Zbardhen detaje nga mbledhja e Kryesisë së PS: Ja kur do publikohet lista e kandidatëve për zgjedhjet lokale dhe ftesa për Fatos Nanon

18 Mars 2019, 10:22Politika TEMA

Kryesia e Partisë Socialiste ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Burime nga Kryesia, tregojnë për gazetën “TemA” se Kongresi do të mbahet më 23 Mars ora 10:00 në Pallatin e Kongreseve, ku nuk ka munguar edhe një ftesë për ish- liderin e PS, Fatos Nano.

Mësohet se aktiviteti do të jetë i ndarë në tre sesione të ndryshme.

Fjalën kryesore do ta mbajë kryetari i PS-së, Edi Rama.

Gjithashtu në këtë takim do të shpallet lista e keshilltarëve bashkiakë vetëm për Tiranën.

Në kongres pritet të bëhet prezantim edhe i disa kandidatëve si modele të suksesshme të qeverisjes lokale të PS-së, por nuk do ketë miratim të një liste të plotë kandidatësh

Është menduar gjithashtu, që të ketë fjalime nga disa prej ministrave dhe disa nga kryebashkiakët në vend.

Shembujt e qeverisjes lokale të PS-së, platforma e “Bashkëqeverisjes”, si dhe “Pakti për Universitetin”, do jenë 3 shtyllat e Kongresit.

(TemA)

5 komente në “Zbardhen detaje nga mbledhja e Kryesisë së PS: Ja kur do publikohet lista e kandidatëve për zgjedhjet lokale dhe ftesa për Fatos Nanon”

  1. labi says:

    futni nanon prap te kdhehemi dhe 20 vjet mbrapa se nano kur ishte kryeminister ei dehur 24 ore rrinte ,cunat e sigurimit te shtetit jan ne fuqi akoma

  2. emigranti says:

    Fatos Nanua me bemat e tij korruptive risolli me vote ne pushtet perbindeshin Sali Berisha.
    O popull shqiptar i martirizuar, thirri mendjes: Te dy bashke, Fatos Nnano dhe Edi Rama, ke do te sjellin
    kesaj radhe ne pushtet?

  3. Scolari says:

    Ftoni dhe Liken dhe Moniken dhe bëheni si reali Madrid të gjithë galaktiket

  4. Pantera says:

    Dili prap Nanua si dinosaur prohistorik ?? Cpune ka PS- ja e sotme me nje kryehajdut ? Nanua qe sebepi qe solli Saliun ne 2005-en, dhe zoterinjte e PS-se duan ta kthejne pas ? E cmund te perfitoje politikisht PS-ja nga nje mashtrues , dhe hajdut ?? Perfundimisht jeni te pandreqshem , doni te fusni Nanon ne cadren e mosdenimit nga spak dhe byrija qendrore e hetimeve , me pak fjale , jeni te pandreqshem …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje