Spiunonte në favor të Kinës, shpallet fajtor ish-ushtaraku amerikan

16 Mars 2019, 10:07Bota TEMA

Një ish-agjent i shërbimit sekret ushtarak amerikan u shpall sot fajtor me akuzën për spiunazh në favor të Pekinit, bëhet e ditur në një deklaratë të Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Ron Rockwell Hansen 58 vjeç u arrestua më 4 qershor,  rrugës për në aeroportin e Seattle (veriperëndimor), nga ku do të nisej për në Kinë me dokumente të klasifikuara sekrete në fushën e mbrojtjes.

Hansen, i cili kishte dalë në pension nga ushtria amerikane, fliste rrjedhshëm gjuhën mandarinë dhe atë ruse, pranoi se ishte kontaktuar në 2014 nga agjentë të shërbimit sekret kinez.

1 komente në “Spiunonte në favor të Kinës, shpallet fajtor ish-ushtaraku amerikan”

  1. ME EMER says:

    ..pra u kap nje “spiun” qe nxjer sekretet e Amerikes per te pushtuar boten ..! Sa do te denohet valle ?.. Le qe kot pyes , e di nga filmat e Hollivudit ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje