VIDEO tronditëse: Makina përplaset me autobusin, 3 viktima

22 Mars 2019, 11:16Lifestyle TEMA

Ky është momenti tronditës kur një makinë përplaset me autobusin.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën 3 persona.

Në pamjet e filmuara në Ohajo, një makinë në lëvizje të shpejtë mund të shihet duke u përplasur me anën e autobusit, i cili rrotullohet në anën e tij.

Më pas shoferja e autobusit largohet nga ulësja e saj, duke i pyetur udhëtarët nëse janë mirë.

Gjithashtu, në video janë publikuar edhe pamje nga kënde të ndryshme brenda autobusit.

Siç raportohet, të tre njerëzit që ndodheshin brenda makinës vdiqën pas përplasjes.

Mya’Nie Nabors, 15 vjeç, u shpall i vdekur në vendngjarje dhe Kyren Wright, 18 vjeç, vdiq në një spital lokal.

Ndërsa shoferi Christopher Baker, 18 vjeç, fillimisht i mbijetoi përplasjes dhe u dërgua në një spital në gjendje kritike, por ai vdiq tri ditë më vonë. (TemA)

1 komente në “VIDEO tronditëse: Makina përplaset me autobusin, 3 viktima”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje