"Projekti" biologjik shfaqet sa here mungon projekti politik

21 Mars 2019, 09:15Blog TEMA

Nga Namir Lapardhaja

Para zgjedhjeve të 2013, PS, në atë kohë në opozitë, ndërtoi një narrativë mediatike ndaj Berishës me dy elementë: Gjyshi është plakur dhe nuk mund të vijojë pushtetin dhe Berisha i zhvillon të gjitha takimet me antiplumb dhe me masa të larta sigurie. Duke mos pasur asnjë projekt politik, PS-ja në atë kohë shpresonte tek “projekti” biologjik.

Pavarësisht se nuk kishte një projekt politik, PS i fitoi ato zgjedhje. Se si po shkon vendi pas 2013 jemi të gjithë dëshmitarë dhe po e shohim përditë.

Ndonëse rotacioni ndodhi, Doktori vijon të jetë shëndoshë e mirë nga shëndeti, edhe pse socialistët në atë kohë, për arsye politike, kërkonin një qenie biologjike me probleme shëndetësore.

E njëjta narrativë e varfër duket se po perseritet sërish me Edi Ramen, duke kërkuar një qenie biologjike domosdoshmërisht me probleme shëndetësore (mundësisht me infarkt etj.), kjo edhe në mungesë të alternativës politike.

Kjo situatë që përsëritet në mënyre të njëjtë dhe pa kurrfarë kreativiteti, tregon se sa e varfër është narrativa dhe alternativa publike në Shqipëri.

Edi Rama do t’i humbasë zgjedhjet e radhës, kurdo që të jenë ato, do t’i humbasë si pasojë e mungesës së alternativës politike. Sa per Ramen biologjik, urojmë që të shërohet e të vijoje jetën natyrale aq sa ia ka shkruar Perëndia.

5 komente në ““Projekti” biologjik shfaqet sa here mungon projekti politik”

  1. cubi.matjan says:

    Arsyetim adoleshenti, m.gj.ate gjen driten e botimit!!!

  2. Geri NYC says:

    Me ben pershtypje me shume si gazeta Tema publikon shkrime si ky se sa atuori qe ka bere kete shkrim idiot.

  3. Emigrant Itali says:

    Ky mund te jete shkrimi me medioker qe eshte botuar ne gazeten Tema ndonjehere. Cili eshte shpjegimi,e ke shok Mero? Neqoftese po bej nje nder shokut mos i publiko me shkrimet e tij,se e nxjerr qesharak.

    1. Flutura says:

      …medioker…deri diku edhe mund te pranohet, por ky eshte shkrim idioti te kompletuar.
      …Merua nuk ka faj, por tregon se sa idiote kemi neper media e portale. E boton per ta diskredituar

  4. Flutura says:

    …medioker…deri diku edhe mund te pranohet, por ky eshte shkrim idioti te kompletuar.
    …Merua nuk ka faj, por tregon se sa idiote kemi neper media e portale. E boton per ta diskredituar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje