Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë: Tensionet në veri të Kosovës "po rriten"

15 Mars 2019, 16:13Bota TEMA

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se tensionet në veri të Kosovës janë në rritje dhe se autoritetet e Kosovës po e forcojnë kontrollin përgjatë, siç u shpreh ajo, “vijës administrative” me Serbinë.

Komentet e Zakharovas u transmetuan në një seri postimesh në Twitter, në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Jashtme ruse.

Duke mos ofruar asnjë dëshmi konkrete për pohimet, Zakharova tha se “forcat e sigurisë të Prishtinës po vendosen në zona afër rajoneve ku jetojnë serbët”.

“Kriza në veri të Kosovës është rezultat i shumë viteve të llastimit të Prishtinës nga mbështetësit e saj të jashtëm: Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian”, tha Zakharova.

“Uashingtoni dhe Brukseli janë të detyruar t’i frenojnë radikalët e Prishtinës, që kanë marrë krahë nga Perëndimi dhe që qëllimisht po e minojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe janë burim konflikti në rajonin e Ballkanit”, tha po ashtu Zakharova.

Rusia e kundërshton pavarësinë e Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008.

Kosova dhe Serbia, ndërkaq, janë nën presion ndërkombëtar për të arritur marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

2 komente në “Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë: Tensionet në veri të Kosovës “po rriten””

  1. undefined says:

    Po te rritet temperatura ty.

  2. arberbroklyn says:

    me shume i perngjan nje femre eskorte se nje femer diplomate , provoni dhe do shikoni , si ju, dhe plerat serbe , cdo pellembe toke shqiptare , se merr do me kush me ate , se keshtu dua,si vepruat ju qe vendoset ti dhuroni ne shekullin e kaluar, iku ajo kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje