DOSJA: Kush e spiunonte Aleksandër Kondon dhe a u pagua ai nga UDB-ja jugosllave?

18 Mars 2019, 10:25Politika TEMA
DOSJA: Kush e spiunonte Aleksandër Kondon dhe a u pagua ai nga UDB-ja

U aksidentua apo e vranë në Nju Jork? Vdekja e legjendës se peshëngritjes shqiptare, Aleksandër Kondo, vijon të jetë e mbuluar me mister, edhe sot pas më shumë se 3 dekadash. Në vitin 1985, ai shfrytëzoi kampionatin Europian të peshëngritjes në Poloni për t’u arratisur në ish-Jugosllavi, e më pas në Amerikë.

Por, ndërsa familjarët përpiqen që të gjejnë të vërtetën, Top Channel zbulon për herë të parë dhe ekskluzivisht dosjen e përndjekjes së tij nga Sigurimi i shtetit, para dhe pas arratisjes së bujshme.

Gazetari Endi Tufa ka siguruar dosjen me mbi 100 faqe nga informatorë të ndryshëm, brenda dhe jashtë vendit. Ajo është cilësuar si dosje e kategorisë më të lartë të shërbimit sekret, e klasifikuar si “2A”.

Në emisionin “Exclusive”, mbrëmjen e kësaj të diele patët mundësinë të mësoni anën e panjohur sesi spiunohej Aleksandër Kondo.

“Në qytetin e Titogradit, nga verifikimet e bisedat e bëra deri tani, në përgjithësi në ambiente, lokale tregtie, hotele dhe në stacionin hekurudhor të trenit për mallrat, del se ngjarja e ndodhur nuk është mësuar nga qytetarë dhe punëtorë jugosllavë. Më datën 2.6.1985 spedicioneri i “Jugospetit” në stacionin e trenit të mallrave, midis të tjerave tha: “Më datë 1.6.1985, vëllai im (oficer i UDB-së me punë në Titograd) më tregoi se ditë më parë në Titograd janë zhdukur dy sportistët shqiptarë që vinin nga Polonia. Ekzistojnë rrethana të tilla që Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi të jenë larguar nga grupi, duke realizuar kështu arratisjen e tyre gjatë kthimit për në Atdhe”.

Regjimi komunist e pati konsideruar sportin dhe edukimin fizik të shqiptarëve si një nga shtyllat, ku duhet të mbështeste fort ideologjinë dhe pushtetin e tij. Sportistët, duke qenë se kishin mundësinë për të udhëtuar jashtë vendit, ishin pikërisht ndër figurat më të ndjekura për kontrolle nga Sigurimi, policia sekrete komuniste e regjimit të Enver Hoxhës. Shumë prej tyre thurnin plane arratisje prej vendit ku jetonin. Pothuaj të gjithë, pa përjashtim, e ëndërronin, por pak prej tyre ia dilnin. Një ndër ata të paktët ishte edhe Aleksandër Kondo, djaloshi nga Tirana i rritur në një familje ushtarakësh. Ai e kishte të qartë fatin e tij.

Shumë shpejt Aleksandri kuptoi që regjimi i kohës nuk kishte asgjë të mirë, si për njerëzit e thjeshtë, ashtu edhe për sportistët e nivelit të tij, që as me trajtime ushqimore nuk përballoheshin. Por ç’thuhet nga informatorët në dokument për mënyrën e arratisjes?

“Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi, ditën e arratisjes kanë shkuar me një taksi të Tirogradit në Berane të Ivangradit, ku njëri prej tyre ka njerëzit e tij. Meqenëse nuk kanë pasur parà për të paguar, taksisti i ka dorëzuar në UDB-në e Ivangradit. Tani të dy sportistët ndodhen në Beograd në hotel ‘1000 Ruzha’ dhe presin të shkojnë diku në Perëndim”.

Ky ishte vetëm fillimi i vuajtjeve për shefin e Shtabit të Gardës së Republikës, Vangjel Kondon. Ngjarja kishte pasoja që ai, më mirë se kushdo tjetër i dinte, thjesht priste momentin.

Aleksandër Kondo ishte subjekt përgjimi dhe vëzhgimi nga Sigurimi i shtetit që nga viti 1981, disa vite përpara arratisjes, megjithatë kjo nuk e pengoi që të fillonte punë në Policinë e Shtetit në vitin 1982. Por në një nga udhëtimet e tij jashtë, në Kampionatin Ballkanik në Rumani, solli dyshime të mëdha për shfaqet jokorrekte të kohës. Në raport thuhet se Aleksandri u tregonte shokëve dhe kolegëve të tij se kishte blerë disa veshje atje, duke theksuar se pavarësisht se nuk i kishin dalë paratë, ai i kishte plotësuar shjpenzimet me 200 lei nga një sportist bullgar dhe nga një përkthyes shqiptar.

I pyetur për këtë çështje, peshëngritësi tjetër, shok i Aleksandër Kondos, Mirjan Hakani deklaron:

“Dietën e kishim të vogël për të marrë aq shumë gjëra dhe sesi i ka marrë Aleksandri nuk di gjë, por di vetëm një gjë, që shokët e Ambasadës na porositën të mos shoqëroheshim me përkthyesin, i cili e kishte emrin Ilia dhe s’ma merr mendja që Ilia t’i ketë dhënë parà atij”.

Intervista e SHIK-ut

Më datë 6.6.1985 së bashku me Ili Robjan, shkuam në orën 10:00, në zyrën e Komisariatit të Lartë të OKB për refugjatët ku u pritëm nga Zhivojin Bulat, shef i kësaj zyre, Slivije Kranjovic zëvendësshef, si tha vetë sepse nuk dha kartëvizitë. Të dy me shtetësi jugosllave. Bajram Haliti sic u prezantua, politolog i diplomuar, përkthyes dhe një grua punonjëse teknike jugosllave. Porsa filluam të këmbenim kartëvizitat me ta unë po i thoja shefit të zyrës për të biseduar me të, ata sollën qytetarët Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi.

Më falni, nuk ua jap dorën kot që u çuat në këmbë. Bile keni bërë gabim që keni ardhur këtu, sepse ne kemi ikur vetë dhe nuk na ka rrëmbyer njeri, siç doni ta paraqitni ju. Të ishte për neve nuk do të kishim ardhur, por çfarë t’u bëjmë këtyre që na thirrën”.

Ne i thamë uluni, ne e ndiejmë shqetësimin dhe nervozizmin tuaj, por na thoni si ju ndodhi, sepse është shqetësuar e gjithë familja, shoqëria, shteti ynë, gjithë kolektivi juaj i sportistëve, të cilët ju presin në gjirin e vet për të vazhduar jetën normale. Në këtë kohë Aleksandri tha “Nuk dua të bisedoj fare me juve. Nuk kemi punë me këta”.

Ne i ftuam me gjakftohtësi që të uleshin duke i vënë në dukje gjendjen jo të mirë shpirtërore, të cilën ne e kuptojmë shumë mirë dhe ajo nuk duhet të bëhet shkak për një sjellje të tillë. Pavarësisht nga rrethanat që u ka ndodhur dhe si ju ka ndodhur, do të ishte mirë që të na tregonit atë që ngjau me ju. Hë more Xhelal si ju ndodhi. Aty ndërhyri sërish Aleksandri, i cili tha lërë se u përgjigjem unë këyre:

Nëse doni të dini, unë jam djali i shefit të Shtabit të Gardës dhe për shkakun tim se mora dy revista në Spanjë, atë e ulën nga përgjegjësia. Megjithatë njerëzit e dinë se ne jetojmë mirë. Por ju duhet të dini se ne, për javë të tëra nuk kemi pasur bukë në shtëpi. Merreni me mënd si jetojnë të tjerët. Ju flisni kështu se jetoni jashtë dhe i keni ca plaçka. Nuk e din si jeton populli në Shqipëri, të cilin e ka çuar regjimi i Enver Hoxhës në këtë gjendje. Unë e realizova qëllimin tim. Do të iki në fund të botës dhe do të jem kundërshtar deri në fund i atij vendi”.

Aleksandri më pas tha se unë dhe shoku im nuk do të përgjigjen e nuk do të japin asnjë hollësi.

Ne e dimë se çfarë na gjen po të kthehemim, por edhe po të jetë kështu si thoni ju, ne nuk e duam atë jetë. A e di ti që unë nuk përgjigjem fare dhe do më lësh rehat tani, apo të veproj ndryshe e të të qëlloj me filxhan”.

Ne i thamë se në këtë gjendje që jeni edhe këtë gjë mund ta bëni dhe ne nuk do të kundërpërgjigjemi, sepse e kuptojmë gjendjen tuaj, pavarësisht se jem këtu si përfaqësues shteti. Ne nuk jemi marrë me persona të tjerë, e jo më me ju që nuk ju bëjmë fajtor. Këtu ndërhyri shefi i zyrës i cili thotë “Këtu jam unë dhe për mua ligj është fjala juaj”, tha ai duke ju drejtuar shtetasve tanë dhe duke ja përsëritur disa herë këtë fjali.

Më pas na u kthye neve: “Ju e shikoni se këta nuk duan të bisedojnë me ju. Një njeri i ndërgjegjshëm për aktin që kryen, nuk ka pse të mos thotë ndodhinë si ka rrjedhur, ju e kuptoni fare mirë këtë”. Më pas shefi i zënë ngushtë shtoi se “ne jemi organ humanitar i OKB-së”.

Mbërritja në Amerikë është një nga diskutimet më të mëdha që edhe vet informatorët e Sigurimit të Shtetit hasin në kontradikta të shumta. Gjithsesi, fillimi i vitit ’86 sjell edhe sinjalet e para të Aleksandër Kondos në Shtetet e Bashkuara. Tentativat e tij për të komunikuar me familjarët dhe miqtë nga Shqipëria rezultuan nul, Sigurimi i shtetit filtronte çdo gjë.

“Më datë 10.3.1986 i arratisuri Aleksandër Kondo dërgon një kartolinë me monumentin e “Lirisë” në SHBA, të cilën e ndalëm dhe është informuar udhëheqja e Ministrisë, ku është dhënë urdhër nga shoku Ministër që lidhjet e këtij të arratisuri të verifikohen shpejt dhe me kujdes”.

Burimet të ndryshme në Amerikë hedhin hije dyshimi për kohën e gjatë të qëndrimit të Aleksandër Kondos dhe Xhelal Sukniqit në Jugosllavi. Në një nga informacionet që vinte nga Nju Jorku, informatori thekson:

“Të dy kanë nënshkruar deklaratë bashkëpunimi me UDB-në. Në kohën që janë nisur për këtu ku jemi ne, ata janë porositur që të paraqiten në Konsullatën Jugosllave. Në prani të 7 personave Aleksandri ka thënë se ai vetë ka qenë dy herë në konsulltatën jugosllave dhe prej tyre në të dyja rastet ka marrë të holla”.

Në raportin e datës 2.4.1986, vet informatori thekson bashkëpunimin si dëshmitar të Kondos dhe Sukniqit me UDB për dy vëllezërit e arratisur nga Tropoja. Njëri prej të cilëve ndodhet në burg, ndërsa tjetri ende jo. Ata u akuzuan nga jugosllavët se janë dërguar nga Sigurimi i shtetit shqiptar për eliminimin e Aleksandër Kondos dhe Xhelal Sukniqit.

“Sipas tij (Aleksandër Kondos) për 7-8 vite do të ndryshojë sistemi në Shqipëri, sepse në pushtet do të vijnë të rinj liberalë. Këtë gjë mund ta bënte edhe udhëheqësi i ri (Ramiz Alia), por nuk e la gruaja e udhëheqësit që vdiq (Nexhmija) e cila ka të gjithë pushtetin në dorë. Por më të këqinj janë ata të Sigurimit, që nuk lenë njeri pa kontrolluar. Ka dëshirë të stabilizohet këtu dhe të gjejë punë në ndërtim, pasi është i fortë fizikisht dhe mund të fitojë parà. I vjen keq që humbi sportin. Kondo është shumë i shqetësuar për jetesën e vështirë këtu, por nuk shpreh asnjë pendesë për arratisjen. I vjen keq për familjen që i bëri dëm, por kjo punë mbaroi tani”.

Megjithatë, në raportet e shumta të informatorëve të ndryshëm të Sigurimit të shtetit theksohet gjithnjë e më tepër pakënaqësia e gjendjes së Aleksandër Kondos, i cili ishte vendosur të jetonte në Harlem të Nju Jorkut dhe punonte si roje në një lokal seksi, gjë që i sillte pak të ardhura. Ndërkohë që veprimet e tij dhe shprehjet hapur kundër regjimit gjithnjë e më tepër po rrisnin presionin e Sigurimit. Në një plan të ri të masave në fund të vitit 1986, për 6-mujorin e vitit pasardhës 1987, vit ku edhe peshëngritësi shqiptar humbi jetën, u hartua një plan i ri agresiv masash. Mes të tjerave detyrat ishin të qarta:

“Sipas burimit ‘6402’, Fuat Myftia e Rasim Sina, janë shprehur se Aleksandër Kondo nuk ka pranuar të flasë për radion e Legalitetit, nga frika se mos u ndodh gjë njerëzve që ka këtu. Të shfrytëzohet kjo me qëllim, që nëpërmjet lidhjeve familjare, që Aleksandër Kondo ka këtu, pasi të studiohen, të shikohet mundësia e bërjes një letër presioni prej tyre. Të studiohen kushtet dhe mundësitë, për të shfrytëzuar ndonjë rast të përshtatshëm që ti bëhet një telefonatë anonime për ta frikësuar. Nisur nga të dhënat që bëjnë fjalë për shprehje pakënaqësie nga ana e A. Kondos dhe Xhelal Sukniqit për gjendjen e keqe të jetesës dhe papunësinë, duhet të shfrytëzohet. Agjentura jonë që ka lidhje kontakti me këta të arratisur, të punojë për t’i shtuar dhe thelluar këto pakënaqësi. Mbi këtë bazë, duke shfrytëzuar të dhëna të tjera mbi veset negative dhe pikat e dobëta që dimë për ta, të përpunohet një letër anonime”.

Në raportin e datës 4 prill të viti 1987 thuhet se Aleksandër Kondo është aksidentuar nga një person anonim në datën 20 mars, duke i shpëtuar mrekullisht vdekjes. Sipas vet peshëngritësit shqiptar, siç raporton punonjësi i Sigurimit të shtetit me kodin ‘6110’, aksidenti ishte i rëndë, theu tre brinjë dhe pati një frakturë në qafë, por në spital qëndroi vetëm 3 ditë.

“Ai shprehu për herë të parë dyshimet se dikush po kërkonte ta vriste. Në autostradë një person i paidentifikuar ndaloi makinën përpara tij dhe më pas i dha me shpejtësi, por duke qenë se ka rënë pa ndjenja në tokë nuk ka mundur të japë informacione sesi ka qenë ky person”.

Rreth një muaj më pas, më 2 maj të vitit 1987, Aleksandër Kondo humb jetën. Buletinët informativë në Shtetet e Bashkuara njoftojnë që në moshën 27-vjeçare, peshëngritësi shqiptar humbi jetën në një aksident automobilistik.

Në raportin e datës 15 maj të vitit 1987 shkruhet se kanë qenë dy persona, të cilët e kanë marrë, lëvizur nga padija Aleksandrin, duke e nxjerrë nga makina dhe duke e transportuar në një spital shumë larg, duke i shkaktuar kështu hemorragjinë që i solli humbjen e jetës.

38 komente në “DOSJA: Kush e spiunonte Aleksandër Kondon dhe a u pagua ai nga UDB-ja jugosllave?”

  1. Om says:

    Kto dokumenta jane deklasifikuar shpejt…..per mua eshte gabim

  2. Pantera says:

    Mos u mundoni te sajoni histori spiunazhi qe vetem shipot jane te afte ti sajojne , sigurimi i shtetit skish buke te hante ne ate kohe dhe jo te kish fuqi te godiste dike kaq lerg , ne USA. Aleksandri ne USA perdori nje makine te vjeter , te pakontrolluar , mbushur me depresione dhe xhgenjimin e madh pqer re cilin u godit papritur , te gjitha keto perbenin nje kokteil vdekjeprures , jo te gjitha tja ngulim sigurimit te shtetit, pse nuk ndodhi e njejta gje dhe me Tedi Papavramin ?? Au qe nje rast ku Enver Hoxha ngeli shume i deshperuar , dhe u zhgenjye pamase , dhe jo rasti i Aleksandrit , autoret e kesaj historie fantazie duket fare qarte qe duan tja hedhin fajin ish sigurimit te shtetit dhe si pasoje marjen e nje demshperblimi te majmur , mos sajoni histori dhe fantazi qe do ti kishte zili dhe Alfred Hitchcock ………

    1. like says:

      Tedi Papavrami e qepi gojen dhe vazhdoi me violinen. Kondo ishte egzemplar i rrezikshem pasi u be shume aktiv ne levizje pulitike.

  3. AM says:

    Per kete kondon thone shqiptaret e arratisur ne amerike qe ka qene pak i tepruar.

  4. realisti says:

    Sportistat dhe artistat ishin te privilegjuar ne ate sistem. Sandri dhe shume si ai besuan se duke shkuar ne perendim do te beheshin te pasur. Se perendimi do ti priste me krahe hapur. Se me te vene kemben ne amerike do beheshin te famshem. Sandri ishte person VIP ne Tiranen e aryre viteve, ishte ne qender te vemendjea se publikut ishte kampjon. E imagjnoj deluzionon e tije kur i eahte dashur te punoje ne nderitm dhe roje diskoteke. Kur e ka kuptuar se rruget e Newjorkut nuk ishin te shtruara me flori por me kocka endrrimtaresh te zhgenjyer si ai do te kete ndjere dhimbje te madhe ne shpirt . Do kete ndjere mall per palestren e Dimamos dhe Tiranen . Njeriu nuk e kupton pa e provuar.

  5. Korcari says:

    A e njihni Aleksandër Kondon cfarë ka përfaqësuar ai .Ju tregoj një skenë që e kam parë me sytë e.mi për të mos u zgjatur.Në klubin e MPB po prisnim të hanim drekë.Aleksandri gjithashtu.Vjen një mace në këmbët tona.Kërkonte të hante.Aleksandri e kapi dhe me dhëmbë i ndau kokën nga trupi,e.duke qeshur e mburur si skizofren.Të gjithë u ngritën dhe u largua duke lënë drekën pa ngrënë.A mundet një njeri i tillë të rrezikojë vëndin dhe sigurimi i shtetit ta mbivletësoje dhe ta.vrasë.Gjë që se ka bërë për kundërshtarë personalë të.Enver Hoxhës si Sadik.Premtja,Ahmet.Zogu.etj.jo ta bënte për një superdebil skizoid të kategorisë së.Kondos.O ju Tufat,hiqni dore nga cmënduritë.që shkruajë.Megjithëse kini diçka të përbashkët me ata për të cilët shkruani.

    1. ai shoki says:

      Nga fotot që dolën këtu, ajo me atë tufën e kartëmonedhave 1-dollarëshe ku bën si i pasur tregon që ishte debil. Një i saktë s’bën kështu, aq më shumë një disident politik. Ta besoj këtë historinë e maces, dhe me kaq e mbyll dosjen e Aleksandër Kondos në mendjen time. Jam i lumtur që s’e kam njohur.

  6. lenci says:

    Une e pashe dokumentarin e Top-Channel, i cili permbante gjera jo te sakta.
    Se pari, dosja doli disa here dhe nuk ishte ne 2A. Nuk kishte asnje dokument me siglen “sekret”, me daten kur eshte bere dokumenti, me numrin e ekzemplareve dhe kujt i drejtohesh dokumenti. Nuk mund te ndiqej ne 2A nje njeri i arratisur, i cili nuk kishte as veprimtari kunder Shqiperise. Fletet e dosjes ishin te bardha e te pastera, kjo nuk mund te qendroje sepse kane kaluar mbi 30 vjet.
    Kjo eshte nje dosje qe ka permbledhur, ne momentet e arratisjes, gjithe dokumentacion, i cili sqaronte ngjarjen.
    Kishte vetem nje dokument me firmen e punonjesit te te ambasades shqiptare ne SHBA, qe njihej si oficer i sigurimit. Kush e ka njohur, e kupton se ai eshte Aleksander Thana. Ai referonte gjendjen e deshperuar te Aleksandrit.
    2. Nje njeri qe punon puntor i thjeshte krahu, ne ndertim, ose roje e nje porno klubi, nuk paraqiste as nje rrezik per shtetin komunist.
    Ne SHBA jane arratisur oficere te sigurimit dhe nuk i ka vrare njeri. Nuk guxonte kush te vriste ne mes te Amerikes! Pyetje: Po pse nuk vrane edhe Sukniqin, qe u arratis me te?
    3. Jo letrat e nje te arratisuri, por cdo gje e shkruar dhe e derguar nga jashte Shqiperise, kontrollohej. Kjo pune behej ne “shtepine me gjethe”, qe tani e kane kthyer ne BunkArt 3.
    4. Dhe e fundit. Ne shtypin tone jane botuar deshmi te shqiptareve, qe e kane njohur ne SHBA. Ata e kane deklaruar qarte se ai vdiq ne aksident.
    Mero, mos riboto te tilla gjera, sepse bejne efkt te kundert. Te thuash se ai ndiqej ne 2A, qe eshte perndjekja me serioze qe bente sigurimi, duke patur babane shef shtabi te Gardes se Republikes, e cila ruante Enverin dhe gjithe udheheqjen e larte, eshte jologjike. Per me teper, te jesh sportist i klubit “Dinamo”, te vishesh dhe punonjes policie dhe te jesh ne 2A! Kjo, pastaj, nuk qendron fare!

  7. ceni says:

    po qe Sandri ishte trap nga mendja e ka permendur njeri?

  8. realisti says:

    Foto nr 7 mendoj se e trgon se kush e vrau Sandrin. Syte e Sandrit ne kete foto me duken si te fikur ose te themi ndryshe nga shikimi ne fotot e tjera. Ka nje ndryshim shprehje midis fotove ne Shqiperi dhe atyre ne Amerike. Duket me i gezuar ne Shqiperi dhe i merzitur me dollaret perpara ne Amerike Epra duhej te ishte e kunderta! Çudi! Mosvalle edra amerikane e vrau?

  9. Njutoni says:

    Rrot kari ishte.
    Dilte nga liqeni dhe ngrinte t fejumen me nji dor si lepurin gjahtari,n mes t ditez me diell.
    Pastaj,me at pergatitje qe kish ai duhet t behej kampjon bote.
    Ishte n amerik.
    Te tjeret shkun n greqi dhe u ben rekordmen kampjon medaljesh ari botnor.
    Po ai s kish mend.
    Dhe vdiq si trap adolishent…
    Perplasje makine. ..
    Pordha ja helmon trunin shqiptarit

  10. beni says:

    Aleksandër Kondo u zhduk nga një atentat të ujdisur bukur nga kosovarët,që dëshnin regjimin islamik të Enver Hoxhës!
    Emri Aleksandër ju vriste sytë islamikeve të tjerat jan llogje pazari!!!!

    1. hysa says:

      or mik, kujton ti se Amerika eshte si Kosova apo Shqiperia ne lidhje me aksidentet? Aty cdo gje verifikohet dhe nxiret shkaku I aksidentit si dhe shkaku I vdekjes aq me keq qe Sandri vdiq ne spital.Mos ja fusni kot, se nuk e sajon dot vrasjen ne Amerike dhe ta mbulosh kollaj jo me dy kosovare …eshte shume qesharake per ta menduar e jo me per ta besuar! Sandri ka vuajtur nga stresi dhe po ta shikoni ne disa fotografi te fundit eshte I dobet dhe I semura sa me ska.Lere cthote ai se nuk kishte buke me henger ne Shqiperi.Ai skishte buke me henger ne Amerike se ne Shqiperi hante me bollek tek menca e Dinamos.Familja e tij ishe nga familjet qe I sherbente sistemit dhe kishte pagesa te mira, por Sandri ka qene psikopat I lindur.

      1. beni says:

        Kujt i binte ndërmend në Amerikë se si vdiq emigranti!
        Troç një procesverbal e mbaroj puna?
        Të ish amerikan e me para shum ndryshonte puna?
        Gabim fatal i Sandrit ish që duhet ti drejtoheshe e të qëndronte në Boston e jo në newjork?!!!!!!???

  11. ceni boston says:

    Me ilacet kunder depresionit , Sandri nuk mund te drejtonte automjet e jo me te bente gare me makine sic beri ne momentet e aksidentit.Mos ja fusni kot, Sandri ishte shndruar si njeri , I dobesuar , I semure dhe me ilace….ku behej merak sigurimi per nje tip debili I Sandri!
    Shikoni nje dekumentar ne YouTube ku edhe ka disa intervista nga ata qe e kane njohur nga afer ne Nju York dhe nxirni vete konkluzione.

  12. zhaku i pamposhtur says:

    Beni e rrotullove e rrotullove dhe the të njëjtën gjë që thoni të gjithë ju grekofilët ..Aleksandër Kondo apo të gjithë peshëngritësit shqiptare ishin shumë të dashur në popull sepse na gëzonin gjithmonë me rezultatet e tyre. .sa për dijeni në atë kohë ne shqiptarët ishim shumë të bashkuar me njëri tjetrin nuk di si ta shpjegoj këtë fakt..na bashkonin të njëjtat vuajtje e të njëjtat halle? dhe atëherë për mua ishte tabu ose nuk e dija se e çfarë feje ishin shokët e mi të afërt të lagjes apo të shkollës as nuk më interesonte por edhe nuk pyeste njeri. .të gjithë ishim shqiptare. .sot çuditërisht ka ca tipa si puna jote që vraponi ti rreshtoni njerëzit sipas përkatësisë fetare. ..është normale që ke këto mendime sepse të njëjtat mendime ka edhe anastas kurva ai nuk e kupton ose nuk do ta kuptojë që feja e shqiptarit është shqiptaria sepse nuk i ‘intereson’..
    Të them të drejtën or ben unë jetoj në Greqi dhe gruan e kam kristiane ortodokse dhe as më vritej veshi dikur dhe as sot por një gjë po ta them me çiltërsi. ..kur dëgjoj emrin ‘anastas’ më vjen për të vjellë. ..

    1. Titi says:

      Zhaklina, ça ke me anastasin? Çfar te ka bere?

      1. zhaku i pamposhtur says:

        Titi unë jam armik i të gjithë ‘anastasëve’ që nuk e pranojnë se feja e shqiptarit është shqiptaria. ..mos e kërko fajin tek zhaku dhe tek zhaklina po kërkoje tek mulla anastasi. .. (nëse je shqiptar kuptohet. .)

        1. o tourkos nuk ka vend ne token kristiane........ says:

          qe ti mer pisogledi linde korrak nuk ta ka fajin ”anastasi”[sipas teje] kjo ishte thelima theou kshq na pas na gamitheis esy kai olo to spiti sou…………….vrromiari,re vrromiari!!!

    2. theatrical says:

      hahahaha…
      aman mos jau shaj kurdhëve anastasin se behen keq
      (per ndonje lexues te ri te TemA’s ,“anastas” i refererohet janullatosit)

  13. Koli says:

    Mehdi Bushati kur ishte kryetar i Komitetit Olompik i nxiste me ane te veglave te tij sportistet qe dilnin jashte te mos ktheheshin ne Atdhe.Andej pastaj ata te gjore te genjyer jepnin ca intervista ku shanin sistemin ne Shqiperi dhe liheshin rrugeve ne meshire te fatit.

    1. ceni says:

      Koli e paska gjetur te verteten me Mehdi Bushatin, po cfare interesi kishte Mediu simbas teje ne ket mes nuk na I shpjegove?

  14. Dori says:

    Aleksander Kondo- Legjende e Peshengritjes Shqiptare???!!! Shfletoni “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar” ne tre vellime, botim i Akademise se Shkencave (2008-2009) dhe do te gjeni te tjere emra legjendare ne peshengritjen shqiptare. Kondo nuk figuron fare si ze, sepse nuk arriti asnje rekord te nivelit ballkanik apo europian ne kampionatet e Peshengritjes, si p.sh. Ymer Pampuri e te tjere pas tij. Arma e Sigurimit Shqiptar ka qene nga me te tmerrshmet ne bote, por nuk merrej me nje idiot delirant si A. Kondo.

  15. Nick says:

    E ndoqa me vemendje dokumentarin mbreme, por te them te drejten, me erdhi vetem keq per babain e sigurisht per te gjithe familjaret e tij! Pershtypje me beri edhe nje episod i treguar, ku i ndjeri urdheronte te atin te hiqte fotografine e Hoxhes nga muri dhe te varte te veten diçka e tille. Me duket e pazakonte qe ne ate kohe per me teper, djali te perdorte te tille gjuhe me prinderit, shef shtabi i gardes tjetri!
    Me ato sa lexova ne komentet me siper, perforcoj idene qe nuk behet fjale per ndonje disident te mirefillte por, ne rastin me te mire, per nje te ri te perkedhelur, jashte çdo kontrolli, qe beri ate qe beri thjesht nga egoizmi i semure. Historirat me sigurim pastaj, pa lidhje! Kush e kishte realizuar dokumentarin, te dali te sqaroje qellimin se na çuditi!

  16. Futja kot says:

    Ka 30 vjet qe e degjojme ket histori dhe askush nuk sqaron se pse duhej te shpenzonte para Sigurimi i Shtetit per te ndjekur apo bere atentat Kondos. Cila ishte arsyeja?!

  17. Fredi says:

    Ja o Ceno na thuj ti pse Andi Bushati eshte qen besnik i Berishes.Ja si e boj lidhjen un katunari.Mediun e boni kryetar te komitetit olimpik Ramiz Alia.Mediu kishte ne Suedi njerez te arratisur te angazhum kunder sistemit ne Shqiperi.Boj hesap dhe koncertet e Ansamblit Artistik te shtetit i prishnin si huligane.Saliun na e la peshqesh Ramizi.Mehdiu dhe familja e tij nuk jane aq te varfer.Andi Bushati bon sikur e ka pjell Hamit Matjani.Boje vet lidhjen o Ceno.

  18. Zylo says:

    Thone se dora qe te ushqen nuk duhet kafshuar.Ai dhe shume sportiste dhe artiste ishin me te privilegjuar.Te burgosurit politike torturoheshin perdite nje pjese tjeter e shqiptareve zinin rradhen per buke ndersa ky i ra me shqelm.Perfundimi dihet ky vdiq ata qe e hoqen qafe jane akoma gjalle.Si Nga sigurimi i shtetit ose UDB.Cdo gjurme eshte fshire nga koha dhe personat pergjegjes

  19. Nxenes i 11Janarit says:

    alexandri ish nje gje e trashe. kish mbetur kaq here ne klase sa kish arritur ne te njejtin vit me te vellane me te vogel dhimitraqin. ishin nxenes ne klasa paralele te shkolla 11 Jananri ne Tirane. I kam pase ne klasa paralele.

    Gje me te trashe nuk kish. Nuk arriti te mbaronte as 8vjecaren. E ju na e beni tani sikur ish hero.
    OI plaste b… sigurimit per nje cope debil si ai.

    Pastaj a e kuptoni o njerez qe ja ngrini vleren ne qiell Sigurimit, dmth e kish doren kaq te gjate sa bente cdonte dhe ne USA.

    Po aman se na hapet barkun.

    I thone USA.

    Ose eshte krujt me mafioze te vjeter atje dhe ja bone… ose sic i shikoni ne Tiranen e sotme per dite, keta kokboshat bien ne makina, ose jane te droguar ose te pire dhe bejne aksidentet rrugeve te Shqiperise.

  20. Nxenes i 11Janarit says:

    alexandri ish nje gje e trashe. kish mbetur kaq here ne klase sa kish arritur ne te njejtin vit me te vellane me te vogel dhimitraqin. ishin nxenes ne klasa paralele te shkolla 11 Jananri ne Tirane. I kam pase ne klasa paralele.

    Gje me te trashe nuk kish. Nuk arriti te mbaronte as 8vjecaren. E ju na e beni tani sikur ish hero.
    OI plaste b… sigurimit per nje cope debil si ai.

    Pastaj a e kuptoni o njerez qe ja ngrini vleren ne qiell Sigurimit, dmth e kish doren kaq te gjate sa bente cdonte dhe ne USA.

    Po aman se na hapet barkun.

    I thone USA.

    Ose eshte krujt me mafioze te vjeter atje dhe ja bone… ose sic i shikoni ne Tiranen e sotme per dite, keta kokboshat bien ne makina, ose jane te droguar ose te pire dhe bejne aksidentet rrugeve te Shqiperise.
    OSEEE ja beri UDB vete. E pa sec idiot ish dhe e zhduku te mos i dilnin sekrete e te mos paguante rroge me.

  21. L.R says:

    Kam pasur fatin ta shikoje nga afer te ndjerin Kondon ne S.Trenit ne Pogradec (diku viti 1987)ku po prisnim trenin PG-DR-TR dhe me thene te drejten cun artist nga pamja e jashtme ,veshje sportive me nje cante po sportive dhe po ato vite thonin ne zhiro qe ka qene trupi,-fiziku me i mire ne Shqiper dhe me te vertete gjigant dhe i pashem.
    S’po zgjatem me.. le ta kuptojne si cun artist pasi jeta e tije ne kulmin e rinise iu n’derpre me aksident makine .

  22. Pato says:

    Jane nje tufe idiotesh gazetare qe marrin rrogen qyl me histori te tilla… E vetmja merit e ketij peshengritesi ishte se ne ate kohe ishim shume te izoluar dhe dicka e pazakonte ju dukej njerezve legjende. Ndersa sportistet dhe ndonje artist kishin nje gjysem dritare te hapur. Mos harroni
    qe me nje pale xhinse ne ate kohe apo nje bluze e huaj te merrte ne goje nje qytet i gjithe e jo me dikush qe hante e pinte me mire se femijet ne bllok dhe vishte rroba te prodhuara me perendim kjo fale babait te tij qe kishte qene vete oficer Sigurimi dhe me vone me garden. Te gjithe e dinin qe fliste neper Tirane por ja kishin vizen si debil dhe i semure mendore.. Sa per sigurimin duhet ta kuptoni qe sa me larg shqiperise te veje aq me mire ishte per ta, sa me larg aq me te lehte e kishin.. Sigurimi nuk tregoji kurre interest megjithese Kondi ishte i deshperuar per pak vemendje edhe kur si debili shante shqiperine jashte nderteses se OKB. Askush nuk i kushtoi vemendje as shteti amerikane dhe as ndonje agjenci e huaj as greket e serbet nuk u moren me te. Vetem ca vemje e deshtak ndenjen me te dhe u katandis me droge dhe iku fare nga mendja, u pendua thelle qe la shqiperine.

  23. Lani says:

    O L.R Aleksander Kondo ne 1985 eshte arratisur.Ti e paske pare ne Pogradec ne 1987? E ngaterron me ndonje tjeter.Se viti qe thua nuk perkon.

  24. VLADIMIR says:

    L.R Me sa duket e ke pare Aleksandrin ne Enderr ne Pogradec dhe ne viti 1987.Aleksandri ka qene ne Amerike ku edhe vdiq ne 1987.

    1. L.R says:

      Ndjese Ladi.
      Cdo vit benim nga nje zhiro tek te afermit ne Korce me prinderit e mi, kam qene adoleshent dhe gabova vitin, ndoshta 1984, jo qe e njoha une.. por me thonin prinderit pasi une kam qene te 14vjec.RESPEKTE.

  25. labi says:

    perdorimi i steroideve anabolizante te shkaterojne trurin. ai i gjente keto ilace nga jashte per fryrje muskujsh dhe ne nje kampionat jashte doli me doping te larte.

  26. o ben prifti ta mberthen ca ke o qen qe shan gjithken.

  27. Artur says:

    Aleksandrin e vrane kurvat qe jetojne ne amerike se gjoja aleksandri kishte pranuar kushtet e udb per ta pru ne amerike kjo ishte loja e kurvave ne shqiperi dhe kurvave ne amerike gjoja ishin te arratisur dhe I kishte çuar enver hoxha vete une kam qene ne amerike dhe sandri shkrete rrinte ke pizza ramiz danit nga kruja familija abaz kupit cuni abazit ishte officer I emigracionit dhe quhesh nerim kupi abazi me enverin ishin aleate por u prishen per interesa posti prandaj aleksandrin ata e vrane me pagese sigurimi dhe spiunat qe jetonin ne amerike per ti bere presion popullit qe ata qe do arratisen keshtu do ta pesojne si aleksander kondo thoshte muho asllani ne durres prandaj shteti duhet ta shpalli aleksander kondon hero kombetar dhe I pa harruar qofte kujtimi tij

  28. Lexuesi i durueshem says:

    Keqardhje per moshen e tij te re, kur u nda nga jeta!
    Ngushellime familjes.
    Persa i perket paraqitjes se tij si kallëp – bukuri. Nga mendja dhe veprimet – nje axhami.
    Teorite me filma, ndjekje, spiunazh e sigurim – përralla per adoleshentë e te semure psiqikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール 価格

    ラブドール 新しくて高品質の人形は、中古の人形にはない、より楽しくて新しい機能も提供できます。 また、ショップで新品のダッチワイフを購入した場合は、その保証を取得するだけで、保証期間内に問題が発生した場合は製品を交換できます。

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje