Bushati: Marrëveshja me Greqinë do kthehet në një tjetër histori suksesi në Rajon

17 Mars 2019, 12:10Politika TEMA
Bushati: Marrëveshja me Greqinë do kthehet në një

Deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati, ka marrë pjesë në konferencën shkencore të organizuar nga Ministria e Jashtme Greke dhe Universiteti i Pireut, ku të pranishëm ishin një sërë personalitetesh si ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Kotzias dhe Dimitrov.

Ish-ministri i Jashtëm Bushati, i cili negocioi gjatë me Kotzias paketën e çështjeve mes dy vendeve tona, shpjegoi rrugëtimin e negociatave.

Bushati u shpreh se “nga eksperienca ime në raportet dypalëshe me Greqinë, gjëja më e lehtë është të parashtrosh pozicionin tënd përballë fqinjit dhe kjo të bën shumë të pëlqyer brenda vendit, por ama është e pamjaftueshme për të ndryshuar gjërat. 

Së bashku me Nikos Kotzias dhe me ekipet tona ne vendosëm që të angazhohemi për të zgjidhur çështjet dypaleshe të paketës dhe unë besoj që diplomatet tanë dhe Kryeministrat do ta përfundojnë këtë proces, duke siguruar cilësinë dhe integritetin e debatit publik, i cili nuk duhet lejuar që të helmohet. Unë shpresoj që paketa me Greqinë do të kthehet në një histori tjetër suksesi në rajonin tonë”, nënvizoi ai.

Ndërsa ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias u shpreh se “Vijuam për të zgjidhur probleme prej dekadash me Shqipërinë. Miku Ditmir Bushati, një Ministër jashtëzakonisht inteligjent dhe krijues, së bashku me ekipin e tij negociues, arriti së bashku me ne, në zgjidhjen e pothuajse të gjithë këtyre çështjeve.

Disa duket se nuk dëshirojnë përfundimin zyrtar të gjendjes së luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë që nga Lufta e II Botërore. Por ne kemi ndërmarrë hapa seriozë në bashkëpunimin tonë. Ditmir të falënderoj për çdo gjë të mirë që bëmë për popujt tanë dhe për bashkëpunimin e shteteve tona”.

Gjatë qëndrimit në Athinë, Bushati zhvilloi takime me përfaqësues të spektrit politik grek, ku në qendër të diskutimeve ishte bashkëpunimi dypalësh.

7 komente në “Bushati: Marrëveshja me Greqinë do kthehet në një tjetër histori suksesi në Rajon”

  1. Shemsi Vula says:

    Per marreveshjen e shitjes se detit e ka fjalen Diplomati i suflaqeve?

  2. Qytetari says:

    Zaev, i dha drite jeshile shume mosmarreveshjeve qe kishte…dhe ne maqedonine e veriut sot jane shume kompani te huaja qe punojne.
    Kurse ne Shqiperi, cdo gje eshte e stopuar, asgje nuk funksionon.
    Edhe kur mundohesh te futesh nje biznes te huaj, pengesen e pare do ta kesh nga vet ministrat

  3. Ekzekutuesi says:

    Mbase do te “Kemi” nje Marreveshje me Greqin…Kur Greqia te Permbuset nga Nje TERMET….dhe te kemi nje Tjeter Civilizim Greke….lol

    1. Lasgushi says:

      Pse ti kujton se ben pjese ne ndonje shoqeri te qyteteruar e civilizuar?

  4. Albann says:

    Paska zgjidhur ceshtjen e Cameve. OOPS! Keshtu eshte kur je naiv dhe greku ta ha koken me lavde .Se ke idene sa i mire ishte Basha per Bakojanis,ashtu je dhe ti per Kociun(Kocias)

  5. Himarjoti says:

    Pèrse populli shqiptar merr informacion nga gazetat greke nè periudhèn qè ju z,bushati nuk dhatè asnje infromacion rreth bisedimeve me grekèt,kjo èshtè marveshje juaj mè e bukura nè rajon?Atèhere si ka mundèsi nqse punove mir ju dhe kotzias ju hoqèn nga postet e ministrave tè jashtèm,sepse kush punon mir e mbajn nè qeveri mendoj simbas gjith eksepiencave botèrore deh nuk i largojnè.

  6. per shqiptaret says:

    Marreveshjet padyshim sherbejne per te miren e shqiptareve.
    Nuk ka kushtet dhe luksin shqiperia , qe te jete ne konflikte me shtete te tjera, kushdo qofte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje