Një nga lojtarët që Kristian Panucci, vendosi të lërë jashtë për dy sfidat e para eleminatore të Kampioantit Europian kundër Turqisë dhe Andorrës, ishte ai i Ermir Lenjanit, i cili edhe po kalon një formë mjaft të mirë nuk është grumbulluar.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, mbrojtësi ka deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e Shqipërsië derisa trajner të jetë Kristian Panucci.
Kjo vendim i Lenjanit vjen për mos respektin siç shkruan ai, që ka shfaqur trajneri kundrejt tij.
“Që nga viti 2013 jam pjesë e Kombëtares shqiptare dhe ndihem krenar për këtë gjë. Saherë jam ftuar e kam pranuar ftesën me dëshirën më të madhe pasi çdo herë kur e kam veshur fanellën kuq e zi e kam veshur me shumë dashuri. Kam qenë gati gjithmonë, kam sakrifikuar shumë, jam gjakosur, kam qarë e kam qeshur si futbollist i Shqipërisë.
Kam pranuar edhe stolin, por jam respektuar gjithmonë. Tani në dy vitet e fundit jam duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, por po injorohem nga trajneri momental i Kombëtares. Nuk kam luajtur asnjë minut në Ligën e Kombeve, por nuk kam bërë zhurmë dhe kam vazhduar të punoj edhe më fort. Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por JO.
Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djal i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar”, shkruan Lenjani. (TemA)
Shume mire e ka dhe eshte shume i rendesishem ne krahun e majte ku edhe sulmon rrezikshem. Lojtar shume i vleresuar, kokeulur dhe i dashur per tifozet. Ky trainer karagjoz na e hoqi edhe deshiren per te pare kombetaren. Sa e ka marr ky nuk me intereson me luan apo jo kombetarja. Edhe stadiumi nuk mbushet me. Hoqi edhe Strakoshen!
Bravo djalit ! Me sa duket Panuci ka ide te madhe per veteveten .
Une e kuptoj frustrimin e Lenjanit, mirepo, ne kete rast eshte shume gabim. Ai duhej ti gezohej mundesise dhe ti deshmonte trajnerit ne fushen e lojes qe e kishte gabim. Kombetarja nuk eshte as e Panuccit e as e Lenjanit por secili i ka detyrat e tij. Panucci vendos kush luan, e ai qe luan duhet te ndihet krenar per mundesine dhe te shprehet vetem ne fushen e lojes. Nese une do isha trajner dhe do vija pas Panuccit, do e konsideroja Lenjanin vetem nese do kerkonte falje per kete gjest.