FOTO-LAJM: Ndërsa te parlamenti protestohet, Kadare shëtitje nga liqeni dhe rrethohet nga qytetarët

21 Mars 2019, 15:42Sociale TEMA
FOTO-LAJM: Ndërsa te parlamenti protestohet, Kadare shëtitje nga

Në një kohë që opozita proteston para godinës së seancave parlamentare, shkrimtari ynë i njohu Ismail Kadare duket se është pak i interesuar rreth asaj që ndodh aty.

I konsideruar si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, Kadare është fotografuar ditën e sotme në Parkun e Madh të Liqenit Artificial duke shëtitur në rrugicat dhe oazin e mrekullueshëm që ofron ky park.

Sikurse shihni edhe nga kjo foto e publikuar nga miku i tij Cerciz Loloci, Kadare për disa momente është ulur në stolat e vendosura nga Bashkia e Tiranës.

Kanë qenë jo pak vizitorë të Parkut të Liqenit që e kanë ndalur për të përshëndetur shkrimtarin e tyre të preferuar, i cili shumë shpejt do të ketë edhe një muze në kryeqytet.

2 komente në “FOTO-LAJM: Ndërsa te parlamenti protestohet, Kadare shëtitje nga liqeni dhe rrethohet nga qytetarët”

  1. Qytetari says:

    Nje pantomime plot kuptim. S’ka nevoje per fjale.

  2. Shqiperia Etnike says:

    Gezohemi qe e kemi njeriun tone.???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje