Rama, batuta në Berat: Bashkëpunim mes socialistit e demokratit, simboli që jep efekt në Peshtan

17 Mars 2019, 18:29Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Berat vizitoi një kantinë vere në zonën e Peshtanit, ndërsa prej aty tha se transformim i kantinave në një atraksion turistik do të këtë mbështetjen e pakursyer të qeverisë.

Shefi i qeverisë nuk kurseu batutat me pronarin e kantinës teksa shtoi se bindja politike nuk e zbeh dëshirën e bashkëpunimit për të mirën e turizmit.

Rama tha se ky është një shembull i bashkëpunimit të suksesshëm mes një socialisti dhe një demokrati, kur emërues të ‘përbashkët’ kanë zhvillimin dhe punën.

Pa ndihmën e shtetit, megjithëse ti je demokrat, ti nuk e arrije këtë gjë.

Shiko sa bukur e kë bërë. E paske qarë.

E sheh sa bukur e ke bërë. Paska bërë efekt mbështetja.

Ky është simboli i bashkëpunimit mes një socialisti dhe një demokratik, ku të dy kanë qellim zhvillimin dhe punën”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje