Kammerevert: Djegia e mandateve vendim i gabuar, e ardhmja e Shqipërisë në BE

23 Mars 2019, 21:05Politika TEMA

Pjesëtarja e Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, Petra Kammerevert ka dërguar një përshëndetje për mbajtjen e Kongresit të Partisë Socialiste në Tiranë duke theksuar gjithashtu se “vendi i Shqipërisë është pranë Bashkimit Evropian”

Sipas saj vendi ynë i ka përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE. Kammerevert përmes një video mesazhi e cilëson vendimin e djegies së mandateve nga ana e opozitës si një vendim të gabuar, duke shtuar se ky akt mund të ndikojë te negociatat e Shqipërisë.

Shqipëria po përballet me shumë sfida, por gjithashtu premton mundësi, duke marrë parasysh popullsinë e re pro evropiane, tregon qartë se e ardhmja e Shqipërisë është pranë Bashkimit Evropian.

Shqipëria ka treguar prej shumë vitesh seriozitetin për anëtarësimin në BE. Vendi juaj ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e institucioneve demokratike. Progres Raporti i Komisionit për Shqipërinë, i vitit 2018 siguron prova mbresëlënëse në këtë drejtim.

Për të arritur qëllimin tonë të përbashkët të aderimit në BE, është e rëndësishme që të thellohen reformat e ndërmarra si në Shqipëri dhe Bruksel.

Vendimi i opozitës për të braktisur mandatet parlamentare mund të ngadalësoje negociatat e pranimit, prandaj është e rëndësishme që të arrihet një dialog politik konstruktiv dhe ndërpartiak.

Parlamenti është vendi ku mosmarrëveshjet politike duhet të adresohen, të gjitha përpjekjet ato të Partisë Socialiste, opozitës dhe BE-së, duhet të synojnë parandalimin dhe përjashtimin, si dhe të kapërcejnë situatat e ndërlikuara politike.

Në këtë drejtim dua të theksoj se të gjitha forcat demokratike duhet të dënojnë përdorimin e dhunës dhe të gjejnë një terren të përbashkët midis grupimeve politike”, – theksoi ajo.

Kammerevert theksoi gjithashtu se Shqipëria është një anëtar i besueshëm dhe luan një rol pro-aktiv në rajon, duke u shprehur besimplotë se negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë do të hapen këtë qershor.

“Por edhe BE duhet të rrisë këtë përpjekje. Ndjej keqardhje që anëtarët e BE-së shtyjnë vendimin për kandidaturën e Shqipërisë pas zgjedhjeve europiane. Unë besoj se vendi do ta kishte këtë kandidaturë tashmë .

Shqipëria ka provuar se është një partner i besueshëm proaktiv dhe një partner konstruktiv në rajon. Ajo gjithashtu kontribuon në marrëdhëniet e mira të fqinjësore dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit.

Për këtë arsye, përfitimet e anëtarësuara të Shqipërisë në BE janë të qarta. Për ta përmbledhur, është e rëndësishme që në këto kohë të bëhen përpjekje që në një kohë të shkurtër të përafrohet legjislacioni me BE-në.

Kjo dot ë thotë gjithashtu se Partia Socialiste e Shqipërisë duhet edhe njëherë që të përpiqet të arrijë tek forcat e tjera demokratike në vend. Kam besim se negociatat për anëtarësim do të hapen përfundimisht këtë qershor dhe në një periudhë afatshkurtër Shqipëria do të bëhet pjesë e familjes europiane”, vijoi Kammerevert.

1 komente në “Kammerevert: Djegia e mandateve vendim i gabuar, e ardhmja e Shqipërisë në BE”

  1. ¿ says:

    Pas referendumit Britanik., Ballkani nuk ka dashuri për të panjohur nga BE. Na vjen turp t’ju themi që ” shiko punën tënde ”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje