Ahmetaj akuzon Metën: Është dygjuhësh dhe i dykuptimtë, i paqartë për sistemin. Fajson të gjitha palët

18 Mars 2019, 21:58Politika TEMA

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i ftuar në emisionin ‘Mbrëmje Ide’ në ABC News ka komentuar deklaratat e Presidentit Meta.

Gjatë ditës së sotme, Meta tha se klasa politike shqiptare duhet të marrë përgjegjësitë e saj dhe çështjet duhet të zgjidhen në mënyrë transparente, me dialog, larg pazareve dhe keqpërdorimeve, qoftë edhe të ndonjë ndërkombëtari.

Ahmetaj është shprehur se gjuha e Presidentit është dygjuhëshe dhe e dykuptimtë. Sipas tij, ka dy fusha përplasjesh në demokraci.

E para është parlamenti dhe e dyta janë zgjedhjet tha deputeti i PS-së duke bërë thirrje që opozita të largohet nga dhuna.

“Qëndrimi i Presidentit është siç është dygjuhësh edhe i dykuptimtë.

Është në traditën e presidenti aktual, ku në këndvështrimin tim politik tenton të ngarkojë me përgjegjësi të dy palët politike, ose të tre palët politike, ish-palën e tij, LSI-në.

Po të ishte presidenti përpara gazetarëve, pyetja më e natyrshme është çfarë sistemi jeni duke i referuar?

Sepse ne jemi në sistem demokratik. Kemi dalë ne jashtë parlamentit apo opozita?

Dhe në çfarë sistemi merren përgjegjësitë?”, tha Ahmetaj.

3 komente në “Ahmetaj akuzon Metën: Është dygjuhësh dhe i dykuptimtë, i paqartë për sistemin. Fajson të gjitha palët”

  1. tqn says:

    Eshte mjerim te mendosh vetem se cfare presidenti kemi neTe gjithe presidentet e kohes se demokracise ngjajne si banore te kopeshtit zoollogjik.

  2. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    Është në hall, mor vëlla.
    Duhet ta kuptosh.

  3. Shqipoooo? says:

    Ju rilindasit i përfaqësuat shqiptarët me një hajdut ordiner si përfaqësuesin më të lartë të shtetit, çfarë hani mut tani?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje