Nga Ardit Rada
Presidenti i Republikës ka dalë sot me një deklaratë të skajshme teksa u shpreh se ishte gati të sakrifikonte jo vetëm mandatin, por edhe jetën e tij për të gjetur zgjidhjen e situatës politike. Referuar historisë së tranzicionit, ky qëndrim i pazakontë i Ilir Metës nuk është mbajtur as nga ‘pikat e tij e dobët’, Sali Berisha, në vitin 1997 teksa rizgjidhej president në mes të kryengritjes mbarëpopullore. Por pse kjo gatishmëri e Metës për t’u vetëflijuar në një fabul të prodhuar nga vetë partia e tij, pjesë e opozitës?
Me gjasë, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e Presidentit tashmë janë të qartë se dorëzimi i mandateve nuk ‘ndezi’ mjaftueshëm as jetën politike dhe as qytetarët. Me protesta çdo ditë e më të tkurrura dhe përballë ndërkombëtarëve që fjalën e fundit e kanë thënë të parën ndaj Bashës dhe Krymadhit, duket se Meta po përpiqet t’i japë një dorë kauzës së shpikur këtë pranverë.
Meta u shpreh sot se si President ka bërë gjithçka për të parandaluar krizën. Në fakt, kreu i shtetit nuk ka bërë “A”-në e rolit të tij duke mos thërritur një tryezë dialogu. Mbi të gjitha, ka qenë vetë Meta duke prodhuar ngërçe me qeverinë përmes mosdekretimit të ministrave, raste të paprecedenta këto për politikën shqiptare.
Qëndrimi i sotëm ngre edhe dyshime mbi rolin e Ilir Metës në zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Ai duhet të shprehet qartë nëse data e dekretuar prej tij është e ligjshme edhe pa opozitën, që me dëshirën e saj doli nga Kuvendi dhe betejën e radhës me gjasë ka bojkotin e vendoreve.
Sot, kreu i Shtetit hodhi edhe një ‘shashkë’ që në fakt nuk krijon as zhurmë dhe as tym. Duke e harmonizuar ‘sakrifikimin’ e tij me stabilitetin e nevojshëm, ai tha se nuk do të lejojë instalimin e një junte ushtarake. Me pak fjalë, Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura nuk ka komandë mbi ato pak ushtarë që ka Shqipëria, dhe frenimin e sheh duke u mbyllur në Presidencë me helmetë në kokë si Salvador Aljende.
Përveç një krahasimi të pagjetur historik, Presidenti i vendit tonë e ka të paqartë se ushtria jonë është pjesë e NATO-së. Dhe se Policia aderon në INTERPOL, PAMECA etj. Dhe perëndimorët që komandojnë këto aleanca, sado të kenë kritika ndaj të shoqes dhe Lulzim Bashës, nuk e kanë praktikë të instalojnë junta askund.
Ndaj nuk i duhet helmeta. Nëse ka dëshirë të vërë kundragazin e t’i qëllojë zyrës së tij më gurë, kjo është çështje tjetër.
Keta fare legenash te kamufluar si populiste nuk mund ta durojne humbjen.Kur te vije puna qe te akuzohet per korrupsion dhe vjedhje nga dosja qe I eshte pregatitur ne Amerike, sigurisht vetevrasje do beje.Hajd sa me shpejt qe te shpetojne njerezit nga nje manipulator dhe te behet shembull ky edhe Saliu!
Nuk thuhet dru zjarrit po “fry” zjarrit”
–
Po shpikni shqipen sipas standarteve EU , ju?
I thone dru, o dru! I hedh dru, dmtht a mbash ndezur! Shqiptar i lige qe nuk sheh dot pertej mendjes tende
Puna eshte qe ben llogjike kjo qe thote Meta pasi nuk mund te pranoje Rama te largohet nga qeveria duke lene Meten e lsi president. Ajo qe thote Meta eshte pergjigja e asaj qe ndoshta ka shprehur si shqetesim pozita dhe ps qe nqs rama largohet edhe Meta duhet te largohet dhe Meta me sa duket e beri te qarte qe ai eshte dakord te lere presidencen nese rama largohet si KM, dhe tjetra eshte paralajmerimi qe Meta leshon ndaj Rames ne rast se ai tenton te shkarkoje Meten duke lene te nenkuptohet qe ne nje rast te tille vendimi per shkarkim nuk do njihet nga Presidenti dhe e vetmja menyre per ta nxjerre nga Presidenca do jete nepermjet forces dhe ne rast se kjo ndodh ai solli ne kujtes veprimin e Salavador Allendes ne nje rast te ngjashem. Une keshtu e kuptoj ti shoku Ardit dhe besoj edhe ata qe duhet te merrnin mesazhin e Metes e kane marre te plote e te qarte, pastaj propagande 5 lekshe mund te beje kushdo per 5 klikime me shume
Mos jep jeten,jep floririn!
Opozita eshte faktorizu dhe po ec ne rrug te drejt. Ju mcifuni sa te doni mas gishtit po dhe e nderkomtarizoi pushtetin okult te Rames.
Presidenti e cdo njeri me dy men ne koke nuk i fry zjarrit te opozites po kerko njilloj si ajo kalimin e krizes. Gjith shqiptaret dun te zgjidhet kriza e te rritet perfaqsimi tyne. Jo perfaqsimi me Ramen qe knej thot gjith vemendja per ju knej 20 milion eu kilometri knej shem shpia e robt ne rruge.
Sdoni me pa qe veni osht ne krize shumplaneshe puna juj. Sa ma pak ta shifni aq me keq do ju mori para orteku kalimit krizes.
Ky eshte Tano karidi shqiptar.Me keto veprime dhe deklatata qe ben ky njeri asnjehere nuk ka qene politikan por llogaritar politike.Dhe nje budalla e kupton se cdo gje qe ben gruaja e tij eshte me bekimin e metes ndryshe nje burre shqiptar apo sic e mban veten ai malesor skrapari do tja mblidhte rripat gruas se u be gazi i botes po tallen njerzit dhe te huajt me veprimet e saj
Vete sakrifikou President njehere Ti se populli pastaj do te jete me i qete dhe problemet do i zgjidhin vete
Legen idiot, per bythen e ketyre krimineleve qe duhet te ishin ne burg Shqiperia vazhdon te jete gazi i botes.
Interpoli nuk ka per detyre te nderhyje ne problemet e brendeshme te shtetit kur nuk ka “ftese” ..! Shqiptare , turpi nuk ” pertypet me buke ” ..! Keta nuk jane politikane , bij te popullit qe punojne per te miren e tij , por “banda rrugacesh ” , qe vete e deklarojne nepermjet akuzave qe i bejne njeri tjetrit ..!
Te flasi me kete gjuhe nje president eshte lemeri edhe kush ,ai qe na meson ti zgjidhim gjerat me dashuri e urtesi e sor paska marre kallashin per te vrare VETEN Dicka te, vertex ai tha se ka dy vjet qe po ” lufton ” krizem ne fakt ka dy vjet qe e pergatiti kete katraure qe me shume se kushdo e nxit e shoqja me ate politike alla gruaekeqe po I ve flaken vendit Ti zoterie qe do te leshe presidencen per ne po qe I sinqerte e I zoti pse nukben zap gruan tende ne radhe te pare, pastaj te tjeret Tjetra mos u krahasoj me Alenden se nuk eshte as koha as vendi as kushtet kur ka ndodhur ngjarja Mos kopjo te tjeret beju me origjinal Meqe e paske menduar kete gje je qe je me Pogradec afer e ke liqenin e mbaron kjo pune ,kush e ben kete nuk ve tellallin
.
..
Tre MYTEBERE ne nje dere….si asnje here…..Njeri Trap ..tjetri Sakat…dhe me tutje Palloshi gjate….i PD-se…
Meta dhe opozita vete ja bene gropen vehtes, e tani moas te hiqen si viktima. Mendoj se nuk ka bisedime per te shkelur ligjin dhe kushtetuten, por vetem per ti zbatuar ato. Zoti (mender presidenti yne te cilin na e solli peshqesh ps) president nqs eshte merzitur nga jeta, duke vjedhur dhe vrare shqiptare te pafajshem, te mos vrasi vehten (po deshi le ta beje edhe kete) po te japi doreheqien, sepse ligji sigurisht do te veproje mbi te. Ai nuk ka pse aludon qe te japi doreheqien se bashku me ramen. Mendoj se jeta politike ne vend duhet te vazhdoje normalisht, pavaresisht disa hajduteve qe perpiqen per ta proshur ate, e te cilet duhen hedhur ne koshin e plehrave sa me shpejt.