Një seancë e tensionuar ka qenë ajo e sotmja në gjykatën e Tiranës ku do të lexohej mbrojtja e 4 të akuzuarve për vrasjen e Marvi Mihalit.
Ka pasur përplasje mes familjarëve të djalit që u vra në korrik të 2017 për një karikues telefoni dhe prindërve të të arrestuarve si autorë.
Këta të fundit pretendojnë se familja Mihali ka kërkuar mbi 320 milionë lekë dëmshpërblim por nga ana e tyre familja Mihali e mohon.
Përplasja ka vijuar më pas jashtë ku e ëma tha se për të arrestuarit po jepet dënim i ulët
Fatmira Mihali: “Nuk e di, ky gjyq është për të bërë drejtësi për Marvi Mihalin apo ti lehtësuar autorët. Prokurori tha se Eugen Bitraj dënohet me 18 vite sepse ka lehtësi për shkak se është dorëzuar. Nuk është dorëzuar, e nxori ai Artan Lulaj.
E nxorri ai, se ishte brenda. Siç ikën dy të tjerët dhe po bëjnë pushime në ishujt e Greqisë. Ndërsa djali im po tretet në dhe.
Jam e prekur nga shpifje të tilla. Ja thershin djalin në burg, dhe ta shikojnë a bëjnë dot pazare, a ka çmim për gjakun për e fëmijëve të tyre. E provofshin në kurrizin e tyre dhimbjen e madhe që po përjetoj unë.”
Nëna e të riut akuzoi drejtorin e policisë gjyqsore se ka intimiduar dëshmitarët.
Ajo tha se do vendosë drejtësinë me çdo kusht:
“Është vrasje me paramendim në bashkëpunim. Jo vetëm që e vranë, jo vetëm që nuk u dorëzuan në polici. Të gjithë dëshmitarët janë intimiduar nga oficieri i policisë gjyqësor. Nuk do ndalojmë për asnjë minuta.
Deri sot kemi thënë që do presim drejtësinë, por drejtësinë do ta vendosh me çdo kusht derisa të kem frymë. Boll i kam duruar baballarët e kriminelëve duke më prekur, më parë. Nuk kanë lënë gjë pa bërë dhe tani vijnë aty shpifin dhe gënjejnë.”
Seancen e kaluar prokuroria kërkoi 24 vite burg për Dejvi Bitrën, 20 vite për Marsel Allën, 25 vite për Gridens Allën, ndërsa 18 vite burg.
te dyja familjet duken mir vetem dajak femijet e edukuar te vriten per nje karikuse telefoni vetem ne shqipri ndodhin
Keta lloj prokuroresh e gjyqetaresh , duan tjua tregosh te femijet e tyre. Qe mos ta bejne me gabimin.