"Shteti nuk mbledh mollë dhe kumbulla", Rama kapet me qytetarin në Facebook

18 Mars 2019, 17:45Politika TEMA

Edi Rama ishte i pranishëm sot në “Agropika “ në Tiranë  ku komentoi mbështetjen financiare të fshatrave të kryeqytetit për të gjitha prodhimet  bujqësore.

Krahas videos së publikuar në rrjetin social ‘Facebook’, kryeministri Rama nuk kurseu edhe përgjigjet për komentet e qytetarëve.

Një qytetar e pyet për mollët e rrethit të Korçës dhe Kolonjës nëse do ndërhyjë shteti para se të kalben. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama i përgjigjet se shteti nuk mbledh mollë dhe kumbulla në asnjë vend.

Qytetari: Per mollet ne Rrethin e Korces e Kolonjes a do mblidhen nga shteti se na vjen keq kur shohim qe ju kalben ne hangar

Edi Rama: Shteti nuk mbledh shteti molle e kumbulla ne asnje vend, i mbledh tregu dhe qe t’i imponohesh tregut duhet t’i shkosh pas nevojave!

Sidoqofte po i ndihmojme me referencat, por s’eshte zgjidhje afatgjate. Zgjidhja eshte ndiq tregun sic bejne te tere ata qe eksportojne apo tregtojne me sukses ne vend.

2 komente në ““Shteti nuk mbledh mollë dhe kumbulla”, Rama kapet me qytetarin në Facebook”

  1. Adi says:

    Po ca tregu mer legen. Bujqesia merr suvensione ne gjithe Europen

  2. Lani says:

    Po e vertet. Por me vjedh ama jeni te paret si te PS E PD E LSI …shetet me i cofet i botes turp bani falimentim si shtet se jeni skandal

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje