Ish- ministri i Rendit në qeverinë “Majko”: Nuk e kanë seriozisht qeverinë tranzitore me Majkon kryeministër. Kanë hallin e pushtetit

17 Mars 2019, 10:55Politika TEMA

Ish ministri i Rendit në qeverinë “Majko” në vitet 1998-1999, aktualisht zv.ministër i Mbrojtjes, Petro Koçi thotë se opozita nuk e ka seriozisht qeverinë tranzitore me kryeministër Pandeli Majkon.

Sipas tij, rrëzimi i qeverisë socialiste socialiste është qëllimi i vërtetë i PD.

Koçi thotë se në kulmin e përballimit të të ardhurve të vëllezërve kosovarë të dëbuar nga serbët në vitetet ’98-’99, PD nuk i rreshti protestat ndaj qeverisë “Majko” nën slloganin “qeveri  hajdute, qeveri komuniste, qeveri tradhetare”.

Rrëzimi i qeverive socialiste është pasion i vjetër në PD.

Në ’98-’99-ën, kur në Shqiperi u strehuan mijëra familje të vellezërve të Kosovës, këta të PD dilnin çdo ditë në demostratë me sloganin “qeveri  hajdute, qeveri komuniste, qeveri tradhëtare” kundër qeverisë ‘Majko’!

Pra, kot bëjnë sikur mendojne se kanë hallin e “krimit”.

Kanë hallin e pushtetit!”, deklaron Koçi në rrjetin social.

6 komente në “Ish- ministri i Rendit në qeverinë “Majko”: Nuk e kanë seriozisht qeverinë tranzitore me Majkon kryeministër. Kanë hallin e pushtetit”

  1. Shqiponja says:

    Ky farë shushunja mashtrues i pacipë,që e shkatërroi policinë dhe.vodhi sa qe minister i policisë.Po nuhat si hiena erën e kërmës.I rekrutuar në shërbim të berishës dhe Pd nga shefi i komisariatit dhe kryetari i Pd Fier në 1997 kur e arrestuan e çuan në Seman para gropës për ta “pushkatuar”.Pasi i shkatërruan çdo gjë edhe familjen bënë të tyren e qethën dhe e lëshuan.,për të spiunuar PS.Dhe tashti na hiqet Adem Jashari.

  2. Opgj says:

    Ky farë shushunja mashtrues i pacipë,që e shkatërroi policinë dhe.vodhi sa qe minister i policisë.Po nuhat si hiena erën e kërmës.I rekrutuar në shërbim të berishës dhe Pd nga shefi i komisariatit dhe kryetari i Pd Fier në 1997 kur e arrestuan e çuan në Seman para gropës për ta “pushkatuar”.Pasi i shkatërruan çdo gjë edhe familjen bënë të tyren e qethën dhe e lëshuan.,për të spiunuar PS.Dhe tashti na hiqet Adem Jashari.

  3. shqiptari i ilirise says:

    Pse vetëm kaq?!
    Nuk dilte Berisha dhe ulërinte se Majko është me kartelë në psiqatri dhe kurohet si i sëmurë mendor?
    E duan Majkon K/ministër se e kanë gjysëm të gatshëm për ta rëzuar.
    I kanë të gatëshme akuzat për Majkon nëse.

  4. Sqepari says:

    Mos i humb shpresat Petro, mund t’ju vij prap mundesia po per t’u bere minister dhe bashke me km Majko do t’u jepet mundesia ta ndertoni tunelin Albany-Italy, qe shefi jot i propozoi homologut injorant qe nuk e kuptoi

  5. Komrntuesi says:

    Shqiponja dhe opgj,nuk jeni ne rregull nga trut e kokes.Shkoni vizitohuni te veterinieri.

  6. Sqepari says:

    Guxim Petro, mos u terhiq! Nje dite mund t’ja mberrish te behesh minister dhe se bashku me Majkon km te mundesh ta coni deri ne fund projektin e shefit per ndertimin e tunelit Italy – “Albany, proopozim qe Pala italiane nuk e vleresoi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje