Këngëtari vetëvritet gabimisht në videoklip

22 Mars 2019, 18:27Lifestyle TEMA

Vetëm një javë pasi Justin Carter arriti të realizonte këngën e tij të fundit, 35-vjeçari u vetëvra gabimisht me një armë zjarri gjatë realizimit të një tjetër videoklipi në apartamentin e tij.

Gjatë dy muajve të fundit, Carter kishte postuar pesë video muzikore të prodhuara në mënyrë të pavarur në kanalin e tij në YouTube.

Artisti nga Texas sapo kishte nënshkruar edhe një kontratë me Triple Threat Management dhe së shpejti do të ndërmerte edhe tour-in e tij të parë në 10 shtete.

Pas vdekjes së Carter, menaxheri dhe miku i tij Jamie Scott Ruckman publikoi në faqen personale të këngëtarit një mesazh ku falenderonte të gjithë fansat për mbështetjen e tyre.

1 komente në “Këngëtari vetëvritet gabimisht në videoklip”

  1. Behari jam!! says:

    Ha ha ha !! Shih kur ta kopjoje Stresi….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje