Protesta para Kuvendit, jepet masa e sigurisë për 6 të ndaluarit, tre prej tyre mben në burg

24 Mars 2019, 14:38Politika TEMA

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre nga gjashtë të arrestuarit në protestën e fundit të opozitës të organizuar para Kuvendit të Shqipërisë, më 21 mars

Konkretisht në burg janë lënë Mariglen Doçi, Dorian Protoduari dhe Emiljan Mustafa. Tre të tjerët, Jurgen Gjikola, Bledar Dollia dhe Arbër Kola u lanë në “arrest shtëpie”.

Ata akuzohen për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Fill pas këtij vendimi ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho tha se mazhoranca ka për qëllim të trembë protestuesit.

Ndërsa Klevis Balliu e cilëson politik vendimin e marrë për protestuesit.

“Në këtë vend qeveria është e lidhur me krimin. Masa e arrestit me burg për protestuesit nuk është e drejtë”,- ka thënë ai.(TemA)

 

 

6 komente në “Protesta para Kuvendit, jepet masa e sigurisë për 6 të ndaluarit, tre prej tyre mben në burg”

  1. Kavajoti mumes says:

    Ai Kavajsi ka mor sapun me vete

    1. Leo says:

      Bravo rrasni ne burg kete qe protestojne dhe lini te lire e me imunitet ata qe vrasin e bejne trafik droge. He me ta lumsha ky po qe eshte shtet

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @ Policia
    .
    Këtij Ballgjonit
    dhe atij Nul Mokës
    i fusni ca tulla …
    politike, kokës .

    1. Edmond Spathija - Kij kujdes se do hysh ti brenda po theve ligjet says:

      Bravo! Rrasini brenda huliganet qe kane “guximin” te thyejne ligjin dhe sulmojne policine ne detyre. Sa per qeveri e lidhur me krimin, kur ta provoni me gjygj do tju besojme. Por me te lidhur se ju me krimin nuk e besoj se do te kete ne Shqiperi. Keni nje histori te pasur kriminale gjate 29 vjeteve te fundit. I dime te gjitha krimet tuaja sepse i kemi perjetuar. Nosh per grosh ore Edmond Spathija.

  3. Elidoni says:

    Te gjithe ne burg! Jane barbare te Sali shpellarit!

  4. ponti says:

    burg per protestuesit ne asnje menyre, ndryshe duhej te futeshin brenda 1000 veta.

    burg vetem per ata qe bejne krim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje