OSBE: Partitë të dorëzojnë emrat e komisionerëve në KZAZ, vonesat vënë në rrezik zhvillimin e zgjedhjeve

18 Mars 2019, 15:48Politika TEMA

Prezenca e OSBE-së në Tiranë i është bashkuar thirrjes së KQZ-së për dorëzimin e propozimeve për emrat e anëtarëve të KZAZ nga ana e partive politike për zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një postim në Facebook, OSBE shpreh shqetësimin se vonesa në depozitimin e propozimeve, vë në rrezik procesin zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet thirrjes së KQZ-së drejtuar partive politike për të propozuar komisionerë për Zonat e Administrimit Zgjedhor.

 Vonesat në propozimin e komisionerëve pengojnë trajnimin e tyre të rregullt dhe, si pasojë, vënë në rrezik zhvillimin e procesit zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare. 

Zgjedhjet janë e vetmja rrugë për të ardhur në pushtet dhe partitë politike janë përgjegjëse për besueshmërinë e zgjedhjeve në sytë e zgjedhësve shqiptarë,”- shkruhet në postim e OSBE. (TemA)

1 komente në “OSBE: Partitë të dorëzojnë emrat e komisionerëve në KZAZ, vonesat vënë në rrezik zhvillimin e zgjedhjeve”

  1. Fatmir says:

    Komenti im është mbi një shkrim të Lutfi Dervishit te titulluar “Zgjidhja dhe zgjimi” në të cilin nuk ofrohet opsioni i komentit ,gjë që më duket e qëllimshme sepse në të ka dezinformim të qëllimshëm.Ai përmend aty variantin grek ku siç thotë ai, Kryetari i Gjykatës së Lartë merr kryesimin e Qeverisë dhe ministrat e tjerë zëvendësohen me personalitete para zhvillimit të zgjedhjeve.Është gënjeshtër e qëllimshme.E vetmja gjë që ndodh në Greqi para zgjedhjeve është vetëm dorëheqja e Ministrit të Brendshëm dhe zëvendësimi i tij nga një personalitet apolitik, zakonisht profesor universiteti me qëllimin e vetëm administrimin e procesit zgjedhor.Gjithçka tjetër në Qeveri mbetet e pandryshuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje