Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami të Zelandës së Re, lindi në Australi në një familje punëtore me të ardhura të ulta.
Në manifestin e tij të gjatë të publikuar online, Tarrant shkruan se kishte përdorur të ardhurat nga shkëmbimi i kripto-monedhave për të udhëtuar në Francë, Spanjë dhe Portugali në vitin 2017.
Pas sulmeve të së premtes, autoritetet e disa vendeve kontrolluan të dhënat dhe zbuluan se ai kishte bërë edhe udhëtime të tjera, sidomos në Ballkan.
Disa muaj përpara udhëtimit të tij në Evropën Perëndimore, në fund të vitit 2016, Tarrant kishte vizituar Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, dhe Kroacinë, ku kishte parë vendet e fushëbetejave historike, sipas kryeprokurorit të Bullgarisë Sotir Tsatsarov në një intervistë për agjencinë Reuters.
Ai ishte rikthyer në rajon në nëntor 2018 për të vizituar vende historike në Bullgari, Rumani dhe Hungari.
Interesimi i tij për këto vende tregon se ai kishte “njohuri shumë serioze për historinë e Ballkanit dhe dinte hollësi që, do të thosha, pak njerëz në Ballkan i dinë”, u shpreh ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva.
Tarrant vizitoi gjithashtu “shumë herë Turqinë dhe kaloi aty një kohë të gjatë,” tha për agjencinë Reuters një zyrtar i lartë turk, pa dhënë datat konkrete të vizitave. Autoritetet turke thanë se po hetonin lëvizjet e tij brenda vendit.(VOA)
Eshte per tu habitur me keta njerez qe lidhin cdo gje per te vertetuar se ai ishte nje terorist i lindur. Sipas ntyre duhet fshire historia e te gjithe popujve nga frika e formimit te teroristeve te rinj. A kane bere keta njerez keto humultime per gjithe ata qe luftuan ne krah te ISIS per te pare se sa te edukuar dhe te shetitur ishin ata.
Mendoj se edukimi i njerezve me kulturen historike dhe sjelljen njerezore do te ishte me i rendesishem se sa te nxjerim se ku ishte fshehur gjilpera ne kashte. Ky njeri duhej te vizitohej se me siduri ka lajthitur nga trute ne momentin e krimit. Kjo nuk i falet qeverive qe shesin arme ne popul. Duke kufizuar armet do te ulej shume terorizmi dhe se mundesia e sigurimit te armeve e minicioneve do te kufizohej e per rrjedhoje pasolat do te ishin me te vogla.