Politikani psikopat!

20 Mars 2019, 10:19Blog TEMA

Monologu i kësaj të marte i Mustafa Nanos në “Provokacija” iu dedikua të gjithë atyre politikanëve të parritur, të kapur nga sindroma e Piter Panit siç i cilëson Nano, por që janë kthyer në problem kombëtar, pasi nuk duan ta lëshojnë nga duart politikën. Dhe në këto rrethana, sipas tij, ai është një i rritur psikopat. Por për kë e ka fjalën Mustafa Nano?

Nga Mustafa Nano

Ne të gjithë i kemi mbushur mendjen vetes se me të mbushur 18 vjeç, bëhemi automatikisht të rritur, dhe harrojmë se në këtë mes kemi të bëjmë me një konvencion.

Me fjalë të tjera, nuk është se domosdoshmërisht në këtë moshë bëhemi të rritur. Thjesht kemi rënë dakord të quhemi të rritur.

Kemi rënë dakord, sepse na duhet të përcaktojmë një moshë kur bëhemi burra/gra, në mënyrë që të zgjidhim ca probleme të natyrës praktike që kanë të bëjnë me pyetjet: Kur i duhet robit të martohet, të votojë për herë të parë, t’i njihet e drejta për të pirë një gotë alkool, për t’i dhënë makinës, e në përgjithësi për të marrë vendime të rëndësishme e për të mbajtur përgjegjësi për vendimet që merr?

Dhe në këtë funksion, mosha 18 vjeçare është përcaktuar si momenti i kalimit nga fëmija te i rrituri.

Por përsëris, nuk është se të gjithë janë të rritur në këtë moshë. Ka ca që rriten edhe përpara kësaj moshe, ka të tjerë që rriten shumë më vonë, e ka edhe ca të tjerë që nuk rriten kurrë.

Sa thashë më sipër, mund të jetë një gjë, me të cilën mund të biem dakord pa ndonjë problem, nisur nga përvoja. Por nga dje, këtë e thotë edhe shkenca.

Disa neuroshkencëtarë kanë provuar apo konfirmuar se truri i njeriut në moshën 18 vjeçare është në zhvillim e sipër, se në të njëzetat njeriu është ende në një proces pjekjeje mendore, dhe për rrjedhojë është lehtësisht i prekshëm edhe nga çrregullime të shëndetit mendor, nga frikëra, pasigurira, strese, ankthe, halluçinacione e gjendje të tjera më të rënduara psikotike.

E me këtë, prindërit duhet të nxjerrin mësimin se shpesh nuk ka pse të alarmohen kur shohin fëmijët e tyre në të njëzetat që janë ende fëmijë, që janë ende të dobët, të brishtë, të cënueshëm, të rrëzueshëm, që nuk dinë çfarë bëjnë e pse e bëjnë. Ata thjesht janë duke u pjekur.

Dhe vetëm në të tridhjetat, si rregull, truri i tyre mund të quhet tërësisht i zhvilluar.

Me këtë zbulim shkencor duhet të ndryshojnë edhe shumë gjëra, por mbi të gjitha duhet të ndryshojë qasja jonë.

Do duhet të fokusohemi jo te grupet e njerëzve, siç jemi mësuar të bëjmë, por te individët, sepse secili individ ka një rrugë të tijën pjekjeje mendore, sepse kalimi nga fëmija te burri/gruaja nuk bëhet tak-fak, por bëhet i nuancuar, është një tranzicion i tërë që zgjat me vite, e në ndonjë rast me dekada.

E në ndonjë rast tjetër akoma, ky tranzicion nuk ka të mbaruar. Pak të rritur kemi parë ne që sillen si fëmijë? Një ilustrim: E gjithë jeta politike në Shqipëri është e mbushur me të rritur të kapur nga sindroma e Peter Panit, dmth me të rritur që kanë mbetur fëmijë në atë Neverlandin e tyre.

Dhe jo thjesht fëmijë trazovaçë e të llastuar si Peter Pani, por fëmijë të këqij, rrugaçë, të rrezikshëm, të cilët janë kapur pas lodrës që kanë zbuluar në një moshë të caktuar, pas politikës pra, dhe nuk duan ta lëshojnë këtë lodër nga duart.

Dhe ju me siguri keni pyetur veten gjithë këto kohë: Si ka mundësi që sillen kështu? Hëm, në rastin më të pafajshëm, janë ende fëmijë. Nuk janë rritur. Dhe halli është se disa prej tyre nuk po japin shenja se mund të rriten. Do të vdesin pa u rritur.

Dhe një i rritur që vdes fëmijë është një problem. Në rrethana normale është një problem për pak vetë, vetëm për familjen apo miqtë e tij.

Por kur kapet pas lodrës, për të cilën unë fola, ai bëhet një problem për një komb të tërë. Lëre pastaj kur këtë lodër nuk e lëshon nga duart, jo sepse është fëmijë, por sepse është psikopat.

Një i rritur psikopat. Për kë e kam fjalën? E kam për atë që keni ju në mendje. Po, po, për atë e kam.

16 komente në “Politikani psikopat!”

  1. qytetar says:

    Dy jane alternativat Sali Berisha i pari dhe Edi Rama i dyti sipas nesh,sipas teje nuk e dime saktesisht,por me kete shkrim konfirmove qe je ne rrugen e fitimit te titullit doktorreshe e shkencave psikoaanlitike njelloj si teta Mona

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Jo or muçi jo nuk ma do mëndja që shqipëria ka problem me politikanët psikopatë…Shqipëria ka pasur dhe do të ketë psikopatë si kudo në të gjithë botën por problemi qëndron se në Shqipëri e shikon psikopatin gazetar kryeministër gjykatës etj etj fenomen ky që nuk ka lidhje me botën demokratike sepse elektorati e hedh në kosh te plehrave atë psikopatin që kur ai të kandidojë dhe jo ti japin poste. .e dinë shqiptarët shumë mirë or muçi ku i pikon çatia por nuk kanë se çbëjnë sepse aty në Shqipëri janë ndërthurur keq interesat dhe zullumi saqë ‘psikopati’ bën aleancë me hajdutin me mashtruesin me sharlatanin vetëm dhe vetëm që mos ti japi shansin popullit të vendosi…pastaj ne nuk kemi problem vetëm me këta ‘psikopatët’ tanë ..ne kemi agjenturat sërbo-greke që bëjnë garë ta mbushin politikën dhe median shqiptare me psikopatë që të kërcejnë vallet sërbo-greke. ..mos vallë edhe ti muçi je një ‘psikopat ‘i tillë? ?se edhe ti kërkon me tezat e tua tu mbushësh mëndjen shqiptarëve se Skënderbeu është sërb. . (që edhe sikur të ishte e vërtetë ty nuk te takonte të shprehesh aq keq. ..)
      Shiko te bësh punën tënde muçi lëri ato punë për historianin ,avokatin ,psikologun…u bëtë të gjithë si qoftëlargu enver. ..”ta thom unë” prandaj edhe gjërat nuk rregullohen në Shqipëri se të gjithë jeni të papërgjegjshëm për ato që bëni dhe ato që thoni dhe çdo gjë ngelet në letër..pastaj kjo fjala ‘psikopat’është me spec sepse psikopatin se kap as ligji pra bën çfarë bën dhe e hedh pa lagur. ..sa herë e kemi dëgjuar ramën ta akuzojë berishën për ‘psikopat’..’plak matuf’…dhe aq pavarësisht se ky ‘psikopati’ ka përgjegjësi për tradhti kombëtare gërdecin 21 janarin etj etj. .u lodhëm or muç me ju psikopatët u lodhëm por jo se nuk ju njohim thjesht jemi të pafuqishëm tju tregojmë vendin por mos harroni se nuk do të paguani faturën në fund. ..çdo gjë regjistrohet kur ta marri pushtetin’ ai’ që ju e keni shkruajtur në koqe atëherë psikopatët do marrin vendin që meritojnë…sikur dolën ca llafe për ty muçi sikur paguhesh nga greku apo “vari leshtë ” ‘thashetheme ‘ për këtë a shpjegohesh dot para shqiptarëve ?

    2. bureto says:

      E ka fjalën për Lulin. Gjithë performanca e tij politike, sidomos qysh nga viti 2013, e konfirmon plotësisht atë çka mëton të na përcjellë Muçi. Sjellje politike e një kalamani 45 vjeçar.

    3. i revoltuar says:

      Qe PSIKOPAT eshte Salia, kete s’ka ngelur kalama ne Shqiperi pa e ditur. Mjafton te shikosh fytyren idiote te Salies dhe grimacat nervore qe ben ne cdo cast dhe s’ka nevoje per t’u shpjeguar fare!
      Problemi ketu qendron qe ky psikopat Berisha nuk eshte i vetem!!!! Pas tij ka nje pjese te popullsise se ketij vendi (qofte kjo edhe pakice, psh 20%), te cilet jane arsyeja kryesore qe ky PSIKOPAT Berisha vazhdon dhe ekziston, vazhdon ushqehet dhe vazhdon luan me “lodren” politike ?
      PROBLEMI JENI JU, PERKRAHESIT E PSIKOPATIT BERISHA!!!

  2. Nostalgji says:

    Nje here ne nje spital psikiatrik ishin duke biseduar nje doktor dhe dy paciente te shtruar ne kete spital!Ne bisede e siper njeri nga keta bente muhabet me doktorin dhe pas disa minutash derdellisjeje nderhyn tjetri duke i sugjeruar:Doktor mos e ndegjo ate se eshte psikopat!E kuptoni per ke e kam fjalen ,per kete qe mendoni edhe Ju.Po po per kete enkas!

  3. Klea says:

    Mendja na shkon edhe tek ti Muc se je kthyer komplet psikopat. Kush ta ka mbushur mendjen ty se je ne gjendje qe mund te japesh leksione psikoanalitike dhe perfundime butaforike. Muc ben mire te kesh nje orjentim mundesisht neper gazeta dhe mos u hidh nga dega ne dege dhe te gjykosh te tjeret. Mos u ben si rakipi e bushati dhe ai shkullak qimja te neveritshem. Por dhe ti E ke treguar qe je i levizur si zhiva, zot mos qofte e vertet per ca ke thene dhe i varur nga kuleta.

    1. @ says:

      @Klea
      Sigurisht qe je shqetesuar sepse “te ka kruajtur miza nen kesule”, meqe Muci e ka lene pa emer Psikopatin. Nese ai, p.sh. do kishte emrin Lulzim Basha, ti do ta kishe ngritur ne qiell autorin e kesaj satire te shkurter, qe sidoqofte edhe keshtu me nenkuptim, per nje mendje te kthjellet eshte interesant por edhe i kendshem per tu lexuar si shkrim.

    2. Alba says:

      Bulur KleA. Muci ne fakt eshte vet psikopati per te cilen me vajti ne mendje dhe mua. Ndonese nuk eshte politikan eshte po aq psikopat se politikanet qe ai mendon se flet.

  4. Jo per gje... says:

    Shko more gomar meso se si te vishesh kur del ne televizor. Fshatar!

  5. dull says:

    taf tka dal boja

  6. mik says:

    Mustafa, ky popull nuk ka nevoje per konstatime ( keto i dime ) por kena nevoje per zgjidhje.

  7. aleko says:

    Duam zduam kejo eshte e vertetet.. A nuk shfaqen shumica e politikaneve tane si adoleshente cdo dite me diskutimet e tyre ne paralament, ku jo me zbehet fjale per pjekuri politike por as per ate te ashtuquajtur pjekuri qe sic thote Muci, eshte vendosur ta”” kurorezojme”” kur mbushim 18.. Analiza eshte korrekte sepse eshte e prekshme , dhe nuk kerkon ndonje psikoanalize te thelluar, kerkon thjesht nje meditim qe muci mund ta beje ..

  8. Njutoni says:

    Ky tip politiksi quhet shqiptarqiq.
    Esht Sala…

  9. Qyfyrxhiu says:

    Ti Mustafa sa e ke moshen sipas kesaj analize. Dhe pyetja e dyte kete analize e ben si psikolog, neurolog, gazetar. Duke mos qene asnje nga keta je storexhi.

  10. rexha 10 says:

    NE MOSHE 18 VJECE NE BEHEMI TE MEDHENJE PERBALLE LIGJIT .ME KUPTIMIN QE PERPARA KESAJ MOSHE NE TE GJITHA GABIMET QE BEJE KURE TE THERRASIN INSTITUCIONET PUBLIKE SHOQEROHEJ NGA BABAI, OSE MAMI.KURE E MBUSHE KETE MOSHE PERBALLESH VETE ME LIGJIN PA QENE PREZENTE ASE BABAI ,APO KUSHDO TJETER FAMILJAR. PORE TI MUSTAFA DUHET TE FLASESH EDHE PER ATA POLITIKANE QE E KANE KALUAR MOSHEN 65 VJECE SE SI KTHEHEN PRAPE NE FEMIJE ,PORE ME TEKA ME TE MEDHA. DUHE TE BEHEM KRYEMINISTER ,APO PRESIDENTE,NUKE E DUAM EDIN KRYEMINISTER,E DUA SHTEPINE KE PUSI QE LAhet VETE,APO E DUA VILEN ME 22BANJO,E DUA PISHINEN E VILES NE KATIN E TRETE , etj .E VETMJA GJE QE KERKON KURE JE FEMIJE ESHTE ,QE KURE LOZE FUTBOLLE ,PENALTINE TA GJUAJ I ZOTI I TOPIT.

  11. h says:

    Ky loqja mendon se gazetaruci kur eshte i deshperuar behet automatikisht psikoanalist.
    Merr ate rrogen qe te japin ti zesh vendin ndonje tjetri qe e meritön dhe mos u bej qesharak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje