Si dështoi Shkëlzen Berisha të përgënjeshtrojw përfshirjen në trafikun e armëve nga Gërdeci për nw Afganistan dhe lidhjet me historinë e shpërthimit në Gërdec.
Gykata citon dhe dëshminë e vajzës së të ndjerit Kosta Trebicka, e cila i tha autorit të librit “Armët dhe çunat”, Guy Lawson se ajo e konsideronte paditësin Shkëlzen Berisha, një të dyshuar në vdekjen misterioze të babait të saj.
Ajo i tha Lawson se babai i saj kishte thënë se u përjashtua nga marrëveshja e ripaketimit të AEY-së, sepse “biri i Berishës. . . e donte atë për vete. “
Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berishës, ka dështuar keqazi në përpjekjen e tij për t’u shfajësuar para një gjykate amerikane, se ai nuk ka qenë i lidhur me biznesin e trafikimit të armëve dhe municionit kinez për llogari të një kompanie amerikane nga Gërdeci në drejtim të Afganistanit.
Një gjykatë në Florida hodhi poshtë pretendimet e tij, duke pushuar çështjen që Shkëlzen Berisha ka ngritur ndaj autorit amerikan Guy Lawson, autor i librit për Gërdecin “Arms&the Dudes”.
Vendimi është marrë në Florida në dhjetor, por ai ka qenë “i arkivuar” në heshtje deri më 14 mars, një ditë më parë.
Nuk dihet pse Gjykata e Floridës vendosi ta bëjë publik atë për herë të parë më 14 mars, një ditë, para përkujtimit të 11 të shpërthimit të Gërdecit.
Në argumentet e saj, gjykata hedh poshtë pretendimet e Shkëlzen Berishës, se ai nuk është i përfshirë në këtë veprimtari, duke ju referuar fakteve dhe investigimeve të mediave më të rëndësishme botërore, si “New York Times”, dokumentari i Al Jazeera, shtypit lokal shqiptar dhe pasuron dhe më tej akuzat ndaj tij, duke ju referuar librit të Lawson, i cili ka dëshminë e vajzës së Kosta Trebickës, e cila e konsideron Shkëlzenin, një të dyshuar të mundshëm të vrasjes së babait të saj.
Gjykata ka përshkruar në vendimin e saj historinë e shkurtër të biznesit të trafikut të armëve nga Shqipëria, në të cilën ishte i përfshirë Shkëlzen Berisha, duke treguar historinë e dy djemve amerikanë, Efraim Diveroli dhe shokut të tij, të cilët, e përshkruajnë si një aferë korruptive ku ishte e përfshirë mafia lokale shqiptare dhe djali i kryeministrit të Shqipërisë.
Pikësëpari, gjykata hodhi poshtë padinë e Shkëlzen Berishës, bazuar në statusin publik të tij.
Sipas saj, për të përcaktuar nëse në një çështje bëhet fjalë për shpifje apo jo, atëherë duhet përcaktuar nëse paditësi është figurë publike apo jo, dhe nëse materiali shpifës është një çështje private apo publike.
Sipas saj, deklaratat e bëra në këtë rast kanë lidhje me shitjen e armëve dhe korrupsionin që prekte qeverinë shqiptare.
Duke bërë një analizë të gjatë, gjykata del në përfundimin se paditësi mund të konsiderohet si një figurë publike, duke qenë se ai është djali i ish- kryeministrit të vendit.
Por ajo vijon, duke thënë se figurat publike në mënyrë vullnetare e ekspozojnë veten ndaj deklaratave të pavërteta që mund të bëhen ndaj tyre.
Ndërkohë, paditësi akuzohet edhe për akte korruptive në çështjen e privatizimit të kompanisë energjetike shqiptare dhe Lotarisë Kombëtare të Shqipërisë.
Argumenti i dytë i dhënë nga Gjykata e Floridës lidhet me faktin nëse pala e akuzuar ka pasur apo jo qëllime dashakeqe ndaj paditësit.
Sipas kësaj gjykate, paditësi nuk është në gjendje që të vërtetojë që pas deklaratave të bëra nga pala e paditur, qëndrojnë vërtet qëllime dashakeqe.
Gazeta TemA do të botojë të plotë vendimin e gjykatës prej 22 faqe në numrin e saj të ditës së nesërme në gazetën print.
Po ashtu, raporti do të jetë i plotë online nesër paradite në versionin shqip dhe anglisht.
SPAK ta marri kete vendim si reference..
Mblidhuni o miq
ku jeni
se sebepin
ka Shkëlzeni
Se, si koqe
e si trap
i plasi
Gërdeci prap.
.
Ky sy-tope
ky burrec
që rrafshoi
një Gërdec
ky buz-pid
e ky mam-qi
që rrafshoi
aq shtëpi
ky fytyrē
e vrerosur
që shkaktoi
aq të plagosur
ky incest
e ky kusar
që shkaktoi
aq të vrar
Për sojllëk
e për burrni
paska ngrit
dhe nji padi.
.
O gjys gocë
e gjys djal
t’u ka dhjerë
nusja n’kal
se gjykatsi
Amerikon
nuk osh Llall
nuk osh XhinXhon!
.
Tik tak ora
po troket
drejtësia
po të pret
aty dil
e bilbilos
o nont ujë
e nji kos.
se si shum
u pasurove
do hash munë
që gatove.
…
Te lumte o Gopisti me poezite e tua fantastike na jep optimizem ne dhimbjen qe ndjejne shqiptaret per gjendjen qe ka pllakosur vendin tone nga flliqsirat qe prodhoi dhe nxorri ne skene tranzicioni shqiptar.
Gopist, je fantastik!
Bo bo,
Ti sikur i shkruan poezite me mitraloz o burre i dheut. Vargjet e tua vrasin me keq nga plumbat.
Qe je poet i talentuar, kjo duket si drita e diellit.
Nese ke qene Gopist, kete e di vetem ti, dhe ato.
Por nje gje kuptohet nga menyra se si shkruan.
Ti njeh historine, gjeografine, kukturen, dhe traditat kombetare, por edhe krahinore, me dialektin.
Ti njeh leksikun, sintaksen, dhe morfologjine krahinore, te do krahine.
Ti nuk je as xhenerik, as motorrin, dhe as mekanik.
Vetem ti dhe Zoti e di kush je dhe çfare je.
Por per ne te gjithe, ti je fjala, pena, dhe goja jonë.
Nje tribun i vertete, legjende e diteve tona.
Eshte gjynah qe nje shumice njerezish nuk e kane idene e letersise, sepse nuk lexojne.
Vetem zgjohen ne mengjes me mendimin “ku do hame dreke sot”. Njerez qe e quajne veten te pasur por rrojne vetem per te vjedhur dhe per te ngrene.
Ne nje vend tjeter, sot do ishe Banksy i poezise satirike.
Sali Serbi, Shkelzen Serbi kerminelet e Serbise duke djegur Shqiperine.
Po tani?
Shpejt tek Putini ose Kim Jongu.
TA RRASIN BRENDA KETI BIRIN E PUTANES SERBE
Me kete rast duhet hapur nje Hetim rigoroz nga Prokuroria shqiptare.Apo prisni urdher nga Daj Sami????
Ajde histori ajdeee
E dine Berisha dhe Zeni se ci pret. Fundin e kane ne BURG.
Edhe kete gjykate e ka blere Edi Rama me parate e droges ashtu si bleu ambasadorin. E shikoni qe PD gjithmone ka te drejte dhe duhet besuar .E mos e rrezo me dhune kete kryeminister pastaj
Pse prokuroria nuk ngreh akuze per shkelzenin duke marre indicie nga gjykata amerikane.si berei me rastin e z.Tahiri nga prokurori e katanjes rasti i shkelzenit qe me me vendim gjykate
Skuthi i sali kriminelit, bënë gjygj në USA dhe asnjëri se merr vesh. Ku janë televizionet që na çajnë bythën me, djali i deputetit e përdhunoi ose se përdhunoi atë gocën, dhe nuk japin halerat e sali kriminelit. Bravo Mero, po pate mundësi, jepe dhe në Tema TV që ta shohin sa më shumë Shqiptarë, që të kuptojnë se nga çfarë kriminelash dhe hajdutësh jemi drejtuar.
E shikoni cdo të thotë drejtësi juridike.
Një gjykatë e një shteti ligjor denjon ti përgjigjet edhe një maloku fshatar.
Tani fshatari do dërgojë babain të paguaj ndonjë gjykatës nga ………lezha…
që të thotë se fshatari kishte të drejtë se gjykata amerikane ishte e paguar nga
“qeveria e drogs dhe noriegs”.
Skenar i mrekullueshëm absurditeti i denjë për një roman të F. Kafkës duke
i ndrruar vetëm titullin. Jo Kështjella por Gërdeci.
O gopisti nisharakut !! Je nona vet me ke kenaq! O ta lumsha sa mire e ke thurur
Beni rreqe rreqe kot…As e ka gjetur dhe as do ta gjej gje birin e putanes…