Ekskluzive / Publikohen 12 foto të rralla të regjizorit të famshëm Piro Milkani: nga jeta studentore në Çekoslovaki në vitet ’50-të kur ai stërvitej me trupat e Traktatit të Varshavës, puna vullnetare duke korrur jonxhë me kosë, në sheshet e xhirimit për punën e diplomës, te ato familjare me bashkëshorten dhe fëmijët, si dhe në sheshet e xhirimit të filmave me kolegët e Kinostudios….
Nga Dashnor Kaloçi, TemA
Regjizorin dhe kineastin e famshëm shqiptar, Piro Milkani, publiku i gjerë shqiptar e njeh më së shumti nga filmat e tij të realizuara në periudhën e para viteve ’90-të, si p.sh.: “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Përse bie kjo daulle”, “Kur zbardhi një ditë”, “Shtigje lufte”, “Ballë për Ballë, “Zonja nga qyteti”, etj etj që konsiderohen dhe arritjet më të mira të kinematografisë shqiptare, të para viteve ’90-të, si dhe disa filma të tjerë të pas viteve ’90-të që Milkani i ka realizuar me bashkëproduksion me kompani të huaja filmike, si “Trishtimi i zonjës Shnajder”, film i cili konkuroi dhe morri çmime në disa festivale ndërkombëtare.
Por janë të paktë ata që e dinë se mjeshtri i kinematografisë shqiptarë në vitet studentore në Çekoslovaki (1956-1960), ai ka marrë pjesë si ushtar në stërvitjet që kryenin trupat e Traktatit të Varshavës në atë kohë, ku në bazë të një marrëveshje që ishte nënshkruar edhe nga Shqipëria, studentët shqiptarë që studionin në ato vënde të Demokracive Popullore siç quheshin asokohe vëndet e Lindjes komuniste, ishin të detyruar që të mobilizoheshin nën armë sa herë që jepej kushtrimi (alarmet) apo në stërvitjet e ndryshme që kryenin ato trupa.
Po kështu Milkani dhe bashkëatdhetarët e tij që studionin asokohe në Çekoslovaki, merrnin pjesë edhe në aksionet me punë vullnetare kryesisht në bujqësi, etj. Lidhur me këto, apo puna për xhirimin e filmit me metrazh të shkurtër “Urrejtja” që Milkani e kishte punë diplome dhe e realizoi në bashkëpunim me regjizorin polak Ynek Boçan, etj etj, ai ka folur gjatë në librin e tij “E pabesueshme, por e vërtetë”, (botimet Toena), libër që ka dalë kohët e fundit në qarkullim dhe pritet ribotimi i tij pasi është shitur që në ditët e para.
Përveç librit autobiografik me parathënie nga skenaristi e poeti i njohur, Petrit Ruka, po kështu për jetën dhe karrierën e tij si kineast, Milkani ka folur gjatë edhe tek emisioni RREFIM në Tv Scan, të moderuar nga Albana Shehu Qirjako dhe autor Dashnor Kaloçi.
Nga fotot e shumta të publikuara për herë të parë në emisionin në fjalë, (foto të cila Milkani i ruan arkivin e tij familjar), në këtë shkrim po publikojmë disa prej tyre ku ai ka pozuar me uniformë ushtarake gjatë stërvitjeve me trupat e Traktatit të Varshavës, kur shkonte në aksionet me punë vullnetare, momente nga xhirimi i filmit “Urrejtja”, të cilat po i publikojmë bashkë me disa foto të tjera të tij familjare, me prindrit dhe dy vëllezërit, me bashkëshorten Bebi Kristidhi, (pianiste e famëshme) dhe dy fëmijët, si dhe disa të tjera nga puna në sheshet e xhirimit me kolegë të tij të Kinostudios para viteve ’90-të, si me Kadarenë, Ksenofon Dilon dhe Adelina Xhafën te “Perse bie kjo daulle” etj.
Po,çfare ka per t’u çuditur ketu? Te gjithe shqipetaret,te medhenj e te vegjel,me poste apo pa poste,artist e administrator,zyrtar e punetor,kane plot nga keto foto qe kane punuar e luftuar ne kohen e socializmit.Per filmat qe ka realizuar zoti Milkani,i kame pare,dhe i heq kapelen me nderime.jane filma qe kane lene mbresa pozitive te populli shqipetar. Vleresim maksimal.
O Zot ,Respekt e vetem Respekt per ate plejade artistesh te talentuar,te edukuar !!!Perkulje me respekt e nostalgji per vepren e tyre te realizuar Mbase jo ne kushtet e sotme ne mes te luksit e parfumit Por vetem te uje e sapunit !Te faleminderit shume i madhi Piro Milkani qe na ktheve memorien pas ne talentin e punen tende vetemohuese edhe me dy artistet e talentuara e te dashura ,ne filmin Ngadhnjim mbi Vdekjen,ne rolin e dy Heroinave te Popullit ,Bule e Persefoni!! Krenare per talentin e vepren tuaj te pavdekshme e cila, duhet te jete shembull per keta zogjte e te perkedhelurit e sotem!!!
Karnat mendojne se puna e nje njeriu dhe kolegeve te tij mund te fshihet si me gome duke ndaluar filmat ne TV
Dakord me te gjitha mer vella, po perse duhet te egzagjeroni gjithmone dhe patjeter. Bebi Kristidhi ka qene nje mesuese pianoje e nderuar, por pianiste e famshme ehte pak si e tepruar. Eshte pak a shume si ta quash Edvin Ramen piktor si puna e Leonardo Da Vincit.
E MIRA ESHTE ZOTERINJ GAZETARE TE NA NJIHNI ME TE SOTMEN , TE NA TREGONI SI PO PREGATITEN USHTARAKISHT TE RINJTE SHQIPTARE NE EMIGRACION , PASI SHQIPERIA NUK KA SHERBIM USHTARAK , “S`KA VEVOJE ” PER MBROJTJE PASI KA OMBRELLE NATO-n ..!… VENDET SI GREQIA ETJ QE MEGJITHESE KANE RRETH 40 VJET NE NATO , KANE NEVOJE TE PREGATISIN TE RINJTE SHQIPTARE QE JETOJNE ATJE ..!PRA BESIMI TEK NATO ESHTE I MADH ..![?]