Reforma në drejtësi ishte tema në të cilën u ndal në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija” Mustafa Nano. Sipas tij, ndërkombëtarët sa herë që duan të flasin mirë për Shqipërinë kujtojnë reformën në drejtësi.
Në fakt, sipas Nanos, reforma është duke ecur edhe pse ngadalë. Megjithatë ka një gjë që e komprometon atë. Kjo sipas moderatorit është debati politik që e ka shoqëruar qysh prej fillimit.
Nano u shpreh se është krijuar një përpjekje për të pretenduar se mazhoranca do ta kontrollojë atë për të shpartalluar pjesëtarët e opozitës.
Megjithatë për Nanon kërcënimet që bën mazhoranca me reformën në drejtësi ndaj opozitës janë mënyra më e mirë për ta diskretituar reformën.
Ai bën thirrje që anëtarët e mahzorancës t’i jepnin fund kësaj loje, pasi nëse SPAK dhe BKH do të veprojnë, edhe ata kanë arsye të mos e bëjnë gjumin e qetë.
Monologu i plotë i Nanos:
Ambasadorët, dhe të huaj të tjerë që merren me ne, sa herë që u duhet të flasin mirë për Shqipërinë, ndalen te reforma në drejtësi. Madje, edhe këto ditë, kur protestat e opozitës krijojnë përshtypjen se Shqipëria është në zgrip të ndonjë humnere, të huajt vijojnë të flasin për progresin që ka bërë Shqipëria dhe si ilustrim sjellin reformën në drejtësi.
Duket sikur duan të na mbushin mendjen se kjo reformë, qoftë edhe e vetme, ja kështu si është, një margaritar në mes të një kapice hedhurinash, do t’iu mjaftojë atyre për t’i dhënë OK-in kërkesës sonë për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.
Dhe nuk është çudi që të jetë kështu. Anëtarësimi në klube e struktura të tilla ndërkombëtare, lëre se çfarë thuhet, nuk ka lidhje me suksesin lokal. Përkundrazi, ka lidhje me frikëra, pasigurira, llogarira, konjuktura ndërkombëtare.
Ju kujtohet se kur u pranuam në NATO? Menjëherë pas shpërthimit të Gërdecit. Aq sa të bëhej të besoje se pa atë tragjedi të madhe të ngritur mbi një biznes korruptiv e mbi abuzimin e pastër me pushtetin politik, nuk do ta kishim atë “Miracle of Freedom”.
Reforma vetë, në fakt, është duke ecur. Ngadalë e me probleme, duhet thënë, por kjo ngadalësi e këto probleme nuk duket se e komprometojnë reformën në tërësi. Është diçka tjetër që e komprometon atë, dhe kjo diçka tjetër është debati politik që ka shoqëruar qysh prej fillimit këtë reformë.
Më saktë, është një përpjekje për të pretenduar një lloj patronazhi politik mbi reformën, me fjalë të tjera është ideja se kjo është një reformë e kërkuar nga mazhoranca, e bërë nga mazhoranca, me synimin strategjik për ta vënë sistemin e drejtësisë në duar të mazhorancës dhe me synimin imediat për të shpartalluar disa zullumqarë në opozitë.
Kjo ide ka zënë vend në kokën e njerëzve edhe për shkak të sabotimit që ka dashur opozita t’i bëjë gjatë gjithë kohës reformës, e të një frike që është manifestuar te Berisha & Co.
Por mbi të gjitha për shkak të lojës që ka bërë e po bën mazhoranca. Nuk ka ditë që të mos dalë dikush prej tyre e të thotë, duke iu drejtuar Berishës & Co: “Po vjen SPAK-u, po vjen, ja edhe pak, dhe qyqet ju pastaj ç’do hiqni!”
Tani, unë nuk e di se ç’do të bëjë SPAK-u, apo Byroja Kombëtare e hetimit. Por di një gjë tjetër ama, dhe këtë e di me siguri, di që këto kërcënime me shpatën e reformës që mazhoranca na e mban mbi kryet e kundërshtarëve të vet janë mënyra më e mirë për ta diskredituar e komprometuar këtë reformë.
Prandaj, njerëzit e mazhorancës, Edi Rama i pari, do bënin mirë t’i jepnin fund kësaj loje, me të cilën nuk është çudi të mbajnë veten me gajret. Sepse unë nuk besoj që SPAK-u e Byroja Kombëtare e Hetimit po krijohen veç për t’i treguar vendin ndonjërit në opozitë. Unë besoj që këto struktura do të veprojnë kundër të gjithë atyre që kanë abuzuar me pushtetin. E nëse është kështu, njerëzit e mazhorancës kanë arsye gjithashtu ta bëjnë gjumin të paqetë.
Dhe unë mendoj se të gjitha kërcënimet që ata bëjnë me armën e SPAK-ut e të BKH-së janë, më së pari, një mënyrë për t’i dhënë zemër vetes. Madje, as komprometimin e reformës nuk e kanë për synim. Komprometimi i reformës vjen si pasojë, s’ka gjë se dëmi është i madh, gjithsesi.
Plehra, ndyresira , te gjithe politikanet pa perjashtim.
Urojme sa me shpejt ti marre njehere e mire mallkimi i popullit. Vetem per pushtet luftojne hajdutet.
Pese grupe turistesh deri tani me kane anulluar ardhjen ne shqiperi
E ke gagim z. Nano.Reforma ne drejteesi eshte per gjithe njeloj si per poziten dhe opoziten si per te pasurin dhe te varferin..Kush ka ber zullum ta paguaj.Floriri ti kthehet shtetit .Reformen nuk e ka ber Rama por Amrerika me Europen,pra mist e Shqiperis,e do 90% e Popullit,e miratuar nga parlamenti.Jo nga Rama.Mustafai flet percart.
Kane kaluar 30 vjet dhe idiotet albaneze o cfare emri kane vashdojne besojne se Amerika do ju regulloje vendin.Ate qe priten nga turqia per 500 vjet, , do e marin nga amerika mbasi te kene kaluar dhe 500 vjet te tjera.. .
FITOREEEEEEEEEEE.Deri tani kan anulluar ardhjen ne Shqiperi 5 grupe turistike.Ktu qendron forca bindese e PD per realitetin shqiptar, per nje jete me te mire te popullit.perpare per fitore te reja.Ju pershendes Lulzim BBasha.Harrova te ju them fitoreve do I shkojme deri ne fund
Boll more M.Nano se na lodhe me keto analiza; e kam thene dhe here tjeter per analiste te tipi B.Andoni, A. Cipa etj. – as mish as peshk, kur deti eshte mbushur plote me karavidhe, perfshi dhe median e oligarkeve, qe ju paguajne ; jo reforma keshtu jo ashtu….
Eh more Mustafa Nano! Te ka ngelur ora te muri i SHQUP-it.Sa per dijeni ora e Saliut ka ngelur dhe nuk kujtohet njeri t’ ndrroje baterine, se jane te zanun me protestat e dhunsheme.Ti Nano,thua se Edi Rama kercenon dhe e je ne nje mendje me Bashen,Berishen Moniken Meten,se e ka kapur drejtesine.Por kjo nuk eshte aspak e vertete,se reforma ne drejtesi eshte plotesisht nen kujdesin e Amerikes dhe BE. Rama dhe mazhoranca jane ne mbeshtetje te inisiatives se ndekombetareve per kete reforme,por ama jo se e ka kapur ai.Kjo vjen nga inati qe kini ndaj kesaj qeverie dhe Edi Rames i cili po ecen me nje guxim te papare perpara duke shkelur mbi zjar e flake qe ka ndezur opozita kundra tij.Ti e shikon, por urrejtja t’a erreson mendjen dhe syt, qe nuk e shikon dot te verteten.
Ore Mero! Unë tu luta të mos I tregosh këta tipa si puna e këtij kokeshkuliri! Ti prape e votove si për inat. Sa për dijeni or Mero ky lloj analisti nuk e di çfarë do të thotë Vetting. Në ne SHBA i themi Background Check, thellesia e të cilit ndryshon nga pozita që punon në qeveri. Tani po dallas që prokurorët dhe gjykatësit Shqipëtarre kanë tallurënë mendër bythën me popullin. Nuk e di po a ka punuar ky rrote analisti në qeveria në perëndim që ta kuptojë çfarë është Vetingu apo Background Check. Nuk bëhet për pozitën apo opozitë or Rrotë! Bëhet që ata që janë ngarkuar të zbatojnë ligjet të jenë të pastër. Opozita or Gomari e kunderston këtë vetingu në së e ka në kesule. Kanë bere shume krime dhe vjedhje. Mos u merzit se do tu vije radhazi të gjitheve. Do doja të bëhej vetingu edhe këtyre analistëve se mos dalin agjentë Rusi apo Serb.
Pervec krimeve pa fund te Berishes edhe Rama me siguri duhet te cohet para drejtesise dhe te jape llogari per SHKATERRIMIN e shtetit ligjor dhe mbeshtetjen e KORRUPSIONIT ne vend!
Kaq mjafton qe Rama te kalbet perjete ne burg bashke me Berishen!