Intervista e plotë e Bashës për “Il fatto quotidiano”: Kemi mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, sondazhet e konfirmojnë që jemi fitues nëse zgjedhjet bëhen nesër

23 Mars 2019, 16:02Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike dhe lideri i opozitës, Lulëzim Basha dha një intervistë për gazetarin Giancarlo Padovan, në të përditshmen italiane “Il fatto quotidiano”.

Basha, tha se beteja e opozitës me qytetarët nuk është një betejë për pushtet, por që Shqipëria të mos jetë më parajsë për trafikun e drogës dhe pastrimit të parave.

Lideri i opozitës iu referua raporteve të 3 viteve të fundit, të Europol-it dhe Departamentit Amerikan të Shtetit ku thuhet se Shqipëria ka qenë prodhuesi dhe furnizuesi kryesor i marijuanës për vendet e Bashkimit Evropian, si dhe kryqëzimi kryesor për trafikun e kokainës dhe heroinës drejt Evropës Perëndimore.

Intervista e plotë e Bashës:

Zoti Basha, ju jeni kryetar i Partisë Demokratike dhe lider i opozitës, që prej më shumë se një muaji e gjysëm, po nxjerr në shesh në Tiranë, mijëra njerëz kundër qeverisë Rama. Deri më tani kanë qenë 5 protesta, e fundit të shtunën e kaluar, “njëra nga protestat më të mëdha të mbajtura ndonjëherë e sigurisht më e madhja në këto 6 javë” sipas jush. Pse edhe këtë herë policia përdori gazin lotsjellës?

Forcat e rendit e përdorën në mënyrë të rrezikshme dhe krejt të pajustifikueshme. Gazi lotsjellës u përdor qysh në fillim prej policisë dhe jo si alternativa e fundit e mundshme. Ekzistojnë pamje që tregojnë sesi gazi lotsjellës është përdorur në mënyrë të qëllimshme nga forcat policore për të dëmtuar protestuesit. Synimi është i qartë, nuk duan që njerëzit, veçanërisht gratë dhe familjarë me fëmijë, të marrin pjesë në protesta.

Nuk besoni se të rreshtoheni përkrah një partie si LSI, e cila për 4 vjet me radhë ka qenë në pushtet fiks me Edi Ramën, i heq disi besueshmërinë protestës tuaj?

Pozicioni ynë është i qartë. Çdo qytetar, organizatë a formacion politik, që ka si objektiv të vetin çlirimin e vendit nga droga dhe krimi i organizuar, është i mirëpritur të bëhet pjesë e frontit të bashkuar opozitar. Rama ka qenë ministër qysh më 1998-n, është lider i Partisë Socialiste prej 14 vitesh dhe shef i qeverisë prej 6 vitesh. Nën qeverisjen e tij, Shqipëria u shndërrua në një parajsë për trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave të pisëta.

Kush e thotë?

Në 3 vitet e fundit, sipas Europol-it dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria ka qenë prodhuesi dhe furnizuesi kryesor i marijuanës për vendet e Bashkimit Evropian, si dhe kryqëzimi kryesor për trafikun e kokainës dhe heroinës drejt Evropës Perëndimore. Paraja e nxjerrë nga trafiku është përdorur si në aktivitete ekonomike, ashtu edhe në politikë. Fitimet e trafikut të drogës u ricikluan për të kushtëzuar politikën si dhe për të blerë zgjedhjet e 2017-s.

Çfarë kërkoni ekzaktësisht?

Duam që politikanët e lidhur me krimin dhe narkotrafikun, si dhe ata që janë përfshirë në shitblerjen e votave, të vendosen përpara drejtësisë. Dhe kjo, sigurisht, që nuk mund të ndodhë sa kohë në krye të qeverisë të jetë Edi Rama, mbrojtësi dhe garanti kryesor i kësaj gjendjeje. Prandaj, kërkojmë dorëheqjen e tij.

Gjithsesi, Edi Rama, në një intervistë për “Fatto”-n ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka një revoltë të popullit, por revoltë të një opozite e cila, “u dërgua në shtëpi, pasi shkatërroi ekonominë dhe zhyti vendin në kënetën e pandëshkueshmërisë”.

Këto janë deklarata propagandistike, tipike të liderëve autokratë, të cilët mendojnë se po flasin në emër të popullit dhe që çdo kritikë e klasifikojnë si një tentativë për t’u kthyer prapa, në të shkuarën. Në fakt, kemi të bëjmë me një pakënaqësi e mjerim masiv, i cili po mishërohet jo vetëm në protesta e revolta masive, por edhe në një fluks masiv emigrimi. Vetëm gjatë viteve të kësaj qeverisjeje, thuajse 200 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil politik në njërin nga vendet anëtare të BE-së. Para ardhjes së Ramës në pushtet, ky numër ishte më pak se 50 mijë dhe fenomeni i azilkërkimit thuajse po zhdukej.

Nëse do të votohej nesër, cilat janë gjasat që partia juaj të fitonte?

Kjo e jona nuk është një betejë për pushtet. Po luftojmë që të ketë drejtësi dhe një qeveri për qytetarët. Në këtë betejë besojmë se kemi edhe mbështetjen e shumicës dhe sondazhet e konfirmojnë këtë.

15 komente në “Intervista e plotë e Bashës për “Il fatto quotidiano”: Kemi mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, sondazhet e konfirmojnë që jemi fitues nëse zgjedhjet bëhen nesër”

  1. MACOKU says:

    ore po ky qeka loqe nuk mer vesh ca behet ne dynja vetem Erjon velia mushtolli sa gjith njerzit qe mlodhi ky teveqeli per gjith grevat

    1. Neo-esadisti duhet futur 500 vjet ne burg says:

      Genjeshtra dhe balte! Njeri i pacipe. Lazaratin e beri ky maskara se bashku me Berishen. E mbronin me policet e tyre. Ndersa Edi Rama i dergojn ne burg dhe e eliminojn emrin e Lazaratit nga harta e zeza te rritjes dhe trafikimit te kanabisit. Keshtu beri edhe me te gjithe Shqiperine qe ishte mbushur me kanabis gjate pushtetit te tyre. Keta e kishin kthyer Shqiperine ne rrumpalle, me trafikim drogash, me rini te shkaterruar, pa pune, pa ndertime, me trafikim vajzash dhe femijesh. Shqioerine keta maskarenje embushen me xhami (600 xhami) dhe eliminuan shtetin. Cdo njeri vidhte ujin, elektricitetin, tokat e te tjereve dhe gangsteret e huliganet benin ligjin. Edi Rama vednosi rregullin, ligjin, eliminojn kanabisin, shkaterrojn bandat e Lazaratit, eliminoj trafikimin e femijeve dhe vajzave, eliminoj vjedhjen e ujit, elektikut, dhe po nderton Shqiperine. Shikoni numrin e cerdheve, kopshteve, shkollave dhe rrugeve qe po ndertohen. I ktheu Shqiperise dinjitetin dhe nderin me avione Air Albania, me aeroporte te reja, me hekurudha te reja. Tirana po mbushet me parqe, sheshe lojrash per femijet, parkime nentokesore, stadiume nderkombetare dinjitet udhetimi, turizem, mbeshtetje bujqesise dhe bizneseve, taksa me te ulta per 96% te shqiptareve, eliminojn turpine universiteteve dhe diplomave fallco. Shqiperia ka ndryshuar. Ky maskara duhet peshtyre nga shqiptaret ne cdo rruge qe ta shohin. Eshte nje vemje dhe nje kriminel i pa-shoq, dhe nje anti-shqiptar i terbuar. Rama nukm thote asnje fjale kunder kesajn monstre kur jep intervista edhe pse ky eshte vrasesi i kater shqiptareve ne Bulevard, eshte vjedhes i 200 milion eurove, eshte esadisti qe na krijojn historine e shtepise se verdhe te trafikimit te organeve, gjarper qe ka luftuar kunder UCK dhe kunder Kosoves. Ky meriton 500 vjet burg ore shqiptare. Edhe kur te vdese kockat e tij duhet te mbahen ne burg.

  2. Bavaria says:

    hahahahhaha cfare mashtruesi i pafytyre,po cfare shumice ke ti o i mbaruar njeri grotesk . ┌∩┐(◣_◢)┌∩┐

  3. 1 says:

    Ky ka shume humor dreqi ia ka kalu Portokallise…..

  4. Lulkari says:

    Ky eshte perfundimisht [email protected]

  5. Beni Bo says:

    O lulushi kolopushi ….futu ne zgjedhjet e qershorit dhe shikoje sa shumice popullore ke dhe pastaj futja gjumit i qete per kryeministr….Ty o lulush as per kryeplak nuk te votojne shqipetaret.kete e di mire ti dhe plaku mere…….

  6. Wow says:

    Flutoron fluturon gomari ….,,,, fluturon
    Fluturon fluturon Luli …….,,,,,,,: fluturon ra

  7. Monika says:

    Sontazh russ. …

  8. Daja says:

    Po kur ke fitu ndonjehere,ti,mor derdimen,po pyte njehere shefin tend,qe te na thote njehere te vetme,gjate karieres se tij,me vota jo te vjedhura ,qe ka fituar,po ti si politikan i madh dhe i shqyer,me fal,i shquar,politikan me formim europian,na thusj sa ndeshje direkt keni pas me Ramen dhe kur keni fitu,mos valle quan fitore ate tenden,qe i vodhet votat me dite me diell,ne sy te gjithe shqipetarve dhe opinionit nderkometar,pa na thene gje,qe ti demokrat i madh,megjithe ate partine e madhe te atit tennd politik,per aleancen me HYSNI MILLOSHIN,qe ju dha mbi 1500 vota,kesaj i thu fitore ti,prandaj dy jane arsyet qe ju dogjet mandatet,humbja e sigurte ne zgjedhje,perballe Rames,si dhe ngritja e strukturave te drejtesise dhe ballafaqimi i juaj ,me to,per krimet dhe vjedhjet e bera.Juve nuk ka doktor ne kete dynja,qe ju ben derman ma,prandaj sa nuk eshte vone,filloni i bini vetes mprapa,se nuk ke ni gja ne terezi

  9. Raul says:

    Te tha Edi po fitove nje bashki me shume ne qershor per 3 muaj shkojme ne zgjedhje te parakoheshme. Ta mban bytha provoje sa te vlen lekyra ty dhe Nafijes se leshitlikes, por kujdes po hyre ne zgjedhje me Krricin e Faros dhe Muli Geringun i ke te humbura pa hyre akoma aq urrejtje ka populli per ata 2 vagabonde politike

  10. Kuq e zi says:

    Ke nje mut,…
    Nqs Travaglio do i bente jehone ketij do ishte nje minus per te sepse ai veshtire se behet vegel e te tjereve
    Thjesht se pd sot jo qe nuk ngjall shprese meqe nuk u rinovua si pritej baca eshte akoma 1 dhe gjersa te jete ai pd do jete parti e komunistave dhe sigurimit

  11. Monitor says:

    Z.Lul! Pse genjen?
    Para ca ditesh sondazhi i bere nga Italinet lodhur me besueshmerin te vendoste ty me11%, kurse Rama 57%.
    Biles edhe berish qytetar dixhitali ishte me larte se ty me 30%.
    Mos ka asrdhur koha te hetosh pak vehten per autogenjeshter?

  12. maximus says:

    a o koqe kandari , nuk le hale ne evrope pa shkuar dhe nxirre shqiperine dhe shqiptaret, krimi ,kanabisi e 100 te zeza qe nxjerr nga ajo goja jote e qelbur, kush pyet per kanabis ne evrope o koqe, ata po e legalizojne, ketij i ka ngelur ora me duket,shumica e produkteve farmaceutike kane per baze kanabisin, ky trapi tone flet broçkulla, ka qene edhe ne hollande ky kalamai, si ka pare dyqanet e kanabisit qe shesin ne ç(do kohe. fati i marokeneve tani qe do furznizojne evropen me kanabis, do vije nje kohe qe te gjithe ata qe kane bere burg per shkak te kanabisit, do te demshperblehen ne te ardhmen e afert kur kanabisi te legalizohet plotesisht. njesoj si te gjithe ata qe bene burg ne kohen e enverit,

  13. Aleksander says:

    Po kush te jep voten ty o koqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje