Poli i ri politik i opozitës, deputeti i ri tregon prapaskenat: Do ketë prurje të reja në Kuvend

18 Mars 2019, 16:47Politika TEMA

Deputeti i ri Ligoraq Karamelo ka folur për opozitën e re dhe ristrukturimin e forcave opozitare.

Karamelo u bë pjesë e Kuvendit pasi mori vendet e lëna bosh nga demokratet ne listën e Korçës. Ai ishte futur në këtë listë si përfaqësues i PBDNJ e cila u bë koalicion me PD në atë që u quajt Republika e re.

Ligoraq Karamelo nga Korça: Unë jam një opozitar, i qëndroj linjës sime të opozitës dhe ende nuk e kemi bërë deklarimin cilën parti do përfaqësojmë.

Unë jam pjesë e PBDNJ, në marrëveshjen e 2017 nuk u lejua kandidimi i partive të vogla dhe partitë e koalicionit u futën në listen e PD. Përfaqësoj elektoratin tim, ne jemi një elektorat i konsoliduar, kemi ndihmuar PD në 2017 dhe është ky elektorat që më sugjeroi të bëhem pjesë e Parlamentit.

Sa i takon polit të ri politik, ne jemi duke ristrukturuar forcat opozitare, priten prurje të tjera për të shtuar numrin e deputetëve në radhët e opozitës. Bëhet fjalë për një opozitë në parlament që do të marrë përsipër që të çojë përpara proceset integruese, reformën në drejtësi, është opozita e re që po krijohet në Parlament.

1 komente në “Poli i ri politik i opozitës, deputeti i ri tregon prapaskenat: Do ketë prurje të reja në Kuvend”

  1. SELIM MYRTJA says:

    Qe e ke, mire e ke, hipI lart dhe coje perpjete dhe mos e ngec,pronaret e pd-se jane damllakosur,c’bem ne qe dogjem madatet dogjem parat dhe Sulltani Kara- putani qane dite e qane nate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje