Nga Frrok Çupi
A ndodhet vetë presidenti i Republikës para një ‘grushti shteti’?… Sot qëndroi prapa hijes së ‘grushtit’ në Kili me Allenden, por në fakt mund të jetë më e afërt…
Fjala në shqip nuk është aq e saktë sa në frëngjisht, ku thuhet ‘coup d’état’, ose vetëm ‘coup’. Në shqip është e njëjta fjalë- si ‘grusht’ kundër shtetit, ashtu edhe ‘grushti’ komunist, për shembull. Por edhe kjo ka arsyen bindëse: në vendin tonë, më shumë, njëmijë herë më shumë, ka pasur ‘grushte komuniste’ se sa klasikisht ‘coup d’ètat’. Ne jemi një komb që jemi vetëqeverisur aq mirë edhe në periudhën para-politike sipas kodeve tona, se sa një komb që na ka ndritur ylli i shtetit modern… Edhe këto 30 vjet të demokracisë kur ëndërruam të ndërtonim shtetin modern, në fushë hynë gjithfarë lloj ‘derrash’ dhe i përzien ujërat.
Edhe pse, realisht, këto tre dekada epoka u duk sikur punoi vetëm për kombin shqiptar, prapë shqiptarët e bëjnë gjëmën. Aleatët tanë të mëdhenj të Perëndimit e vunë kombin në rrugën e modernizimit, e bashkuan, i dhanë të drejtën e lirisë në lëvizje, të drejtën e krenarisë si europianë, vendin që i takon në historinë e shteteve…. Jo papritur shfaqet ‘grushti’ kundër gjithë ‘historisë’. Nëse do të shembësh kombin, atëherë qëllo mbi shtetin- këtë mallkim po kryejnë. Pas kësaj mund të përflitemi jo më ‘si shtet- komb’, as si ‘komb- shtet’ që diletantët e quajnë edhe ‘shtet formim’.
Ja ku jemi: Kryetari i shtetit njoftoi se ndodhet para një finaleje. ‘Grushti’ qenka përgatitur shkallë- shkallë, deri lart. Domethënë brenda vetëm një muaji, që nga goditja e deputetëve të Kuvendit mbi besimin e popullit dhe mbi Parlamentin në 20 shkurt, deri në 20 mars kur kryetari i shtetit mbylli ‘piramidën’.
‘Grushti’ i Presidentit:
Ai deklaroi se është bërë gati që ose të dorëzojë ‘mandatin’ e postit më të lartë, ose të kryejë vetëvrasje si presidenti Kilian, Salvador Allende në shtator 1973. Koincidencat në këtë rast janë gati biblike: Allende u vetëvra në 11 shtator 1973, në 11 shtator 2001 u krye grushti më i madh mbi Shtetet e Bashkuara. Presidenti Meta e bëri krahasimin me Alliende edhe për të evokuar qëndrimin ndaj Shteteve të Bashkuara, një letërsi e caktuar e ka akuzuar CIA-n për grushtin kundër Allendes. Edhe në palën që përfaqëson zoti Meta kundër Parlamentit në Tiranë, është akuzuar Amerika dhe Perëndimi në tërësi. Zoti Meta ka deklaruar se ‘modeli’ i tij është kryeministri komunist Mehmet Shehu, i cili ka kryer vetëvrasje.
Pse nuk ishte ndjerë me fjalën ‘grusht’ dhe ‘vdekje’ deri tani zoti Meta, kryetar shteti?
Sepse ‘punëtorët’ e grushtit ndodheshin në punë, akoma nuk kishin mbërritur në majë të kalasë që ndërtohej ‘për gjithë natën’. Qëllimin e zotit Meta e zbuloi shifra 96 e deputetëve që u arrit në Kuvend. Partia e Metës dhe partia e ish- presidentit në vitin 1992- 97,- të dyja ‘dogjën’ mandatet duke qenë të sigurt se Kuvendi do të mbetej me vetëm 74 deputetë të mazhorancës. Ja edhe tre deputetë opozitarë që nuk i dorëzuan mandatet…, kjo nuk e prishte skemën e grushtit. Kur numri arriti në 96, atëherë zoti Meta u alarmua. Ai mendon sipas regjimit të grushtit të shtetit, se me 94 vota, Parlamenti mund të shkarkojë presidentin… Sa ta shkarkojnë ‘armiqtë’, Meta njoftoi më mirë dorëheqjen, ose vetë sakrifikimin alias Allende…
Por edhe për betimin e deputetëve të rinj në Kuvend, partitë e ‘grushtit’ kanë akuzuar Amerikën dhe Evropën. Presidenti nuk i njeh ‘deputetët e rinj’ për të vetmen arsye se bëjnë numrin mbi 94.
Grushti i ’94:
Me 94 deputetë Kuvendi i Shqipërisë bëhet më i fuqishëm se vetë ‘grushti’. Ky është problemi. Me një shumicë të cilësuar në Kuvend mund të miratohen reformat e nisura që bëjnë të mundur afrimin e vendit me BE. Mbi të gjitha- me 94 deputetë garantohet Reforma në Drejtësi. Gjithë ‘grushti’ në fakt nisi për të mbytur Reformën në Drejtësi. Një kastë e tërë politike është e zhytur në krime, në korrupsion, në përvetësime të paligjshme dhe në detin e ‘mos- ndëshkimit’ që e kishte krijuar vetë kasta. Drejtësia e Re që po ngrihet për të gjykuar cilindo fajtor- kjo është ajo që ose duhet mbytur, ose ‘na mbyti!’. Reforma është krijesë e Perëndimit, prandaj Perëndimi është shpallur armik… Atëherë, kryetari i shtetit shpalli ‘sakrilegjin’ sipas stilit të një burri famëmadh, Salvador Allende. Qytetarë të shumtë, përdorurës të mediave sociale, i shkruan: “Zoti Meta, mos dorëzo mandatin, por na dorëzo floririn”.
Me grushtin nuk menduan se mund të fitonin gjë të përjetshme, por sa të hapnin një gropë.
‘Gropa’ është si ajo e vitit ’97, për shembull; ose edhe si e ‘pranverës Arabe’, që këta e kanë për zemër. Domethënë, nëse do të shpërthente një konflikt i madh, luftë, kacafytje, djegie, shkatërrim, njerëz të vrarë në rrugë…, atëherë kush mund ta kishte mendjen te ‘floriri’, domethënë te pasuria e grabitur nga kombi?! Jo, sigurisht. Madje protagonistët për tre dekada të krimit, do të ktheheshin në shpëtimtarë të post- luftës… Kjo dritë në tunelin e ‘grushtit’ është dalluar qartë që në momentin kur autorët e ‘coup d’ètat’ goditën ‘për vdekje’ Amerikën dhe Europën. Këta kanë paralajmëruar Perëndimin që ‘të shikojë punën e vet’, sepse ‘ne shqiptarët i duam më shumë shqiptarët’. Izolimi ynë nga Perëndimi do të na strukte në vathën e deleve të këtyre mëkatarëve, do të na ftonin një nga një për ‘shelegë gostie’ sa herë të kishin ndonjë darkë të mirë… Konflikti i madh do ta shembte shtetin; në fushën e shtetit të rënë ishin të hynin gati Rusët a Mongolët- nuk ka rëndësi… Këta nuk kanë pikë gajleje se kush vjen për konfliktin, mjafton të hapet gropa për të fshehur ‘floririn’….
Ky ishte ‘grushti’.
(AFP.al)
frrok qypi
Frrok spiuni, spiun e sherrxhi (fuste njerez ne burg) ka qene ne kohen e komunizmit, spiun eshte sot e shkerdhate do ngelet edhe pas vdekjes!
Frrok Cupi ka bere nje shkrim brilant, qe, ata qe jane vertete njerez, e vleresojn dhe e falnderojn.Ata qe jane kundra ketij shkrimi kaq te mençem jane budallenj.Ka vene piken mbi i.Meriton respekt.
Ta paska futur me duket.
Kjo është e vërteta. Bravo ??
BRAVOOOOOOO FROK PER SHKRIMIN.PO KTHEHESH NE IDENTITET.
kjo eshte loja
Te lumte Z.Frrok.Faleminderit per cjerrjen e maskes dhe hipokrizise te ciftit hajdut-vrases Meta.
Bravo Frok, me mire vone se kurre. ?????
Pershendetje Z.Cupi.Me vjen mire qe je Kthyer ne Identitet.Po Lexoj Frok Cupin qe i dha Grushtin Adil Carcanit me TAO TAO.Nje Grusht te Forte Antishqiptareve qe duan vetem te ruajne Plackat e Vjedhura ,pa le te behet Cope Shqiperia.TOPIN ketyre Zagareve.FLM.Z.Cupi
Zoti Frrok vare vath ne vesh se: S’ma merr mendja se ka lind ai burre si shantazhon pershengritesin dhjaksin e Skraparit , hajdutin e floririt , vjedhsin me ze dhe figure , vrasesin e Dritan Priftit , ish burrin e Mona Cizmes mikun e Gruevskit me vile ne Beograd
Frrok Çupi ka qene gjithmone ne identitet dhe eshte nje nder gazetaret me te famshem te Shqiperise te pakten tash 5 DEKADA.
Pse ja kemi ndonjehere “inatin” eshte mire qe t’ia japim hakun.
Pershendetje Djali i Mirdites Heroike.
Frrokui zi kur shkeputet nga sali krimineli(si ideollogji se nuk e nxjer koken anti sali) atehere gjykon dhe shkruan te verteten.
Prandaj eshte mire edhe keta shpellaret(fatkeqesisht jane analfabet te gjithe) qe po mundohen te shkatrrojne Shqiperine si vazhde e ketyre 30 vjeteve,duhet te distancohen sa me pare nga dinastia borxha e incestit sali dhe meta monika…..
Asnje nuk perfiton nga shkatrrimi dhe vellavrasja pervec atyre qe ju shtyjne dhe vjelin frutat pas vrasjes qe i bejme njeri tjetrit…
Ky eshte realiteti.
Shkrim shume dinjitoz, si dita me baten me gazetaret e kazanit….pse, thjesht se gazetari thote 100% te verteten dhe ne cdo germe ndjehet pavaresia nga kriminelet qe i thone vetes opozite dhe qr kane nje ushtri me gazetare koti, qe vlojne kazanin .
Bukur Frrok. Po te lexojme me endje.
Te falenderojme ,Z.Frrok,kjo eshte e verteta e pa kundershtushme,keta i rren mendja se shqipetaret do viheshin ne rrjesht mbas tyre,po koha tregoje, se keta nuk mund te vene rrjesht,ushtaret,jo me shqipetaret,keta jane nje kompani e degraduar,e shpartalluar,,shume te varfer menderisht,qe nje pjese e tyre,bejne stervitje ne fitnese te ndryshme,masazhohen,mastrubohen dhe pederastohen me njeri tjetrin,dhe sa nga dalldia,sa nga idiotsia , ju duket vetja si Herkuli,qe keta plehra shpejt do te katandisen te dhjere,te urryer dhe te tjeret,do fshihen si mij halesh
Z. Frrok,
Te pergezoj per kurajon konstante qytetere dhe intelektuale, ne sherbim te se vertetes dhe te interesave te vendit. Shkrimet e tua i pres me padurim, pasi qasja juaj eshte krejt origjinale, e argumentuar dhe mbi te gjitha, i sherben te vertetes dhe stabilitetit te vendit. Si intelektual, te kerkoj te vijosh te kontribuosh per te drejten dhe te verteten, ashtu sikurse di ta besh ti! Te admiroj, sepse ti je vetvetja. Kriteri juaj per te verteten eshte sherbesa ndaj interesave te medha te vendit. Ka akoma njerez qe kane nevoje te iluminohen. Ti kete e di te besh me mire se kushdo tjeter qe del pernate neper ekrane, nderkohe qe publiku tashme i di permendesh se cfare do te thone.
My heartfelt regards and congratulations
SHYQYR QE ERDHI LLESHI NE QEVERI QE NDRYSHOJ CUPI,NEJSE NJE ANALIZE REALE
Dear Mr. Frrok,
Once again I’d like to thank you for your fantastic analysis. Please, don’t squeeze your brain thinking of who stands beyond my nickname. We have never met or talked before. I’ m one of those thousands and thousands who you have won the heart with your true-to life views and unique style of writing!
“Sado larg te kesh ecur ne rruge, ne drejtim te gabuar… kthehu”.
Kthim te mbare, Frrok.
Po cuditem qe kete here Frroku ( qe i permendej emri edhe ne lista) po thote te verteten cullak..
Frroku ka bere plagjiature..me shkrimin e Meros…megjithate..eshte ne te verteten e ngjarjeve…
Faleminderit Z. Cupi per analizen dhe kurajon ,guximin qytetar qe perballesh me monstren Meta. Ai eshte politikani me i rrezikshem ne Shqiperi. Me qetesi dhe dashuri i ka ecur deri me sot. Mjaft eshte mjaft, i ka ardhur fundi.
Gezohem qe erdhi kjo dite sot!!!
aille…
coup dont te thote goditie dhe jo grusht,e kjo simbas LAROUSSE jo simbas shijes sime.
https://www.larousse.fr/dictionnaires/francais/coup/19796
Sjam ketu zoti Frrok çupi me bo mesim dhenie ne frengjisht,ndaj do ishte teper korrekte nga ana juaj si shkrues
qe referencat ti keni nga burime te sigurta gjuhesore.
Ne frengjisht kur thuhet “je vais te donner un sale coup”
nuk don te thote do te jap nje grusht te qelbur apo te piset,por;
une do te jap nje goditie te piset dhe,po ta perkthejme ne sensin e duhur dont te thote:
nje goditie mbas shpine une do ta jap,pra mvaret nga vendi qe ze kjo fjale ne fraze por edhe nga toni apo nen kuptimi qe i jep
kjo fjale frazes etj…
COUP=GODITJIE ose qelluar.
Z.Frrok, te kam lexuar shume artikuj. Me disa kam qene dakort me disa jo e me disa pjeserisht. Por me kete artikull kuptova se do me shume Shqiperine. Bravo te madhe per ty, je shqiptar i madh.
AFTESITE PET TE SHKRUAR Z.CUPI I KA PATUR GJITHMONE, POR E VERTETA ESHTE QE NE SHKRIMET E FUNDIT KA THENE TE VERTETEN E SHUME NJEREZVE.
Ndoshta nuk e duron burgun dhe preferon te vrasi veten. Keshtu shpeton femijet dhe shpallet deshmor qe dha jeten per te shpetuar Shqiperine. Mendojeni edhe kete si nje varjand.
kur ju than gjykatesve largohuni nga detyra pa filluar vetingu,
nuk iken, nuk e besuan se do investigoheshin dhe than: ‘Nuk na denojne shoket tane.”
Por kur filloj Vetingu , dhe nga 100 gjyqtar e prokurore te kaluar ne veting deri tani – 80 ngelen si hajdute dhe kriminele,
Dhe bota pa vet me sy dhe degjoj me vesh se na gjykonin nje bande kriminelesh dhe hajdutesh te lidhur me politiken,
Gjykatesin vet u tremben .
Por u tremben dhe politikanet : dhe than ‘
“Kur vet gjykatesit (nen monitorimin e nderkombetarve) po denojne shoket e tyre Po neve kush na mbron qe kemi bere namin 30 vjet dhe nuk dim sa pasuri kemi bere dhe ku i kemi>
Prandaj o bura ta bllokojme reformen
Si ?
Te krijojme kriza te vazhdueshme dhe pa fund,
Te kerkojme ndryshimin e kushtetutes. etj etj
Te filloj urgjentishte gjyqi i ketyre qe jan larguar nga detyra . dhe tu sekuestrohet pasuria.
shokoni sa shtepi kan te gjith gjykatesit,?
Sa toka?
Sa lek ne banka ketu e jashte?
Sa lek dhurata?
Sa pasuri dhurata ? etj etj
Frroku eshte nje nga derrat e tranzicionit per te cilet ben fjale.I dale nga tryeza e Alise por qe kurre s mori nje post sic e donte megjithe piruetat qe manifestoi tere kete kohe.Ne djall te shkoje me te tjeret, me te gjithe ata qe lozen lojen e kalimit te bute te pushtetit, por qe vazhdon t u jap shqiptareve dhimbje dhe mynxyre, detyra e ngarkuar nga Mugosha dhe Popovici.Aferim!
Me duket se po kthehesh ne identitet.
Bravo z Cupi analize perfekte kta as duan tia dine per kombin dhe ai qe futi i pari corrupsionin e madhe jane picerishte Iliri me Cizmen kte e di gjithe populli
E ke qare zoti Frok. Me mire prishet. Te lumte.
Bravo! Me ne fund te paskan ardhur mendja
Zoti Frok Cupi, NJe urim te vecnte nga shqiptaret e Amerikes, tu befte pena shpat floriri.
Me fjalimin e djeshem ne Pogradec, vulosi bashkefajesin qe ka per pengimin e rrefprmes ne drejtesi, ashtu si Berisha, bashkeshortja e tij Monika Kryemadhi, dhe Lulezim Basha.
Per turpin e tij Ilir Meta, doli hapur, kunder perendimit, SHBA. BE. qe e kan mar ne dore rreformen ne drejtesi, nga e cila, kan frik i pari Meta e pas tij Berisha, MOnika, e Basha.
SHqiptaret sdo tja falin lajthitjet, per grushte shteti, se kan vujtur shum nga mendje si kjo e Metes.
Nje shkrim i llojit te ish gazetes me te mire shqiptare “Koha Jone”. Na nxore mallin e atyre koheve kur shkruaje drejt e realisht. Per disa kohe e kishe baltosur vehten. Arsyet ti i di vet me mire se sa ti themi ne. Ky shkrim te ngjit prap ne piedestal, por kujdes te ruash emrin qe mos te humbasesh si njeri pastaj. Mireseardhe se rishmi.