Aleati i Bashës del kundër vendimit të opozitës: Kërkon mandatin e deputetit

21 Mars 2019, 16:39Politika TEMA

Aleati i Lulzim Bashës, Adriatik Alimadhi, ka dalë kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve.

Partia e Ballit Kombëtar pritet të ketë deputetin e saj në Kuvendin e Shqipërisë.

Kryetari Alimadhi ishte i përfshirë në listën e PD-së në Qarkun Vlorë.

Në këtë qark PD arriti të merrte vetëm tre deputëte; Agron Shehaj, Nadire Meçorapaj dhe Vangjel Dule.

Ndërsa mbetën pa u zgjedhur Arben Ristani dhe pjesa tjetër e listës.

Mirëpo sot, Adriatik Alimadhi ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit duke pranuar marrjen e mandatit të deputetit.

Ndërkohë, me Alimadhin, numri i deputetëve shkon në 100. (TemA)

5 komente në “Aleati i Bashës del kundër vendimit të opozitës: Kërkon mandatin e deputetit”

  1. Lexuesi i TemmA says:

    Brravo. Balli Kombetar eshte opozite e vertete historike.
    PD-ja eshte thjeshte nje mashtrim i Ramiz Alise e Sali Berishes.

  2. Zeqo Pilafi says:

    Unë kam votuar rregullisht PD. Nuk e kuptoj, kur ata largohen nga përgjegjësia që u dhamë me votën tonë, atëhere pse duhet të votoj më për ta?

    1. Komunist i Penduar Thellë says:

      Ti Pilafo, ik e futi edhe nje fasule, pirdh sa te mundesh dhe pastaj voto per Pidhin e Sateme.

    2. Patjeter qe kurre s’duhet te Votojme me, per kedo nga Ata/Ato qe na lene ne balte Ne votuesve tradicional te PD, duke djegur Voten tone per te shpetuar Berishen me cun e goce etjere ne familje e fis si dhe Lulin me vella e kunat e do shume te tjere kriminele e hajdute ne PD, nga Reforma ne Drejtesi. Ne tradicionalet e PD qe ne fillim deshem vertete Demokraci, dhe jo Parti Demokratike (gjoja e Djathte…) aleate me ekstremin e te Majtes sic eshte LSI, nje Parti Bolshevike-Komsomolase dhe Mafioze 100%. Kjo dyshe ne Opozite qe nga 2017, tashme eshte nje e keqe e jashtezakonshme e Shqiperise, prandaj Ne qe me ideal vertete demokrat, qe ne Dhjetor 1990, nuk kemi pse ti shkojme me pas PD se familjes Berisha e familjes Basha, deri ne degradimin e Protestave te koheve te fundit, qe sot arriti ne me pak se 2000-veta. Me keqardhje per te gjithe ish-PD_istet e Dhjetorit 1990, familja biologjike e Sali Berishes na fundosi si s’ka me keq ne historine e Pluralizmit ne vendet e ish-Lindjes, na kriminalizoi si mos me keq sa dhe vete rregjimi i Enver Hoxhes do na kishte “zili” sot. Mallkimi i Dhjetorit 1990 paska qene Komunisti i fundit i PPSH Sali Berisha dhe pjellat e tij biologjike e politike.

  3. i perndjekuri says:

    AS E KEMI DEGJUAR NDONJEHERE KETE ALIMADHIN,ANONIM…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje