Ambasada gjermane "shuplakë" për Bashën dhe Kryemadhin: Parlamenti vendi kryesor për zhvillimin e debatit politik, mbështesim qeverinë e legjitimuar dhe mbajtësit e mandateve

18 Mars 2019, 17:35Politika TEMA

Ambasada gjermane ka reaguar lidhur me situatën politike në vend.

Duke komentuar zhvillimet e fundit, ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë Susanne Schütz, jep garanci për qeverinë aktuale dhe për deputetët që nuk kanë dorëzuar mandatin.

Diplomatia e lartë e Berlinit nënvizon se Parlamenti është vendi kryesor ku duhet të ngrihet debati.

Deklaratë e Ambasadores Schütz

Shqipëria gjendet përpara vendimmarrjes të rëndësishme të Bashkimit Evropian lidhur me nisjen e bisedimeve të anëtarësimit.

Ndaj tani nuk duhet humbur kohë, në mënyrë që reformat e nisura të vijojnë më tej dhe të arrihen rezultate të tjera konkrete në pesë prioritetet kyç.

Përshëndes faktin që – edhe pse ngadalë – reforma në drejtësi po ecën përpara në mënyrë të pandërprerë. Ajo është një sukses; ndaj procesit të reformave nuk ka alternativë, ai është i pakthyeshëm dhe unik në rajon.

E rëndësishme është që edhe Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, si instrumenta të rëndësishëm korrektivë të shtetit ligjor, të mund të jenë së shpejti sërish funksionale.

Në këtë kontekst përpara duhet të çohet edhe ngritja e strukturës së SPAK-ut. Ne presim hapa të tjerë përpara edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Të gjitha këto përpjekje janë të rëndësishme për të bindur shqiptaret dhe shqiptarët, por edhe investitorët e huaj, që drejtësia shqiptare garanton siguri ligjore.

Ne respektojmë vendimin e secilit deputet dhe të pasuesve të tyre në lista për dorëzimin, pranimin apo refuzimin e mandateve. Njëkohshëm theksoj, se në demokraci parlamenti është vendi kryesor për zhvillimin e debatit politik mes partive politike. Qeveria Federale do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me qeverinë aktuale të legjitimuar në mënyrë demokratike si dhe mbajtësit e mandateve në Kuvend.

Shprehim keqardhjen e madhe, që megjithë bashkëpunimin fillimisht të mirë mes shumicës dhe opozitës, reforma zgjedhore deri më tani nuk është miratuar. Zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbetet një komponent i rëndësishëm në ndërtimin e një sistemi zgjedhor solid në Shqipëri, i cili do mund të gëzojë besimin e qytetarëve.(TemA)

4 komente në “Ambasada gjermane “shuplakë” për Bashën dhe Kryemadhin: Parlamenti vendi kryesor për zhvillimin e debatit politik, mbështesim qeverinë e legjitimuar dhe mbajtësit e mandateve”

  1. mirel says:

    DEGJOJENI gjermanine,,,,shtetin me serioz ne Europe,,..///

  2. elvira says:

    Zonja ambasadore :-Jetoni Ju ne Shqiperi apo diku tjeter?

  3. Ardjan says:

    (Edhe pse ngadal…) thotë ambasadorja ref.në drejtësi po përparon! Problemi është se A ka faj mazhoranca pēr ecjen ngadal të ref.drejtësi? Sa e ka vlërësuar ajo votën masive popullore të 2017 për reforma? A e ka dashur Ps një ref. kaq të thellë apo kjo është arsyea e “ngadalësis”? Si ti lexojë populli burokracit , ska ambjente ska personel ska fonde? A është “ngadalëse”dhe qëllimtë rroga për “komandot”e organeve të drejtësisë?….etj

  4. Drini says:

    Vielen Dank Frau Botschafter! Vielen Dank Deutschland für Ihre enorme und freundlich Unterstützung!
    Falemindertit Znj. Ambasadore! Faleminderit Gjermani per ndihmen e jashtezakobshme dhe miqesore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje