Sherr me Kryemadhin apo gafë fatale, Basha nuk e llogarit LSI si aleate në mediat italiane: Eshtë një “formacion politik” që na është bashkuar

24 Mars 2019, 13:05Politika TEMA

Eshtë folur për përplasje brenda gjirit të opozitës mes liderëve të saj Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, por që të arrihet deri aty sa të mos e konsiderojnë njëri tjetrin aleatë, kjo nuk ishte menduar.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha duket se nuk e sheh LSI, si një forcë aleate në frontin opozitar, duke lënë për të kuptuar se mes dy partive të mëdha në opozitë ka një “çarje” të thellë.

Këtë fakt, nuk e ka pranuar në një intervistë që kreu i PD e ka bërë për median italiane “Il fatto quotidiano”, duke u shprehur për LSI, si një “formacion politik”.

Pyetjes së gazetarëve italiane se “të rreshtoheni përkrah një partie si LSI, e cila për 4 vjet me radhë ka qenë në pushtet fiks me Edi Ramën, i heq disi besueshmërinë protestës tuaj”?, Basha i është përgjigjur:

“Pozicioni ynë është i qartë. Çdo qytetar, organizatë a formacion politik që ka si objektiv të vetin çlirimin e vendit nga droga dhe krimi i organizuar është i mirëpritur të bëhet pjesë e frontit të bashkuar opozitar.

Rama ka qenë ministër qysh më 1998-n, është lider i Partisë Socialiste prej 14 vitesh dhe shef i qeverisë prej 6 vitesh.

Nën qeverisjen e tij, Shqipëria u shndërrua në një parajsë për trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave të pista”.

Nën zë, në zyrat e LSI, një deklaratë e tillë e kreut të PD nuk është pritur mirë, sidomos për median ndërkombëtare.

Zyrtarë të LSI thonë se kjo parti është aleate e PD në luftën kundër Edi Ramës dhe jo një formacion politik që i është bashkuar PD.

9 komente në “Sherr me Kryemadhin apo gafë fatale, Basha nuk e llogarit LSI si aleate në mediat italiane: Eshtë një “formacion politik” që na është bashkuar”

  1. Whitesnake says:

    Tani u kujtua ky koqja per Kryemadhin dhe LSI – në?!
    U pa ne mitingun e 16 marsit qe e la si pras vrtem kryelopēn e kokelopes por shume vone prape!
    Tashme s’i shqitet ajo; sic beri me PS dhe me don ta beje me kedo qe ka interes per tepsi pushteti.

  2. Aleksander says:

    Si ka munsi qe gazeta, Il fatto quotidiano, qe drejtohet nga Marco Travaglio publicon kut intervist te rrem, kush ka pru korrupsionin e drogen ne Shqiperi eshte Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha e Lulash Basha, o Marco Travaglio vuoi che te lo spiego io cazzo, Tu che sei di scuola Indro Montanelli perché ti fai prendere in giro da coglioni come Basha, anni passano anche per Te ma non vuoldire che devi bere tutto quello che ti raccontano.

  3. Aleksander says:

    Si ka munsi qe gazeta, Il fatto quotidiano, qe drejtohet nga Marco Travaglio publicon kut intervist te rrem, kush ka pru korrupsionin e drogen ne Shqiperi eshte Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha e Lulash Basha, o Marco Travaglio vuoi che te lo spiego io cazzo, Tu che sei di scuola Indro Montanelli perché ti fai prendere in giro da coglioni come Basha, anni passano anche per Te, ma non vuoldire che devi bere tutto quello che ti raccontano.

    1. Sit back and relaks■●▪ says:

      a cuccia!

  4. Sit back and relaks■●▪ says:

    a cuccia!!

  5. Sit back and relaks■●▪ says:

    a cuccia!!!

  6. Kolona says:

    Populli ka një proverb. Lsi i është ngjitur PD si m…. I pas këpucës. Kush e pjerdh Moniken. Këto plehra janë e keqja e Shqipërisë.

  7. VLONJATI says:

    O SAL KA ARDHUR NE TIRANE SOKOL HAKLAJ SE ÇA PUNE KA NJE ZOT E DI ,APO KA ARDHUR TE TAKOJ TY

  8. Arber iliri says:

    Basha te rruhet se s’dihet cfare vendos FBI per perfshirjen e tij ne pastrimin e parave.O Lul vec se kur ta shohesh vedin ne aeroplan per ne USA, mos shko mo ne Hollande, apo s’jane hollandezet gati me u tregu amerikaneve zellin. hahahaha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje