Majko tregon pse s’mund të bëjë ndërmjetësin: Kriza, pasojë e mbylljes së ciklit të politikanëve të pas ’90-të, për zgjidhjen do vendosin ndërkombëtarët me imponim

18 Mars 2019, 13:18Politika TEMA

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, beson se vetëm një marrëveshje mes maxhorancës dhe opozitës do ta zgjidhte situatën politike të krijuar në vend.

Për ish-Kryeministrin, vendimi i opozitës për djegien e mandateve dhe për t’u larguar nga Parlamenti ka qenë shumë radikal, ndaj edhe kërkon që situata të zgjidhet përmes një ndërmjetësimi dypalësh.

Në një intervistë të dhënë për median maqedonase “Almakos”, ministri i qeverisë Rama beson se nëse nuk do të ketë një marrëveshje, atëherë do të jenë ndërkombëtarët që do t’u imponohen palëve për një zgjidhje përfundimtare.

“Padyshim që opozita ka zgjedhur një mënyrë shumë radikale për të krijuar ngjarje që të tërheqin vëmendjen e plotë mbi të. Sa do ia dalë, kjo është një pikëpyetje që rëndon më shumë mbi të se sa mbi maxhorancën. A do të kemi ndërmjetësim? Unë mendoj se po.

Do të kemi ndërmjetësim. E mira do të ishte që kjo histori të mbyllej midis palëve. Por tani mendoj se kemi ardhur në një pikë që gjërat po vështirësohen, nuk po lehtësohen.

Shqetësimi im është se do të vijnë ndërkombëtarët dhe do na thonë: Do bëni kështu dhe kaq”, deklaron Majko.

Ndërmjetësimi

Emri i ministrit të Diasporës është sugjeruar edhe nga eksponentë të lartë të opozitës si një kandidaturë konsensuale për Kryeministër apo edhe për të ndërmjetësuar mes palëve.

Por pavarësisht kërkesës së opozitës, Majko mohon se do të bëjë ndërmjetësuesin mes palëve, pasi, sipas tij, edhe pozicioni që ka si përfaqësues i qeverisë e bën të jetë në konflikt interesi.

Majko sqaron se me shumë përfaqësues të opozitës ka mjaft marrëdhënie të mira, por gjithsesi kjo nuk e nxit atë të marrë rolin e ndërmjetësuesit.

“Jo, jo, nuk do pranoj të jem unë ndërmjetësues mes palëve. Unë kam konflikt interesi sepse jam anëtar i qeverisë.

A kam unë marrëdhënie miqësore me kolegët e mi të opozitës? Po, është e vërtetë që kam marrëdhënie mjaft të mira me ta.

Unë karrierën politike e kam filluar jo në Partinë Socialiste direkt, por në Lëvizjen Studentore, duke qenë një nga drejtuesit e saj. Më pas, qëndrova i majtë, nisur edhe nga arsye familjare”, thekson ministri për Diasporën.

Sipas Majkos, kriza politike në vend është krijuar si pasojë e mbylljes së ciklit politik të një brezi politikanësh, që hyn në politikë pas viteve ’90.

Ministri i qeverisë flet për një marrëdhënie delikate të krijuar nga aksioni i opozitës, për të cilën ai beson se maxhoranca duhet të gjejë një zgjidhje.

“Politika në të gjithë shtrirjen e saj është një marrëdhënie me ëndrrën për të ardhmen. Në momentin që ti e humbet atë, atëherë ti je i vjetër në politikë dhe të ka ardhur koha të ikësh.

Ajo që po ndodh aktualisht në politikën shqiptare është një mbyllje cikli të brezit që hyri në politikë në vitet ’90 dhe sidomos e atij brezi që filloi nga 2005 e në vazhdim. Kjo sigurisht është një marrëdhënie delikate, të cilën ne duhet të gjejmë mënyra për ta zgjidhur”, deklaron Majko.

15 komente në “Majko tregon pse s’mund të bëjë ndërmjetësin: Kriza, pasojë e mbylljes së ciklit të politikanëve të pas ’90-të, për zgjidhjen do vendosin ndërkombëtarët me imponim”

  1. Spinoza says:

    E sakte fundi i ciklit qe ka filluar jo mbas 90-s por 1945-s

  2. Cuku says:

    Ik o Majko
    Ti je njeriu I Ramiz Alise bashke me Berishen,Nanon dhe Like Floririn
    Ti je nje vemje dhe kaq

  3. uskania says:

    Ky është një MUT I MADH!

  4. veronika says:

    Po edhe per ju duhet te mbyllet cikli i politikes se edhe ju keni qelbur ne gjithe keto vite keni qe nga viti 1990.

  5. Pa emer says:

    Grric bythen Majko, Kush je ti ? Nuk te ka votuar njeri qe ben si important.

  6. BRSS says:

    TI DUHET TE IKESH I PARI NGA POLITIKA O HAJDUT MUTI QE NUK LE AVJON DHE TANK PA SHITUR DHE LEKET I ÇONE TE GOPI SATEME O ZAGAR IK O TRAP SE VETEM BURRE NUK JE TI JE NJE MUTE QE AKOMA FLE MEMAMAN

  7. Freeman says:

    O Majko,
    Ti e ke mire me te gjithe, se je i pa afte, perfitues nder vite per veten dhe te afermit e tu. Te ngrihen veshet perpjete kur te thone se mund te besh rolin e ndermjetesit. Po a nuk e kupton se te permendin ty, thjesht per alibi, se ne fakt e dine se ti s’di te besh asgje dhe te marrin si te duan prej hunde! Opozita nuk kerkon zgjidhje, por destabilizim nga padurimi per pushtet e privilegjet e humbura dhe nga frika e ndeshkimit nga drejtesia e re. Ne se duhet te ikin disa, ti je i pari, te tjeret si ti, kane ikur me kohe. Ti s ‘te ofron asgje, je velur me aq shume privilegje sa qe zgjidhjen e shikon tek qeveria, duke nenkuptuar zgjedhje te reja. Leri politikanet e rinj te bejne dicka te mire per vendin dhe te ardhmen e femijve tane! Boll mban, pa e kuptuar dhe ne menyre sempliste, anen e krimineleve dhe te abuzuesve me pushtetin!

  8. lana says:

    Jane mesuar keta te Lulit dhe ty Majko do te thone pas 1 muaji si kryeminister Majko Ik se sdin te bejne gje tjeter.

  9. Zigur Q(K)arri says:

    I ka ngel ne dere PS ky debili

  10. Majko Presidenti says:

    Ky eshte bere qesharak. Nuk merr vesh se si Demokracia punon. Marreveshje thote idjoti. Marreveshja or qyp eshte populli. marreveshja jane zgjedhjet. Kjo eshte e vetmja rruge qe perdoret ne Perendim. Marreveshje midis te mires dhe te keqes quhet marreveshje ne koken tende. Njelloj sikur hajduti ne gjyq te kerkoje marreveshje me te demtuarin. Ja thote hajduti, jam dakort qe i demtuari te marri gjysmen e kesaj qe i kam vjedhur. Eh Majko, Majko, pjelle e genit bastard shqiptar…..

  11. Konica USA says:

    Ky mundohet te beje ekuiibristin,duke vene ne nje balance kriminelin Sali Qenin me pjesen tjeter, jo Majko, nuk mund ti thuhet derrit daje.

  12. imigrante says:

    More ktij ja ka qejfi ,me e marr e na ben ter verr,. Froc .leja atij qe e kane votuar

  13. Finoku says:

    Ti jepet drejtimi i vendit ambasades amerikane
    Le te behet nje referendum dhe jam i sigurte se mbi 60% do votojne per dhenien e kompetencave ambasades amerikane
    Vetem e vetem te ikin keta letyrat dhe qelbesirat e politikes shqiptare
    Te shporren Berisha Basha Meta Rama Ruci Nokajt dhe tere handikapatet dhe turmat bageti e bujqesi qe u vene nga pas be beeee beee

  14. Azio says:

    Nuk
    te kuptoj ty more Majko.
    Si mundet te kesh mardhenje te mira me hajdutet,vrases,genjeshtar, kriminel si Saliu,Basha Paloka e tj.kelyshe te tyre?

  15. undefined says:

    Ngeli i papjekur. Femije i lumtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje