Disa fjalë për Gërdecin, që nuk i prishin punë askujt

17 Mars 2019, 18:28Politika TEMA

Nga Ardit Rada

E thënë kështu, 11 vite nuk janë shumë. Ama janë mbi katër mijë ditë jete që Erison Durda do t’i kishte gëzuar deri më sot. Tragjedia e Gërdecit ka histori të pafundme dhimbjesh.

Dua të jem korrekt që në fillim se Erisonin e përmend në këtë shkrim sepse ia njoh familjen. Por edhe në mos qoftë kështu, kujt nuk do t’i mbetej në memorien afatgjatë Zamira që xhamin e blinduar të gjykatës ishte gati ta hante me dhembë ditën që Drejtësia dha më vulë padrejtësi?

Shpërthimi i Gërdecit nuk ka asnjë dyshim që erdhi nga një pakujdesi. Askush nuk mendon se një kryeministër, ministër apo sekser shkoi dhe hodhi një fije shkrepëseje. Kjo e thjeshton pak çështjen e përgjegjësisë individuale, sidomos numri i viktimave. Fjala bie, ngjarja në fjalë ishte më ‘e lehtë’ sesa tragjedia e Otrantos. Por ajo që e kompromenton të gjithën është përfshirja e një biznesi privat, në partneritet me një agjenci shtetërore, ku në tabulate të ndërthurur dalin edhe emra që gëzojnë ende privilegje të mender demokracisë.

Që të kthehem te rekordi historik përballë realitetit të sotëm:

Ka disa muaj që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi bëjnë thirrje për fëmijët e shqiptarëve se janë të pambrojtur ndaj duhet që t’i bashkohemi protestave. I pari me fëmijët në Holandë dhe e dyta, në Londër…

Enkelejd Alibeaj, që mban hesapet si ‘Kalem’ i opozitës, tha pak ditë më parë se ishin surprizuar nga numri i pjesëmarrësve në protestën e fund-shkurtit ndaj janë detyruar t’u përgjigjen sërish me këtë organizim të radhës… Dhe e gjithë kjo deklaratë erdhi një ditë para përvjetorit të Gërdecit, kohë kjo kur Alibeaj ishte ministër i Drejtësisë.

11 vite më pas, opozita i rri përballë dhe kryelartë një tragjedie që në shkresa, për faj të të gjithëve figuron si Aksident Teknologjik. Dhe për turp të kësaj mazhorance Lulzim Bashës iu dhanë 13 milionë euro dëmshpërblim për pallatin e vjehrrit në Vlorë që ia shembi Edi Rama për karshillëk. Ndërsa Gërdecin e sorollat me rekurset e Ministrisë së Mbrojtjes në çdo shkallë gjykimi.

Zamira e di se nuk e zgjon dot më Erin. Ajo thotë se nuk i ka borxh askujt. Sikur municioni i babëzisë të mos merrte flakë 11 vite më parë, sot do të ishin katër mijë ditë jete për Erison Durdën. Për 25 shqiptarë të tjerë, po aq! Ndoshta ai do të ishte në protestën e studentëve dhe maturantëve. Por fati e vuri përballë me Fatmir Mediun, që ironikisht çirret çdo datë 16 për të ardhmen e fëmijëve!

Ky shkrim sot nuk i prek dot Zamirën dhe Feruzanin, prindërit e mrekullueshëm që demokracia i la me dy fëmijë. Sepse kanë 11 vite që i ndajnë mes lotëve dhe përballjes me mendur jush, Drejtësinë.

Nuk i prishin punë as opozitës pas dy xhirove rreth Kryeministrisë një ditë më parë. As Ramës së dashuruar së fundmi me Beratin, as Ditës së Verës sot.

As ty që shpenzove dy minuta për ta lexuar duke hedhur sytë herë pas here te telefoni celular!

8 komente në “Disa fjalë për Gërdecin, që nuk i prishin punë askujt”

  1. gërdec says:

    me leshin që ke tjerrur ,natyrisht që s’i prish punë askujt! Do të të them vetëm një të vërtetë dhe ç’ ke thënë, pas kësaj, është pa vlerë.
    Nuk ishte aksident.Nuk ishte pakudesi. Ishte një krim i qëllimshëm i përgatitur me kohë nga terroristë politikë e bij të tyre. Pakujdesi të duket ty që punëtorët punonin pa siguracione dhe paguheshin në natyrë me bukë, djath e domate. ndonjëherë merrnin dhe turshi. Ata që i kishin marrë në punë nuk u dinin as emrat as numrin e saktë të tyre. DHE BRENDA KËSAJ:–FËMIJËT QË PUNONIN ATY, ISHIN TË LIGJËRUAR??!!
    Gazetarucë si puna jote i bëjnë dëm demokracisë.

    1. Aksi says:

      Ca thu mer teveqel? Kush eshte ai kriminel qe do t’i sabotohet puna duke hedh ne ere punetoret e duke nxjerre 1001 te palara per pislliqet qe benin? Sigurisht qe ishte aksident dhe pakujdesi. Pse beni sikur jetoni ne Gjermani ju? Sot e kesaj dite punetoret ne shume kompani shqiptare s’kane siguracion. Beni sikur keni zbrit nga Norvegjia dhe po habiteni me informalitetin ne Shqiperi.

  2. ¿ says:

    Shpërthimi në Gërdec u kërkua nga NATO.

  3. Elda says:

    Foto e dhimbshme.
    Uroj të bëhet drejtësi, që të qetësohen shpirtrat që mbijetuan .

  4. moni says:

    O Ardito sa vjec ishe kur shpertheu Gerdeci? Kalama ke qene atehere dhe me kendveshtrim infantil e trajton dhe tani….

  5. luka says:

    Te thuash infantil eshte pak. Perveç se eshte shkrim shume i dobet dhe nuk ka thene asgje, eshte dhe i pavertete dhe fare pa asnje lloj lidhje. Kjo eshte e keqja me e madhe.

  6. Aksi says:

    Nuk shoh ndonje te pavertete te thene ne kete artikull. Ka 11 vjet qe 26 viktima treten ne dhe, kurse Mediu me shoke jo vetem qe s’u hyri gjemb ne kembe por po perpiqen te vijne perseri ne pushtet duke na shitur dengla se si po mendojne per te ardhmen e femijeve tane. Zeni sypeshkaqeni nga ana tjeter s’la vend te botes pa bredhur, ne te tjeret dalim protestojme per karriken e te atit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje