Burg përjetë për “kasapin e Ballkanit”, reagon Meta: Drejtësi e vonuar

20 Mars 2019, 16:59Rajoni TEMA

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Hagës për të lënë në burgim të përjetshëm, Radovan Karaxhixhin të ashtëquajturin “kasapi e Ballkanit”.

Në një shënin më facebook Meta shprehet se një vendim i tillë është jo vetëm një drejtësi e vonuar,  por edhe një dëshmi që duhet bashkëpunim e paqe mes kombeve, vendeve dhe popujve në Gadishullin e Ballkanit.

“Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, që dënoi Radovan Karaxhiçin, është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por mbi të gjitha një thirrje që mos të harrojmë urrejtjen etnike e genocidin që buron prej saj dhe një mësim për të punuar pa u lodhur për bashkëjetesën e harmoninë mes popujve, kombeve dhe etnive në Ballkan”, shprehet Meta.

Afër 20 vjet pas masakrës së Srebrenicës, përgjegjësi kryesor politik, ish-drejtuesi i serbëve, Radovan Karaxhiç, 73 vjeçar u dënua me burgim të përjetshëm.

Këtë e bënë të ditur gjykatësit e Tribunalit të Hagës. Në instancën e parë Karaxhiç u dënua me 40 vite burgim.

Radovan Karaxhiç, qe shpallur fajtor në vitin 2016 për për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve e zakoneve të luftës, lidhur me rolin e tij udhëheqës në fushatën e terrorit ndaj popullsisë civile, përfshirë masakrën e Srebrenicës, ndër mizoritë më të rënda në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Ai qe dënuar atëkotë me 40 vjet heqje lirie.

Gjykata e shpalli fajtor për gjenocid për masakrën e Srebrenicës, që synonte vrasjen e “të gjithë burrave të aftë për luftë” dhe shfarosjen e komunitetit mysliman boshnjak në atë zonë në korrik të vitit 1995, pasi forcat serbe e morën nën kontroll qytetin që ishte shpallur “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

Radovan Karaxhiç u dënua për përndjekje, shfarosje, deportim, zhvendosje të dhunshme dhe vrasje – por u lirua na akuza për gjenocid lidhur me një fushatë për të përzënë myslimanët boshnjakë dhe kroatët nga fshatrat e pushtuara nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1992- 1995.

Radovan Karaxhiçi, ishte zyrtari më i lartë që përballet me Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë, lidhur me luftën e Bosnjës, në të cilën u vranë mbi 100 mijë veta.

Radovan Karaxhiç qe arrestuar në korrik të vitit 2008 në Beograd, pas 11 vjet arratisjeje.

(TemA)

18 komente në “Burg përjetë për “kasapin e Ballkanit”, reagon Meta: Drejtësi e vonuar”

  1. zhaku i pamposhtur says:

    Sa boshe tingëllojnë fjalët e tua..drejtësi vërtetë e vonuar veç u vendos. ..në Shqipëri kush do vëri dorë e të vendosi drejtësi ..sa turp për ty që të urrejnë të gjithë shqiptarët..duhet të jesh presidenti më i urryer në gjithë globin ..po të kishe pak humanizëm në shpirtin tënd nuk duhet ta pranoje pozitën e presidentit sepse përveç se ke nofkën’ilir floriri ‘je i kapur në flagrancë nga kamera…shumë e rëndë. .mundohem të sjell veten time në pozitat e tua dhe më dridhet mishi. .jam i sigurte që një ditë edhe ti do marrësh atë që meriton. .president hipokrit..sa turp..

    1. Kalec Dega says:

      Dicka e ka ngacmuar Liken qe reagoi kaq shpejt…

    2. Flm says:

      O Zhakuuuuu
      Lere c’ka bere Meta, Saliu Basha … ato kane marre rrugen e drejtesis, por shiko super-vjedhjet e Rames, Veliajt … qe po bejne keto momente.
      Kane hedhur “tymueset” e korupsionit te opozites per te humbur gjurmet e tyre.
      ###
      Sa per deklaraten e Metes … ke shume te drejte, fjale boshe dhe nacionalizma te shpelara (doja te shtoja) per te cilat eshte i etur mileti i torollisur Shqiptar.

  2. Cuku says:

    Ajde Like Floriri I shkofsh mbrapa bashke me Saliun ,Nanon,Mediun ,Monen dhe Lulushen

  3. Eri says:

    Sa fallco eshte Like Muti.

  4. birce says:

    ME TE VERTETE DREJTESI E VONUAR…. PO KESHTU E VONUAR ESHTE PER KARAXHICIN SALI BERISHA DHE ILIR FLORIRIN.

  5. ceni boston says:

    Rradha do te vije shpejt edhe ty o Like mashtrusi!

  6. Dori says:

    Ne fakt, i vonuar eshte edhe denimi i hajdutit te Floririt te Kerrabes dhe CHEZ-it…

  7. Leskovik says:

    Preshident me kurva ne bote!

  8. çeço Selimi says:

    Tashme shqiptaret e kane mesuar historine se Sali Rame Berisha eshte djali i Vuke Karaxhixhit, pra vellai (nga babai ) i Radovanit . Siç duket atje ne burgun e perjetshem mund te bashkejetojne te dy : Saliu dhe Karaxhixh !

  9. Tz says:

    Edhe per ty o zagar duhet ku denim per cfar I keni bere popullit tuaj,Ai eshte I nderuar nga populli I tij.

  10. Niku says:

    Se shpejti edhe ne koken tuaj z. President!

  11. Jef says:

    Po z. President , kjo po ndodh dhe me ty, po presim drejtesi (te vonuar)…

  12. Vlora says:

    Dhe per ty dhe Berishen eshte e vonuar,sepse e ke dobesi Karaxhixhin tone.Me mire vine se kurre.Jeni te dy mostra qe keni punuar ne harmoni per Te vjedhur kete popull njeri I majte tjetri i djathte,me lodra si kur keni pasur kritika njeri tjetrit.Qeveria juaj PD dhe LSI ka qene nje bande mafioze qe e vodhen dhe ropen kete popull.Do vij drejtesia,e vonuar por do Te vij edhe per ju .Me qetesi dhe dashuri

  13. enter"" says:

    Drejtesi e vonuar edhe per ty Ilir Meta….o njeri I ndyre

  14. ariff says:

    Ajde dhe ne koken tende sa me shpejt ,me te njejtin denim. Perpelitu sa te duash BURGU te pret, dhe paç kemben e mbare edhe per Mona çizmen .

  15. Ben says:

    Ashtu si dhe ty. Ilir.Meta! Drejtesia vonon po nuk harron! Pyet ate mafiozin nje New York qe e vrau nje djale I ri per.nje.femer dhe jo per pazare mafiozesh.

  16. Arifi says:

    E vonuar o posi jo!! Hahaaaaa ca gallate. Edhe per ty keshtu do thoj karaxhici kur ti thon qe te mbyllen dhe ty. Dale dale hahaaaaaaa sa do qeshim .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje