Komisioni Qendror i Zgjedhje i ka bërë thirrje partive politike që të sjellin urgjent sot emrat e komisionerët për zgjedhjet që do të mbahen më 30 qershor.
Zëdhënësja e KQZ në një deklaratë për median bën me dije se vonesa të tilla cënojnë zgjedhjet dhe se administrata zgjedhore duket që të trajnohet.
““Komisioni Qendrorë i Zgjedhje është i vendosur të mos mirëkuptojë dhe të mos tolerojë vonesat.
Prandaj kërkohet urgjentisht nga partitë politike, të depozitohen propozimet e tyre për anëtarë të KZAZ-ve urgjentisht ditën e sotme.
Vonesat në propozime cënojnë përgatitjen e komisionerëve dhe dëmtojnë cilësinë e zgjedhjeve”- tha zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj. (TemA)
Se mos quani parti dhe Pd e Lsi se ato nuk jane parti shqiptare.Ato jane cerdhe te agjenturave sllavo-ruse.