Partia Socialiste iu është përgjigjur thirrjes urgjente të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për dorëzimin e emrave të propozuar për KZAZ-të.
Në një deklaratë për mediat, Taulat Balla tha se emrat do dorëzohen brenda ditës së sotme.
“Brenda diitës së sotme do të dorëzojmë në KQZ emrat e anëtarëve të rpopozuar nga PS për KZAZ.
Çdo parti politike ka detyrimin për t’iu përgjigjur afatit të depozitimit.”
Ndersa shtoi: “Nuk besoj se PD s’do marrë pjesë në zgjedhjet vendore të qershorit.”
Balla gjithashtu i është përgjigjur edhe djalit të ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha lidhur me ngjarjen e Gërdecit ku është i implikuar.
Teksa ka komentuar vendimin e gjykatës së Floridës, Balla nënvizoi se ky ka qenë një krim shtetëror dhe askush nuk do të largohet nga përgjegjësia. (TemA)
vijon
Shteruan komentet qe kur ish opozita u zhduk pa lene gjurme, vetem ndonje sorre apo korb i vogel mund te dale e te shkruaj diçka per te kujtuar se jane akoma gjalle.