Pse opozita u tërbua kaq shumë me lali Erin!

17 Mars 2019, 20:04Politika TEMA

Nga Alfred Peza

Përtej batutës së Kryeministrit Edi Rama në Elbasan me Ditën e Verës, se “Lala” atje po e festonte më 14, Luli do e festonte me 16 dhe Lali Eri më 17 mars, ajo që u kuptua menjëherë këtë të dielë, ishte tërbimi i madh e i pashembullt i lidershipit të opozitës. Një shpërthim plot tërsëllima kundër një emri, një njeriu, një politikani që për shkak të parashikimit të motit të keq në ditën zyrtare, kishte propozuar shtyrjen e aktiviteteve për festën e luleve, për një kohë tjetër. Festime këto, që përkonin me atë të vetëm një dite, pas protestës së opozitës.

Erion Veliaj u sulmua për këtë, në mënyrën më të egër dhe më të pashembullt, me të gjitha mjetet e një arsenali të vjetër e të ri opozitar tashmë. Ishte kryqëzata e një tërbimi të pangushëllueshëm, siç veç lidershipi i PD dhe LSI dinë ta bëjnë ndaj kujtdo kundërshtari politik, që i del sadopak përpara në rrugën e tyre. Ndëshkimi më shembullor publik në të tilla raste, i rezervohet kujtdo që sidomos tani, i tregon shqiptarëve të vërtetën e një opozite që bashkë me veten, kërkon të gremisë edhe Shqipërinë.

Po pse ndodhi kjo?

Edhe për ata që shohin prapa çdo vendimi si ky i Lali Erit një skenar konspirativ, por edhe për ata që e besojnë atë me dozën e duhur të skepticizmit, një gjë është e sigurtë. Se gjithçka ndodhi me aktivitetet e festimeve për Ditën e Verës në Tiranë, nuk ishte gjë tjetër veçse një mundësi e papërsëritshme për të parë në kushte reale, shfaqjen e ofruar nga opozita në protestën e të shtunës, e për ta krahasuar me atë të aktiviteteve të organizuara “nga mazhoranca”, të dielën.

Një lojë pasqyrash gjigande, ku çdokush në këtë vend dhe i interesuar jashtë tij, kishte mundësinë e papërsërtishme që të shihte me sytë e ballit, dy Shqipëritë e sotme. Shqipërinë e opozitës zyrtare të materializuar në protestën e dhunshme, që tenton të injektojë artificialisht nëpërmjet daljes nga Parlamenti, krizën e lidershipit të vet në sistem. E nga ana tjetër, Shqipërinë e mazhorancës, e cila nëpërmjet pamjeve të qytetarisë në rrugë, tregoi se përtej imazheve, jeta në këtë vend vijon që të rrjedhë normalisht.

Pra, në 48 orët e kësaj fundjave, kushdo kishte mundësinë që të shihte në të njëjtin qytet, në të njëjtën hapësirë urbane, në të njejtën skenë natyrore, në të njëjtat ambjente, në të njëjtat rrugë, bulevarde, sheshe e parqe, jo vetëm dy Tirana, por edhe dy Shqipëri. Shqipërinë e gurëve, sulmeve dhe barbarisë së dhunës ndaj institucioneve, pronës dhe individit të lirë. Me Shqipërinë e luleve, lodrave, këngëve, të shfaqjeve, normalitetit dhe të qytetarisë.

Si kurrë më parë në këto 30 vitet e fundit, ishin përballë njëra tjetrës këtë weekend, si të programuara nga një dorë e padukshme, përfaqësuesit më të mirë të shembullit të forcës, me atë të forcës së shembullit. Përfaqësuesit e anormalitetit, me pozitivitetin. Përfaqësuesit e gurëve, me ata të luleve. Përfaqësuesit e antisistemit, me ata të sistemit. Përfaqësuesit e antiligjit, antirregullit, antidemokracisë me ata të ligjit, rregullit dhe normalitetit institucional të jetës së vendit dhe qytetarëve.

Ishte një nga të paktat shfaqje të jashtëzakonshme, ku ke mundësi që të shohësh përfaqësuesit e një akti të paprecedentë në historinë e demokracive funksionale që kërkojnë ta rrëmbejnë pushtetin në tavolinë, nëpërmjet filozofisë së gurëve, zjarrit e dhunës. Me qytetarët e zakonshëm të këtij vendi, që kërkojnë ti gëzohen sipas mënyrës dhe mundësive të tyre, një dite të bukur, jetës që vazhdon e rrjedh, stinës së re që ka trokitur tashmë dhe gjithçkaje tjetër që i jep gëzimin e të qenit qytetarë normalë, të një qyteti normal, në një Shqipëri gjithnjë e më normale, në një mikroklimë ku një pakicë, kërkon që ta shndërrojë me çdo çmim, në anormale.

E kjo që ka ndodhur, përderisa në perceptimin e përgjithshëm publik ishte një ditë e mbushur me aktivitete dhe organizime nga ana e Bashkisë së Tiranës, kuptohet që meritat kryesore në aspektin politik shkojnë për kreun e saj. Ndaj, opozita në mënyrën e vet e unikale të të bërit politikë në Shqipëri, kishte gjithë të drejtën e vet natyrale dhe të Zotit, që të tërbohej kundër Erion Velisë.

E po ta shohësh nga këndi i tyre, nuk është se e kishin edhe aq gabim. Sepse rrallëherë gjithkujt mund ti ndodhë si këtë fundjavë, që të shohë live, se me kë është populli shqiptar në të vërtetë. Me ata që flasin në emër të tij, apo me veten e vet. Ndaj këtë që i ndodhi, me heqjen e popullit nga “duart” dhe nga “pronësia” mbi të, opozita jonë nuk mund tja fali kërrkujt. Aq më pak, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që sa herë opozita importon protestues për të demonstruar kundër qeverisë, vijon jetën e vet normale sikur ajo të mos ekzistonte në këtë qytet.

23 komente në “Pse opozita u tërbua kaq shumë me lali Erin!”

  1. Erla says:

    BRAVO LALI ERI ???

    1. Lali Dhjeri says:

      Na cate karin me Lali Erin. Ky eshte me hajdut nga te tjeret.

  2. ¿ says:

    3 milionë frymë jemi dhe bëjmë zhurmë sikur të ishim 3 miliard shpirtëra.

  3. Sit back and relaks■●▪ says:

    Foli dhe ky mutanti militant prej peqini..

  4. Sit back and relaks■●▪ says:

    Foli dhe ky mutanti militant prej peqini…

    1. peqinsi says:

      Vetem me peqinasit mos e kruaj se ta skuqin prapanicen.
      Pastaj, Dash Peza eshte pezak, sic e thote edhe mbiemri i tij

  5. Kryeqyteti says:

    Erjonit bravo i qofte per superorganizimin ne cdo cep te kryeqytetit
    Te ben pershtypje cinizmi apo ligesia e disa funderinave qe mundohen me te gjitha menyrat te sabotojne cdo gje pozitive

  6. Zigur Qarri says:

    As pare,as degjuar.
    Dita e Veres,festa me e vjeter e shqiptareve,guxon ta shtyje tre dit,nje Kryetare Bashkie!Nuk eshte më Dita e Veres ajo,por Festa e
    Kryebashkiakut jo te pavarur politikisht.E imagjinoni dot,qe çdo Prift apo Hoxhe,te ndryshoje daten e festimeve fetare sipas tekave te tij,
    duke bere fallxhorin e kohes?!Te presim,nese dikush do te guxoje,qe te shtyje daten edhe per ndonje feste tjeter.
    Kalendari i festave zyrtare për vitin 2019
    01 janar 2019 Festat e Vitit të Ri
    02 janar 2019 Festat e Vitit të Ri
    14 mars 2019 Dita e Verës
    22 mars 2019 Dita e Nevruzit
    21 prill 2019 E diela e Pashkëve Katolike
    28 prill 2019 E diela e Pashkëve Ortodokse
    01 maj 2019 Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
    05 qershor 2019 Dita e Bajramit të Madh
    12 gusht 2019 Dita e Kurban Bajramit
    05 shtator 2019 Dita e Shenjtërimit të Shenjt Terezës
    28 nëntor 2019 Dita Flamurit dhe e Pavarësisë
    29 nëntor 2019 Dita e Çlirimit
    08 dhjetor 2019 Dita Kombëtare e Rinisë
    25 dhjetor 2019 Krishtlindjet

    1. Xhemo says:

      Haha I Ben pershtypje zigur turkut. A nuk po e shty Luli jo sot jo neser do ta rrezojm Ramen? Te beka pershtypje ty pse u shty me 1 dite.
      Je mesuar me shtytje ti kshu qe Mos be kot si I indinjuar pse e shty I nje dite festen.
      Meqe ra llafi, e rrezove gje ramen, apo nga barku javes.

      1. Zigur Qarri says:

        Hahaha….”Xhemo” andollaku,akuzon per turk!Data festave nuk ndryshohet kurre debil,dhe nuk e ka tagrin askush ta beje kete,
        sidomos politikanet,qe ndermjetsojn vetem nje pjese te popullit.Kush e ka bere kete debil?Por si Mi laboratori qe je,nuk te ben
        pershtypje depersonalizimi,sepse ke gjak skllavi.Ik ore vemje!

    2. Pantera says:

      26 . Dhjetor festa e karit , ku feston madheria Zigur …..

      1. Zigur Qarri says:

        Me qe eshte Festa jote,e di më mir ti qe je kar.Ik ore debil!

    3. Lali says:

      Ke harruar edhe 15 tetorin ditlindjen e satrapit Sali o Zigur Qorri!

      1. Nora says:

        Lali di gje kur do na e coje rrogen Endri Fuga ?

        1. Zigur Qarri says:

          Nora,ai eshte nga ata qe nuk perdor per nickname Emrin e tij,as te Babait,por te “Lalit”,idhullit te tij!
          Llogarit se çfar personaliteti ka ai,vemje.

  7. Ali says:

    Folen edhe ” Sit back and relax” me Zigut QORRIN……

    1. Zigur Qarri says:

      Aliu nuk komenton,por numuron pordhet!Te lumt Ali,megjithese je idjot,e ke bere detyren e militantit ne menyre dinjitoze.
      Mbaje koken lart,ji krenare per kete,qe patjeter do ta trashegosh tek brezat pasardhes.Le qe,idjotizmi eshte gjenetik,keshtu
      qe,mos shqeso,se percillet automatikisht pa u munduar fare.

  8. birce says:

    LALI ERI ESHTE DJALE I QYTETERUAR DHE ARTIST NDERSA SHPELLARET VETEM ME GURE DINE TE QELLOJNE, KRYESHPELLARI SALI ME QENTE QE I VINE MBRAPA SHUME SHPEJT DO TA GJEJNE VENDIN SE ERA E DREJTESISE PO VJEN……
    APO JO SI MENDON ILIR FLORIRI…..

  9. PAPA SULEJMANI 3 says:

    O Zigur Qarri, po si nuk te pyeten ty dhe sit back -un, per keto pune? Jeni bere paterica e budallallekut njerezor. Kur nje fjale e mire, nje pune e sakte nuk eshte bere nga ” lexhenda” apo Luli me Moniken, ajo fjale apo pune eshte per tu hedhur ne kosh. Shikoni, degjoni me syt dhe veshet tuaj dhe jo te botes. Po i beni per para keto kritika, atehere merni pagesa te felliqura.

  10. pagurja says:

    Ky peza, mbahet sikur ka lek, cne qe mbron lali erin me bemat e tij. apo thuaj pale sa borxhe i ke lalit.

  11. ELBASANI says:

    KU KENI LIDHJE JU ME DITEN E VERES QE FLISNI KODRA MBAS BREGUT
    CA BENI KOMENTE TE KOTA ASTU SI JA MORET ELBASANIT DITEN E VERES ASHTU DHE DO E FESTONI SIPAS DESHIRES.

  12. saranda nuk harron says:

    lali eri i ka marre jo vetm leket banoreve te tiranes por do tju marri edhe shpirtin. Pasuesi perfekt i se keqes ky pjelle e se liges mero do ta marri shpirtin ty dhe familjes sende . Erjon velia eshte pasuesi me i zellshem i perbinshit nga vicidoli

  13. rita. says:

    Caktimi i datës kryhet krejt nga ana praktike duke marrë parasysh ditën më të qëndrueshme me diell brenda kësaj jave për secilën krahinë. Duke synuar një ditë të tillë, secila krahinë në bazë të nën klimës së vet cakton një datë me ditën më të qëndrueshme të dielltë, brenda kësaj jave. Data mund të puqet dhe me një a më shumë krahina të tjera, por gjithnjë në vartësi të anës praktike dhe nuk është e thënë që secila krahinë të ketë doemos datën e vet. Është klima vendore që ka fjalën e fundit dhe për këtë është e nevojshme njohja e zonës, pasi festimi është organik dhe jo artificial.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje