Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami të Zelandës së Re, lindi në Australi në një familje punëtore me të ardhura të ulta.
Në manifestin e tij të gjatë të publikuar online, Tarrant shkruan se kishte përdorur të ardhurat nga shkëmbimi i kripto-monedhave për të udhëtuar në Francë, Spanjë dhe Portugali në vitin 2017.
Pas sulmeve të së premtes, autoritetet e disa vendeve kontrolluan të dhënat dhe zbuluan se ai kishte bërë edhe udhëtime të tjera, sidomos në Ballkan.
Disa muaj përpara udhëtimit të tij në Evropën Perëndimore, në fund të vitit 2016, Tarrant kishte vizituar Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, dhe Kroacinë, ku kishte parë vendet e fushëbetejave historike, sipas kryeprokurorit të Bullgarisë Sotir Tsatsarov në një intervistë për agjencinë Reuters.
Ai ishte rikthyer në rajon në nëntor 2018 për të vizituar vende historike në Bullgari, Rumani dhe Hungari.
Interesimi i tij për këto vende tregon se ai kishte “njohuri shumë serioze për historinë e Ballkanit dhe dinte hollësi që, do të thosha, pak njerëz në Ballkan i dinë”, u shpreh ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva.
Tarrant vizitoi gjithashtu “shumë herë Turqinë dhe kaloi aty një kohë të gjatë,” tha për agjencinë Reuters një zyrtar i lartë turk, pa dhënë datat konkrete të vizitave. Autoritetet turke thanë se po hetonin lëvizjet e tij brenda vendit.
Terrori larg,shumë larg,në skaj të botës tonë Europiane dhe Ballkanike është organizim,frymëzim dhe strategji Serbe,shumë e mbuluar.
Fakti që armët e Tij,kanë emrat e luftëtarëve të mëdhenj ballkanikë kundër Perandorisë Osmane,mes të cilëve Heroi i madh i njohur si një ndër 7 gjeneralët më të mëdhenj të gjithë botës në të gjitha kohët,Gjergj Kastrioti Skënderbeu,si edhe mesazhi i këtij terroristi kundër myslymanëve dhe fesë Islame me bazë territorin Ballkanik të asaj kohe,kërkon të krijojë jehonë pikërisht në Ballkanin e sotëm me synim zhbërjen e mbështetetjes të çështjes Shqiptare e cila është në rendin e ditës në këtë periudhë.Synimi i terroristit i ushqyer nga nënëtoka e shërbimit sekret serb kuptohet kur vrasësi stigmatizon fort U.S.A.n që t’ja u lenë Europianëve dhe ballkanasve zgjidhjen e problemeve.
Serbët njihen për veprime të tilla me qitje të largët me veprime në disa vënde europiane.