Xhaçka merr në kujdestari 4 jetimet e aksidentit automobilistik: Shumë shpejt do kenë shtëpinë e tyre në Tiranë. Si nënë e si grua, do kujdesem për gjithëçka

17 Mars 2019, 18:50Sociale TEMA
Xhaçka merr në kujdestari 4 jetimet e aksidentit automobilistik:

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka merr nën përkujdesjen personale të saj katër fëmijët jetimë nga fshati Dovolan i Dibrës, të cilët humbën prindërit në një aksident tragjik një javë më parë.

Teksa ka qënë në Peshkopi këtë fundjavë, Xhaçka është takuar me jetimët e mitur, duke ju premtuar shumë shpejt një shtëpi të re të tyren në Tiranë.

Ndërsa Xhaçka nuk ka munguar të shprehet se kujdesi i saj do të vijojë në mënyrë të vazhdueshme për të plotësuar çdo nevojë.

Asgjë dhe askush nuk mund t’ua zëvendësojë prindërit 4 vajzave të mitura nga Dovolani i Peshkopisë, të mbetura jetime, pas aksidentit tragjik të dielën e kaluar.

Por, dashuria dhe vëmendja e të gjithëve bashkë do të t’ua lehtësojnë dhimbjen e do t’ua largojnë vështirësitë e mëdha, me të cilat 4 vajzat dhe gjyshërit e tyre jetojnë.

Si nënë e si grua, personalisht do të kujdesem që 4 motrave, të cilat shumë shpejt do të kenë shtëpinë e tyre në Tiranë, të mos u mungojë kujdesi i vazhdueshëm në çdo drejtim”, shkruan Xhaçka në faqen e saj në rrjetin social.(TemA)

6 komente në “Xhaçka merr në kujdestari 4 jetimet e aksidentit automobilistik: Shumë shpejt do kenë shtëpinë e tyre në Tiranë. Si nënë e si grua, do kujdesem për gjithëçka”

  1. Je nji shembull i vertete i asaj qe i mungon aq shume asaj shoqerie ,

    i ndjenjes Humane

  2. ME EMER says:

    ME VJEN KEQ PER KETA FEMIJE QE VERTET DUHET TE NDIHMOHEN NGA TE AFERMIT E TYRE , KOMUNA APO BASHKIA KU JETOJNE SIPAS LIGJIT . AKSIDENTE NDODHIN GJITHMONE DHE FRYMA E SOLIDARITETIT DUHET TE EKZISTOJE . POR ME BEN PERSHTYPJE KJO XHACKA ME KETO PREMTIME QE BEN , SIKUR TE KETE VENDIN “TESPIE ” NE DUART E SAJA ..! ME C`PARA DO TU GARANTOSH HYRJE NE TIRANE MOJ ZONJE SI DHE ME C`TE DREJTE LIGJORE ?! PER JETIMET DUHET TE ZBATOHET LIGJI QE EKZISTON PER TE GJITHE , PASI PARATE E POPULLIT NUK JANE NE DUART E “NENE TEREZES “. TE DREJTEN E SHPERBLIMIT PER FEMIJET DUHET TA PERCAKTOJNE ORGANET KOPETENTE QE DO TE SHQYRTOJNE RRETHANAT E FATKEQESISE SE PRINDERVE ..! TIRANA ESHTE KRYEQYTETI I SHQIPERISE , POR JO “PARAJSE “E VENDIT . POPULLI DUHET TA KUPTOJE KETE PROPAGANDE KAQ TE RREZIKESHME TE NJEREZVE ,QE NUK E KUPTOJ SI I KANE ZENE KETO POSTE ..?!PER SA I PERKET JETIMEVE , JU AFROJ PERKRAHJE DHE URROJ QE TE KENE FAT NE JETE ..!

  3. mik says:

    Bravo t’qofte z. Ministre. Rrespekt per humanizmin.

  4. ceni says:

    Se mos I trafikon dhe I shet femijet si mamaja e vet gjykatese nje here e nje kohe qe bente biresimet e femijeve te varfer dhe I shiste per organe neper bote! Olta, mamaja jote ka bere naming me shitje blerjet e femijeve nga vitet 90 nuk e di a ke degjuar apo jo.Ajo bashke me Eva Millonen dhe me Daniela Neshon, ishin treshja e famshme qe te shuanin deren per shitjen e femijeve kontrabande!

    1. Niku says:

      Eshte turp te pergojosh pa fakte se me llafe pazari, te shuajne deren te gjithe. Nese ke fakte, shko ne gjykate ose beji publike diku tjeter, por gam-gam si qytetari dixhital i Saliut, nuk i ben dem askujt, pervec tregon veten tende sa poshte ke rene, si ato plakat e keqija me thashetheme.

      Sa per artikullin, duhej vendosur ne krye te faqes. Packa faktit se zonja eshte ministre, humanizmi qe tregon duhet vene ne plan te pare, jo te varroset nga fundi i faqes. Jane helmuar njerezit me politike 24 ore, nuk i plas njeriu per Lulin e per Monen, por per keta femije po dhe duhet te gjithe te ndihmojne me sa munden.

  5. Azemi says:

    Zemra e madhe dhe e bardhe e ministres eshte ajo qe qe ne bene krenare dhe qe na jep shprese se humanizmi dhe dashuria ndaj jetmeve PO kthehet ne mesin tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje