Njerëz, ndaluni për një çast dhe shihni përreth. Ka për të gjithë, mjaft të dijmë të merremi vesh

18 Mars 2019, 18:33Politika TEMA
Njerëz, ndaluni për një çast dhe shihni përreth. Ka

Nga Artan Lame

Lufta për të marë nuk vlen sa dëshira për të dhënë!

Sot bëj tre vjet që u nisa të shkoj nga s’vihet më, e më ktheu udhës, e s’di pse e ç’gjë kish në mëndje që më ktheu. Dhe si çdo vit, më lini të përpiqem të kuptoj e t’u them diçka.

Shiheni me kujdes mirë këtë fotografi. Në të, njëri është Viktor Emanueli III, ish mbret i Italisë dhe Shqipërisë dhe ish perandor i Etiopisë. Tjetri është Zogu I, ish mbret i Shqipërisë.

Të dy në azil politik në Kairo, të ftuar në një drekë tek mbreti Faruk i Egjiptit, në behar të 1946-ës.

Për dhjetra vjet figura dominuese në vendet e tyre dhe për gati dy dekada edhe rivalë të egër me njëri-tjetrin.
U zunë, u pajtuan, komplotuan, bënë pakte e nënshkruan marrveshje, ja hodhën njëri-tjetrit, i pari që përçmonte malokërinë e të dytit, i dyti që e kompleksonte sqima e të parit. Në kulisat e oborreve përkatëse, pinjolli i Burgajetit që përpiqej t’i merrte të bijën për grua (a për peng, s’kuptohej mirë); dhe pasardhësi i Savojave që financonte atentate për t’a hequr qafe.

Ja bënë gjithë ç’mundën njëri-tjetrit, dekorata, korrupsion, kurthe, derisa në fund i pari i pushtoi mbretërinë të dytit, i rrëmbeu kurorën dhe historia i ndau si armiq për vdekje.

Pastaj historia vijoi udhën e saj dhe … 7 vjet më pas, i uli të dy bashkë si dy pleq të ngeshëm e të padëmshëm, të hanë bukë bashkë në një tavolinë.

Sikur të mos e kishin luftuar aq fort njëri-tjetrin, ndoshta historia do ishte shkruar ndryshe dhe, jo vetëm historia e vendeve të tyre, por edhe e botës përreth.

Sa për të thënë një variant: Nëse Italia s’do e kish pushtuar Shqipërinë, Italia s’do kish sulmuar as Greqinë një vit më pas dhe, për rrjedhojë, s’do kish ngecur gërxheve të Epirit në luftën Italo-Greke. Për pasojë, as Gjermania nuk do kish qenë nevoja t’i shkonte në ndihmë për ta fituar atë të shkretë luftë dhe kështu nuk do ishte vonuar ato dy muaj të çmuar të pranverës ’41. Pra Hitleri do e kish sulmuar Bashkimin Sovjetik që në prill dhe jo në fund të qershorit të ati viti. Për rrjedhojë gjermanët do kishin arritur në portat e Moskës jo në dhjetor, ku i ngeci dimri i tmerrshëm rus, por që në tetor kur s’do kish patur zot ti ndihte sovjetikët. Dhe historia e botës do kishte vajtur ndryshe.

Por ja që këta të dy ziheshin, njëri për të marrë gërxhet e Shqipërisë (që s’i hynin në punë as dreqit) dhe tjetri për paratë e Italisë (që i kishte edhe pa gjithë atë sherr) dhe … në fund i humbën të gjitha.

Duke mos u mjaftosur asnjëherë me ç’kishin a me ç’arrinin, nuk dinin të ndalnin e të kuptonin atë që unë e kuptova tre vjet të shkuara. Njerëz, ndaluni për një çast dhe shihni përreth. Ka për të gjithë, mjaft të dijmë të merremi vesh.

Natyra është racionale dhe tenton të mos harxhojë asnjë kalori të vetme energjie më kot. Xhirafës evolucioni ia ka bërë qafën të gjatë aq sa duhet për të kapur gjethet e sipërme të pemëve, ndërsa fokave u ka formuar dhjamë të trashë që të durojnë të ftohtin. Njerëzve u ka bërë këmbë të gjata që të rendin shpejt, ndërsa peshqve u ka bërë bisht të gjatë për të njëjtën arsye, që të notojnë shpejt.

Ky ishte zhvillimi përmes evolucionit brenda Universit, derisa arriti njeriu dhe futi në mes evolucionin brenda Shoqërisë. Ky i joni është i vetmi evolucion ku harxhohen pa fund energji jo për të prodhuar, por për të shkatërruar.

Pa bëni hesap se sa energji, kohë, mjete, harxhon secili prej nesh për të luftuar e për t’u mbrojtur nga të ngjajshmit e vet dhe se sa pak harxhojmë për të prodhuar të mirat materiale. Komplote, hile, pabesi, makrutëri, kurthe, thashetheme, të gjitha këto nuk prodhojnë asgjë të mirë, por megjithatë harxhojmë më të shumtën e kohës, një takëm duke i bërë e një takëm tjetër duke u mbrojtur syresh.

Ndoshta Perëndisë nuk i del hesapi që të na thërresë të gjithëve një e nga një atje lart për të na i shpjeguar kaq gjë, ndaj përmes neve që na nis e na kthen udhës, përpiqet të shpjegojë kaq gjë: Lufta për të marë nuk vlen sa dëshira për të dhënë.

Mos u lodhni m’kot, sepse gjithë energjia e botës nuk mund ta ndalë orën e historisë që një ditë ta lerë secilin prej nesh si këta dy ish të gjithëfuqishmit e pafuqi.

20 komente në “Njerëz, ndaluni për një çast dhe shihni përreth. Ka për të gjithë, mjaft të dijmë të merremi vesh”

  1. capi.dhia says:

    Epopeja e lodhur e nje te koruptuari – ALamet.

  2. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Shume te drejte ke. Por thuaju shokeve te tu ne parlament te jene ata te paret qe te mos harxhojne energji per te shkaterruar popullin, sepse mendojne se do jetojne 10 mije vjete. Dhe vjedhin e poshterojne prej 30 vitesh njerezit e shkrete. Thuaj lali bythes mos te jete kaq i pangopur. Sa te ndertoje dhe te gopi i nenes se tije vetem per te mare 20 %
    Thuaji kryeministrit mos bej PPP ne kurriz te popullit, mos tu jape parate e shqipetareve oligarkeve. DHE ME E RENDESISHMJA, BLIDHUNI JU QE JENI NE PUSHTET DHE FUTINI NE BURG SALEHUN, ME GJITHE FAMILJE, ILIRIN ME HJITHE FAREFIS. QE TA KUPTOJNE NJEREZIT ATE QE THUA TI. POR JU NUK KENI BYTHE SEPSE JENI NJE MUT TE TERE. TE TERE HAJDUT. TE TERE MEGALOMANE. TE TERE INJORANTE.
    PRANDAJ DO ISHTE MIRE TI THOJE NE PARLAMENT KETO FJALIMET E TUA. DHE JO NE GAZETE PER REKLAME.

  3. Don says:

    O Artan Lame, cfare do te thuash ke keto? …Po kam degjuar qe po ben para te madhe me ato legalizimet dhe njeri nuk po te leviz nga puna. Ku i ke fijet e lidhura? Kam degjuar qe po lodhesh shume me ato pune, e perse? Lere dhe shkruaj libra per te na mbushur mendjen qe jeta eshte mjafte e thjeshte rreth teje dhe…”Lufta per te mare nuk vlen sa deshira per te dhene”!!!! Po jep ca nga ato qe ke vjedhur o Artan.

  4. Antikorupsioni says:

    Uau!? Sa i zgjuar?. Kujt i drejtohet?

  5. shqiptar says:

    Z.Lame
    Nuk e kam absolutisht idene se ne cfare roli kini hyre me kete shkrim,ne ate te shkrimtarit te,poetit,filozofit,politikanit,historianit ,shkncetarit apo te nje “good manager”. Me vjen per te qeshur dhe njekohesisht per te qare kur lexoj artikullin tuaj pa pike vlere sociale dhe artistike. Do te ishte mire te kishit treguar vlerat tuaja si nje menaxher i mire ne qeverisjen e famekeqes ALUIZNI. Kane kaluar 30 vjet dhe problemi i prones dhe hipotekimeve ne Shqiperi nuk eshte i zgjidhur. Nuk ka asnje vend ne Europen postkomuniste qe nuk e ka zgjidhur kete problem. Te kujtohet kur u semure keq sa per pak shkove ne ate dynjane tjeter “mos e dhente zoti se asnje njeriu nuk ja uroj”. Pa us herua mire u ktheve menjehere se kishe problem mos te ikte “businessi” se “elbete” i thone para si thone shaka.
    Z.Lame manaxhere si ty dhe si shume te tjere ne Shqiperi per fat te keq jeni aty ku jeni (ose me mire i ka vene rama) per te grabitur dhe ndare parate me te tjeret. Ju nuk edoni Shqiperine dhe as qe ju kercet absolutisht per kete komb. Motoja juaj eshte vetem paraja dhe grabitja. Harroni qe kjo qe beni eshte thjesht nje vjedhje ordinere,nuk e quaj as korrupsion. E ktheni kthyer ALUIZNI ne nje dyqan ku shiten dhe blihen pronat. Mos harro asnjehere njerezit i dine te gjitha dhe i marrin vesh sado te fshehur dhe te djallezuar te tregoheni. Nuk flasin se duan te zgjidhin problemet. Por kjo jo per gjithmone. Nga ana tjeter ironia e fatit ju ben te shkruani ndonjehere dhe ndonje artikull bajat si puna e ketij te mesiperm ne te cilen qani hallet e Shqiperise. Kushedi ne “dynjane tjeter” keto mekate do ti tregoni dhe do te liroheni pak nga ndergjegja..good luck

  6. olimpia says:

    Nuk kam idene se cbindje mund te kesh ti Lame qe te vika keq qe Hitleri u vonua dy muaj ne sulmin ndaj Rusise .Per nje gje jam i qarte ,je nje injorant provincial qe ke lexuar pese libra dhe ben gje kakofoni logjike me paralelet e tua historike.E PARA kurdo qe ta sulmonte Hitleri BS,ne dimer ,ne vere ,ne pranvere apo vjeshte ,luften e kishte te humbur .Nuk di ne se ke njohuri ,ne Afganistan britaniket luftuan pa fund ,nuk fituan kurre,BS 11 VITE ,nuk fitoi kurre ,amerikanet me NATON…N kane 18 vite dhe nuk fituan kurre .Por per saktesi logjike,klima ,koha i trajton ne menyre te barabarte te dy palet luftuese dhe nuk eshte se gjermanet vinin nga EKUADORI.Por HITLERI si kriminel i lindur nuk mund te kuptonte testamentin e Bismarkut ,kurre lufte me Rusine .
    Te vijme te paralelja jote morale,…eshte thjesht nje permbledhje e asaj qe thote populli…nje grusht dhe do marrim te gjithe .Po ,por zoterinjte qe duan te marrin pushtetin me dhune ,Berisha Basha dhe Mona duan te ruajne ato qe kane vjedhur sa jane gjalle.Morali yt eshte utopik dhe tragjik ,ata nuk e njohin kete lloji morali .Dhe per fat te keq edhe turma qe i ndjek pas ,megjithese mes tyre ka njerez qe me te vertete vuajne ,nuk e kupton se eshte thjeshte nje loder ne duart e banditeve politike .

    1. Lola says:

      Olimpia, po te kishte fituar Hitleri luften Shqiperia nuk do kalonte 50 vite te tmerrshme diktatur. Duhet te germosh me shume ne hostori, jo te mjaftohesh me historine e censuruar te shkolles, keshtu te verteten se meson kurre.

      1. moni says:

        Moj Lolita, kam frike se ti duhet te germosh me shume ne “hostori” per te kuptuar te verteten. Nazistet ishin duke u terhequr kur kaluan ne Shqiperi dhe normalisht nuk i voliste te harxhonin forca materiale & njerezore. Kur te lexosh mbi raprezaljet dhe masakrat e kryera ne Poloni dhe vendet e tjera qe u pushtuan te parat, do e kuptosh se cfare fati te priste….. Mos genje veten kot se populli yne do trajtohej me mire se te tjeret. Diktatura e xhaxhit do te dukej thjesht fushe me lule…

  7. Sa sikure ke vënë mo lame
    Tani të vë dhe unë tre t të tilla
    Sikur ti ta bëjë punën më mirë nuk do të ishe atje ku je po këtu ku jam unë i papunë ec e ma mbush mendjen mua se nuk të mbajnë aty se bën punën që duan ata jo atë që do puna
    Sikur të mos ishe ti fare mund të ish një tjetër që ndoshta do kish më shumë personalitet se ty e ndoshta korrupsioni nuk do kish pushtuar jo moskën po vladivostokun(shif mo ka ndonjë legalizim aty)
    Sikur të ishe gay them sikur do të sillja gomarin e milos(jo të paskalit) apo je gay dhe bien sikurët
    O hiç i katër stinëve të ppushtetit

  8. ashtu posi! says:

    Lamja pasi është dëndur mirë e mirë me paratë e ryshfeteve te ALUIZNI,tani mendon të bëjë babaxhanin dhe njeriun e mirë dhe bujar.
    Bythë e zgjuar Lamaj.

  9. Aliu says:

    Artan, sa mire i “zbulon” shkaqet e luftes dhe sa bukur i “zgjidh” nese-t! Po te flasim edhe ne sic flet ti Artan per shkaqet qe do parandalonin apo do te shkaterronin fuqite boterore, atehere do thoshim: Po te mos ishe kthyer per ku u nise tre vjet me pare sot nuk do na qelbje me kete pacavure.
    Je shume megalloman dhe kaq.

  10. Tirana says:

    E rendesishme eshte qe i shpetove vdekjes, o Lame! Sa per variantin e historise me nese qe sjell ketu, thone se historia nuk behet me nese. Por edhe nese do behej me nese, me vjen keq qe mendon se nuk do kish pasur zot t’i ndihte sovjetiket ne luften kunder Hitlerit. Hitleri i atehershem dhe hitleret e sotshem ne asnje stine nuk e perballojne dot vetmohimin dhe patriotizmin e ruseve per te mbrojtur vendin e vet. Ne kete gje jane per tu marre shembull.

  11. Tirana says:

    Z. Lame, eshte e turpshme dhe e denueshme t’i quash “dy muaj te cmuar” per Hitlerin muajt para qershorit 1941, kur Gjermania naziste sulmoi pabesisht Bashkimin Sovjetik. Cfare je ti, fashist, apo nazist?! Intelektuale te tille, qe percojne kete lloj fryme, nuk na duhen. Vini gishtin kokes o shqiptare! Shpresoj ta kem keqkuptuar idene tende.

    1. Sampdoria says:

      O Tirana ! Akoma s’e ke marre vesh ti se kush jane dhe cfare perfaqsojne ( te pakten ) dy Artanet e Edi Rames ( Artan Lame dhe Artan Shkreli ) ? Jane dy njerez pa dinjitet, qe besojne se jane te dishem por jane bosh nga brenda. Me e keqja eshte se ata jane nazi – fashiste ( jo krejt te hapur ). Keta jane ata qe e konsideronin nder te ishe minsiter ne qeverite kolaboracioniste te 1939-1944. Gjithashtu, keta jane admirues te pushtuesve dhe ky Lame shkruante para 2-3 muajve nje shkrim me titull ” Sikur t’ua kishim lene pushtonjesve Durresin do te kishim sot nje Venecie tjeter…”. Keta jane halabaket e modernizmit shqiptar.

  12. duno says:

    Sa here feston pervjetoret e mos ikjes ne boten tjeter ky Lamja leshon nga nje xhevahir si ky shkrimi i sotem , por gjithmon e mundon fakti se pse e kthyen nga ruga ku ishte nisur. Arsyet mund te jene shume por kryesorja eshte qe balta nuk mori persiper te mbuloje balten , dhe mortja nuk pranoi te haje MUT . Me sa duket Zoti i ka mare inat shqiptaret dhe per ti ndeshkuar i ka leshuar siper Edvinet Gramozet , Damianet Arbenet e Artanet per ti rrjepur te gjalle . Per sa kohe shqiptaret do jene dele si sot , ti Artan do rroshe e do mbreterosh e mos ki frike nga mortja . Kur shqiptaret te behen njerez si gjithe bota atehere edhe balta do te te pranoje o Lame . Por deri atehere do rjedhe shume uje .

  13. Askushi says:

    Ha ha ha ha ha, -‘Qëllove si kalama Zoti Lame ‘…
    M’doket se po i bo konkurencë ‘biondit’ Majko n’këtë situatë ku jena. Po don me u bo ‘Lëpitk Pushteti’ e me kryesu një ‘Bashkim Fino'(Stabiliteti)’të ri’ , të kësaj klase politike gjithnjë të vjetër e të keqe.
    Në aspektin human, mirë bëri Zoti që ju riktheu sërish para tre vjetèsh, së pari për ju dhe familjen tuaj, por nga ana tjetĕr i qëndroi besnik ‘Mallkimit’ të këtij vendi( si më i bukuri, pasuri dhe begati në botë), dhe ‘Bekimit’ me përfajësuesit, klasat politike dhe qeveritë më të këqia, më zuzare e deri edhe më kriminalet në botë, historikisht për Shqipëtarët.

  14. Lisi says:

    Lame , je peshë e lehtë , shumë e lehtë . Nga fillimi në fund ke këputur budallallëqe . Qënke trembur shumë nga vdekja dhe je kthyer në moralist e filozof , ke diçka të ngjajshme me Edvinin .
    Ato dy muajt e florijtë Hitlerin ( nga prilli në qershor 1941 ) e bllokoi Jugosllavia , jo Greqia, more erudit !
    Për të tjerat komuntuesit kanë reaguar siç duhet , gjë që tregon kulturën e tyre më të lartë se e jotja

  15. Doni me per Belulin? says:

    E po, kur Artani i Lames, vetequhet …profet … i Rames…. (! ! !)
    Rama i bie te jete…… Zeusi ….. i shqiptareve….(! ! !)
    Shkerdhatokracia nuk ka brire… Gatuhet kollaj ne token e shqipeve…

  16. Doni me per Belulin? says:

    E po, kur Artani i Lames, vetequhet …profet … i Rames…. (! ! !)
    Rama i bie te jete…… Zeusi ….. i shqiptareve….(! ! !)
    Shkerdhatokracia nuk ka brire… Gatuhet kollaj ne token e shqipeve…..

  17. lahi me teke says:

    Ne ne Shkoder kyt ” filozofin” e kena lexue me kohe,na kena ate shprehjen Mos u rrahni se ka per tane!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje