Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke komemtuar protestën e opozitës, tha se ajo nuk mund të cënojë mandatin që i kanë dhënë shqiptarët.
Në studion e News 24, Balla deklaroi se Shqipëria ka një Parlament dhe një Qeveri legjitime.
“Qeveria dhe Parlamenti janë legjitime dhe kto janë përpjekje për të penguar drejtësinë e re.
Dje u bënë 11 vite nga tragjedia e Gërdecit dhe autorët e asaj tragjedie janë në protestë kundër drejtësisë së re.
Drejtësia e re do të hetojë autorët e krimit shtetëror të Gërdecit“, u shpreh Balla.
Sipas Ballës, opozita ka hesape të mëdha për të larë me drejtësinë dhe se PS është në të njënjtën linjë me SHBA dhe BE.
“Sot jemi në kushtet kur një delinkuent si Lulzim Basha, kryetar në detyrë i PD guxon të thotë që nuk dëgjoj SHBA dhe BE“, tha Balla.
Duke folur për mbarvajtjen e protestës, Balla përgëzoi Policinë e Shtetit për menaxhim e shkëlqyer që i bënë protestës së opozitës.
“Koha kur vriteshe në Bulevard nga brenda Kryeministrisë ka marë fund njëherë e mirë me largimin e Sali Berishës.
Ta harrojnë që mund ta pengojnë procesin integrues të vendit.
Ju siguroj që edhe me shfaqjet e sotme të opozitës Shqipëria do ti çelë negociatat me BE në qershor“, përfundoi Balla.
Ore ju po luani me ndjenjat e njerzve.. si mund te besh kaq akuza te forta dhe te akuzuarit breshin e ju bejn kashirllek perpara hundeve tuaja.. me nje fjal u thone “hani m.. se ju ben mire”
Eh ju hani ne nje sahan.. e ai sahan esht i mbushur me te gjitha pislleqet qe ju beni ne kurriz te njerezve qe ju besuan..