Presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker deklaroi sot se nuk pret që të merret një vendim për shtyrjen e marrëveshjes së Brexit, në samitin e kësaj jave të BE.
”Bisedimet për shtyrjen e afatit për negociatat e Brexit me shumë gjasa do të mbeten për javën që vjen”, deklaroi Juncker për radion ”Deutschlandfunk”.
Britania e Madhe pritet ta lërë BE-në më 29 mars.
Kryeministrja britanike, Theresa May ka përgatitur një marrëveshje paraprake me liderët e BE-së për të diskutuar detaje më të hollësishme të largimit, por nuk ka mundur të vijojë me masa të mëtejshme nëpërmjet parlamentit britanik.
Liderët e BE-së pritet të mblidhen në samitin e radhës në Bruksel të enjten dhe të premten, ku May pritet të kërkojë shtyrjen e afatit të marrëveshjes së Brexit- it në mënyrë që ajo të ketë mundësi të arrijë një kompromis ku të vendosë mbi fatin e marrëdhënieve të mëtejshme të Londrës me BE-në pas Brexit.