Rama tallet me Kryemadhin: Shpiragu se mban dot mbi shpinë klithmën e Monikës. Kur ngre kokën ajo, Zoti thotë s’po ndërhyj ndërsa Abaz Aliu...

15 Mars 2019, 15:54Politika TEMA

Kryeministri i vendit Edi Rama nga Berati ka ironizuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi për deklaratat e kësaj të fundit me sytë nga qielli se, Zoti duhet të mbronte shqiptarët nga vjedhja e votës.

Do dorëzojnë bashkinë e Beratit, të Kuçovës dhe Skraparit, të treja do t’i dorëzojnë paqësisht.

Jo po nuk hymë në zgjedhje, unë them do hyjnë, edhe po nuk hynë ne i kemi ndarë gjërat, Luli me Monikën, ne me njerëzit.

Përveç zgjedhjeve ata kanë edhe hallin tjetër, se po krijohet drejtësia që u munduan ta ndalojnë që në ditën e parë.

Këtu jemi në të gjitha organizmit elektoralë që lidhen me LSI, po a e mban dot Shpiragu në shpinë klithmën e Monikës: O Zot mbroji shqiptarët nga blerja e votës.

Kur Monika ngre kokën e thotë shpëtoni shqiptarët, ç’të bëjë Zoti? Thotë më mirë s’po ndërhy në çështje elektorale se i bie të ndihmoj njerëzit nga Monika.

Të mos flas për Malin e Tomorit, se i bie të ngjallet Abaz Aliu e të luftojë me gjithë fallxhorët e Monikës.

 Nuk kemi ndjenjë negative ndaj askujt, ne na vjen keq edhe për Monikën edhe për Lulin”,- tha  Rama. (TemA)

3 komente në “Rama tallet me Kryemadhin: Shpiragu se mban dot mbi shpinë klithmën e Monikës. Kur ngre kokën ajo, Zoti thotë s’po ndërhyj ndërsa Abaz Aliu…”

  1. Lodi says:

    Nje fare jeni ,ti dhe Mona,fare hajdutesh.

  2. X says:

    Cmerresh me sharabajgen…….bien ere larg…..ska perendi qe I shpeton…..

  3. I madh ishte dhe Enveri
    Dhe dukej se nuk binte kurrë
    Po i hodhën në fyt një plak prej peri
    E tërhiqnin zvarrë rrugëve më gurrë

    E dhe ai u tall me zotin si Zotrote
    Prishi kisha xhami e tyrbe
    E shpalli veten zot të kësaj toke
    E hiqej si ti më të gjithë BIR KURVE

    Mbaje kalin e lene aty ku është zotin
    Bëj punën si rob i tij e i popullit rob
    Se vjen një dit e të fusin topin
    Jo vetëm tytën po më gjith rrot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje