“Dorëzoni urgjent listat e komisionerëve”, PS i përgjigjet ultimatumit të KQZ, PD dhe LSI jo

18 Mars 2019, 15:01Politika TEMA

Pas thirrjes së KQZ, Partia Socialiste ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrat e komisonerëve për KZAZ-të.

Ndërkohë burime nga selia blu bëjnë me dije se PD nuk do të dorëzojë asnjë emër për KZAZ-të.

18 marsi, pra sot është afati i fundit për dorëzimin e listave për KZAZ, ndërkohë që as LSI ende s’ka dorëzuar asnjë emër.

Në një deklaratë bërë për mediat paraditen e sotme, KQZ iu bëri thirrje të gjitha forcave politike për dorëzimin e listave.

Në deklaratë thuhej se “KQZ është e vendosur të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat në propozime, ndaj kërkon që partitë politike të depozitojnë urgjent propozimet e tyre për anëtarë të KZAZ-ve, brenda ditës së sotme dhe të mos bëhen shkak për cënimin e administrimit të procesit zgjedhor”.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje