Kryeministri i Spanjës uron Kongresin: PS garanci për reformat dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE

23 Mars 2019, 21:34Politika TEMA

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez Pérez-Castejón ka uruar Partinë Socialiste të Shqipërisë për Kongresin.

Urimin e ka publikuar në rrjetin social, facebook, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në mesazhin e tij, Pérez-Castejón deklaron se Partia Socialiste përfaqëson një garanci për implementimin e reformave të nevojshme që duhen për të bërë progres në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez Pérez-Castejón i uron Partisë Socialiste të Shqipërisë punime të mbara të Kongresit:

“ne duam një Parti Socialiste të fortë sepse ne e dimë se partia juaj përfaqëson një garanci për implementimin e reformave të nevojshme që duhen për të bërë progres në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, siç ka dëshmuar tashmë nën udhëheqjen e Kryeministrit Edi Rama”.

1 komente në “Kryeministri i Spanjës uron Kongresin: PS garanci për reformat dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE”

  1. ¿ says:

    Kryeministri Rama kundërshtoi botërisht murin Mexico & US. Ndaj Ambasadori Ri akoma s’ka arrdhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje