“Boo kush duron, do më kujtojë lekët”, zbardhet dëshmia e mikut të vrasësit në Tiranë: Ja çfarë tha agresori para përleshjes me viktimën

17 Mars 2019, 16:52Politika TEMA

Menjëherë pas arrestimit të mikut të vrasësit të 62-vjeçarit, ngjarje kjo që tronditi Tiranën mbrëmjen e djeshme,  ‘BalkanWeb’ ka publikuar dëshminë e tij të dhënë për policinë.

Sipas dëshmisë së mikut të Myrtajt, 62-vjeçari që mbeti i vdekur mbrëmë tek ‘Liqeni Artificial’ sapo kishte parë autorin e dyshuar të vrasjes, Islam Myrtajn, i është afruar duke e ofenduar, ndërsa më pas, kjo skenë ka degjenruar në përleshje fizike dhe sipas Myftar Pashës, pas këtij veprimi, miku i tij ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar drejt 62-vjeçarit.

Ai tha para policisë se nuk e dinte se miku i tij kishte armë me vete, ndërsa shtoi se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një kohë shumë të shpejtë.

“Islam Myrtajn e kam shok dhe komshi. Të shtunën pasdite më mori në telefon më pyeti ku je. I thashë po dal nga liqeni dhe ai erdhi më shoqëroi. Ishim duke ecur te dy kur përballë pamë Haxhi Baxhinofskin me te birin. Islami me tha “boo kush duron këtë, do më kujtojë lekët”.

Kur Haxhiu u afrua e ofendoi Islamin rëndë dhe e goditi. U përleshën të 2 dhe pastaj Islami nxori pistoletën dhe qëlloi 4 ose 5 herë. Sapo qëlloi, Islami u drejtua drejt kodrës. Ndodhi shumë shpejt. Unë nuk kisha dijeni që Islami kishte armë dhe që do e vriste. U tremba shumë dhe shkova direkt në shtëpi. Sot u qetësova dhe mora kontakt me policinë”, tha ai.

Policia ndërkohë vijon punën për kapjen e atentatorit, i cili i largua mbrëmë nga vendngjarja, pasi qëlloi  5 herë në drejtim të 62-vjeçarit duke e lënë të vdekur në vend.

12 komente në ““Boo kush duron, do më kujtojë lekët”, zbardhet dëshmia e mikut të vrasësit në Tiranë: Ja çfarë tha agresori para përleshjes me viktimën”

  1. Albani says:

    Te han parat dhe te vret…..

    1. antonio says:

      Keto situata ndodhin se shume mashtrues edhe kur i denoncon ne polici apo prokurori nuk bejne asgje!
      Behet me cub ai qe dyhet te dridhet nga ligji!

  2. Cudia says:

    Cfare koicidence! Dolen nga liqeni per shetitje (me arme ne brez) dhe papritur shfaqet dikush qe te kerkon paret qe ke marre borxh dhe ti e vret.

  3. Arifi says:

    Po kuburen me vete??? Dhe esht takuar rastesisht?? Ti do rrasur brenda se je bashkpunetor me ate o legen. Na tregon perralla

  4. Sali kerma says:

    Prandaj s’duhet me dhon borxh asnji lek se borxhliu ta can trapin madje edhe te vret. Kush do borxh ka banka cdo 100 metra ne Tirone.
    Se kta nuk morin as borxh 2-3 mije euro me mbyll ne nji gjo por 45 mije direkt. Se edhe ai qe i jep kete shume njonit qe nuk ka shons me i kthy i jep per sherr se s’ka mundsi.

  5. TA says:

    ai vrau nje njeri perse shteti duhet ta fute ne burg,ta ushqeje dhe te pergjigjet per ate,ai do nje plumb ne balle,ose fute ne biruce mos shohe driten e diellit,jo po te drejtat e njeriut,pse ai qe vrau nuk kishte te drejta,ngriu xhaxhi enver cohu mos rri atje dhe te jetoje sali zhaba me lulush dhe meta me ate evgjitken,

    1. KORÇARI says:

      Enver Hoxha ju vinte hakut ca trimave si ky, i degdiste aty ku hante pula gurrë. Për 25 vjet shikonin vetëm shkëmb dhe pak qiell dhe i binin kazmës 12 orë në ditë.
      Ja kështu duhet të burgoset ky bandilli dhe do ti dalë trimëria nga vrima e bythës.

  6. Fieraku nga Ferrasi i zgjebosur says:

    “Koincidence” te pa’besish dhe legenesh mocalore.Do i rriten cunat te ndjerit i cili u beri sfide dhe burgjeve dhe regjimit te diktatures por ne fund u vra nga nje bytheqire laluc.Cunat e tij duhet tja kthejne dyfish ketij bythqiri te pa’bese.

  7. emer says:

    bishti qenit bisht qeni mbetet
    kur e kruante ne rini – faji diktatures, tash qe e kruan ne pleqni – faji i tjetrit pse e gjuajti ne sy te djalit te mitur
    e kerkoi plumbin tere jeten, me ne fund e mori

  8. ideali says:

    C komente perbindeshash!…Turp. Pune Islemajsh aziatike. Aferim lale, aferim. Kurre s do t ju hapet porta e pperendimit me te tille perbindesha.

  9. Nebil Çika (i riu) says:

    Shyqyr që nuk më takoi mua Haxhiu se do më kishte rjepur të gjallë për 35 milionët që i kam borxh. E kisha dhe të shoqatës pa le.

  10. ura e tabakve says:

    Pushka e trimit nuk nalet. Kshtu thot kanuni i Lekes. Trimi osht trim se osht i gatshem ta paguj faturren e trimnis. Kjo osht e gjitha pun trimash. Qysh kur i ka dhon borxh paret e burgut ka menu si trim. Ka menu se nuk ka bir none e bir kurve qi ja maj paret Ene ke liqeni i ka dal perball si trimat. I ka gjujt m’shpull e mgrusht me trimni dhe ka tregu se si trim osht i gatshem ta paguj faturren e trimnis. Mirpo ky tjetri e paska pas bllokun e faturrave me vete ene i paska pre faturren ene trimi e ka pagu. Histori trimash!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje