VIDEO/ Basha: Jam me shumë vonesë... Protesta do të ketë pafund deri në largimin e Ramës

18 Mars 2019, 16:00Politika TEMA

Kryetari i PD, Lulzim Basha thotë se protesta nuk do të ndalen deri në rrëzimin e Ramwn.

Teksa u pyet nga gazetarët për vendimin e Kolegjit të kryetarëve dhe se a do të kishte protestë ditën e enjte kur dhe është seanca plenare, Basha tha se protestat do të vazhdojnë dhe do të fuqizohen nga dita në ditë.

“Jam me shumë vonesë… Protesta do të ketë pafund deri në largimin e Ramws.

Do t’ju informojmë për çdo datë dhe për çdo zhvillim.

Vendimi i kryesisë është në fuqi, këto janë takime organizative.

Protestat do të vazhdojnë dhe do të fuqizohen nga dita në ditë, nga java në javë, deri sa të realizojmë atë që do çdo shqiptar.

Zgjedhje të lira e të ndershme, një qeveri nga populli, për popullin dhe të popullit”, tha Basha.  (TemA)

4 komente në “VIDEO/ Basha: Jam me shumë vonesë… Protesta do të ketë pafund deri në largimin e Ramës”

  1. Berodha says:

    O ti te shpetlaft mortja ti nuk ke nje ide po shkon si pula pa kry cdo dit e me pak njerez do te te ndjekin

  2. pensionisti says:

    Po pseooo. akoma nuk e kane rrezuar Ramen keta ? Po une e degjova ne televizion vet Bashen e Kryemadhin ,po sidomos ai Vasili ,qe thane se Ramen do ta rrezojme me !6 shkurt ? Pse, u ka ikur ai ? Po,po kane te drejte . U ka ikur qarrataj. E pash ne Berat duke kenduar….
    Nje plak thoshte sot tek kafeneja “Kodra pas bregut ” se Rama do te largohet nga qeveria kur te hipi gomari maje fikut… E pam se kokrat e dashit nuk rane e s’kane per te rene , edhe pse u rrotulluam tre here rreth kryeministrise, po nuk e dim a do hipi gomari maje fikut ?
    KJo ka per te ndodhur ,- ia priti tjetri.
    Si ka mundesi – foli i habitur nje tjeter pjestar i debatit.
    – Po ,more ! Mos u habisni ! Nje lloj eshte si te hipi gomari ,si te hipi Badha apo Flamur Noka. A nuk jane njellji ?

  3. marjani says:

    gomari ngeli me barre.kur ta zene te pjellat do marri prap mikrofonin kush e duron.

  4. Taraboshi says:

    Ti me gjithe bashkepunetoret tuaj para Rames jeni si milingona ose sic i thone Korcaret si marauzhga.Ariu nuk don me ja dite nga keto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje