SHBA-BE vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë

15 Mars 2019, 17:03Bota TEMA

SHBA-ja në marrëveshje me Bashkimin Europian dhe Kanadanë vendosën sot sanksione të reja ndaj zyrtarëve dhe subjekteve ruse për vijimin e akteve të tyre të dhunës në Ukrainë, sipas një komunikate të Thesarit amerikan.

Gjashtë zyrtarë dhe tetë kompani ruse, përfshirë kompani armatimesh u vendosën në listën e zezë kryesisht për sulmin ndaj anijeve ukrainase në ngushticën e Kerçit në brigjet e Krimesë dhe për mbështetjen e tyre ndaj rebelëve separatistë në lindje të Ukrainës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje