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Pyetjes se ‘A jeni dakord me vendimin e opozites per djegien e mandateve?’ i jane pergjigjur 16.7% PO, 62.8% JO dhe 12.2 % i kuptojne arsyet por e quajne te gabuar, ndersa 8.3% pergjigjen SE DI.

4 komente në “Sondazhi: 75% e shqiptarëve kundër djegies së mandateve nga opozita”

  1. i relaksuar says:

    Me ne fund LSI-ja u zhduk si parti dhe Pede-ja bie nen 20%! Fitore e madhe e shqiptareve! Tashme duhet pritur krijimi i nje Opozite reale. Ne rradhe te pare duhet te forcohet dhe te formatohet opozita e vertete e majte (nje Parti Komuniste), se vetem komunistet jane opozitare te vertete ne gjithe Boten. Pastaj e djathta ne Shqiperi nuk ka patur dhe nuk ka baze, as ideologjike dhe as popullore, eshte thjesht formale dhe e genjeshtert! E djathta reale ne Shqiperi nuk ka as piken e arsyes te kaloje 5%. Politiken do duhet realisht ta bejne te majtat liberale dhe levizjet e qendres, ndersa opozitat do duhet te jene ato komuniste (e majte reale) dhe ato ambjentaliste (gjithashtu te majta). E djathta eshte dhe duhet te jete vetem sa per ekzistence e aq!

  2. Dritan says:

    Mandatet janë investime të njerëzve. Kreditorët janë njerëz. Askush nuk mund ta ketë luksin të “djegë” këto “kredi” pa marrë miratimin. Ata që bëjnë këtë duhet të sillen para drejtësisë! Kjo është gjithashtu kundër të drejtave kushtetuese të njerëzve.

  3. nardi says:

    sa veta votuan????

  4. Komentuesi says:

    Mos thoni ashtu,se,gati jane ata te pd te pendohen e te vijne perseri ne parlament.Ata lloje njerzesh,me sjellje prej kafshe nuk i duhen parlamentit.Mire bene qe i dogjen mandatet.Ishalla nuk vijne perseri,se pastaj mjere populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje